سورة An-Nahl ( The Bees )

سورة An-Nahl ( The Bees ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 128

Erdh ajo që e ka caktuar All-llahu, prandaj mos e ngutni! Qoftë lavdëruar Ai dhe qoftë shumë lart mbi ata të cilët ia konsiderojnë të barabartë!
E ka krijuar njeriunnn prej nëj pikë fare, e ai menjëherë bëhet kundërshtar flagrant.
Ai i krijon edhe kafshët. Ju me ato mbroheni nga të ftohtit, e keni edhe dobi të tjera, sepse prej tyre edhe ushqeheni.
Është punë e All-llahut t’u tregojë rrugën e drejtë, por ka edhe të shtrembëta; po të kishte dashur Ai, të gjithëve do t’u kishte udhëzuar.
Po a është pra njëlloj ai i cili krijon sikur ai që nuk krijon?! A nuk mblidhni mendjen!
Në qoftë se ju numroni dhuntitë e All-llahut, nuk do t’ia dilni dot në fund. All-llahu, pa dyshim fal dhe është shumë i mëshirshëm.
Në mënyrë që ditën e gjykimit të bartin tërë barrën e vet, por edhe një pjesë të barrës së atyre të cilët i kanë mashtruar me pa dije. Është e tmerrshme ajo që do ta bartin ata.
Prandaj, hyni në dyert e xhehennemit, aty do të mbeteni për sa të jetë jeta! O sa vendbanim i tmerrshëm do të jetë për mendjemëdhenjtë!
Ndërsa atyre që i drojnë All-llahut, do t’u thuhet: “Çka ka shpallur Zoti i juaj?” – “Mirë”! përgjigjen. Ata që bëjnë vepra të mira në këtë botë, do të kenë shpërblime të mira, por ajo botë është, me siguri, edhe më e mirë. Sa vendbanim i bukur do të jetë për ata që i janë frikësuar All-llahut.
Dhe dënimi i ka goditur për veprat e këqia që kanë bërë, dhe nga të gjitha anët i përfshiu ajo me të cilën talleshin.
Politeistët thonë: “Po të kishte dashur All-llahu, as ne as të parët tanë, nuk do t’i faleshim askujt, përveç Atij dhe pa atë (vullnetin e tij) asgjë nuk do të konsideronim të ndaluar”. Ashtu kanë vepruar ata para tyre. Po mos kanë qenë profetët të detyruar për tjetër send, përveç të njoftojnë haptazi?
Ne me siguri i kemi dërguar çdo populli një profet: “Faljuni All-llahut dhe shmangiuni idhujve”! Ndër ata ka pasur edhe të atillë të cilëve All-llahu u ka treguar rrugën e drejtë, por edhe të atillë, të cilët i ka mbuluar mashtrimi; prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si e kanë pasuar gënjeshtarët.
Kushedi sa të dëshirosh që ata të jenë në rrugë të drejtë, All-llahu nuk e drejton në rrugë të drejtë atë që e ka lënë të humbur, për ata nuk ka ndihmëtarë.
Për t’ua sqaruar atë rreth çkahit janë përçarë dhe për t’i mësuar (drejtuar) ata që kanë mohuar se me të vërtetë janë, gënjeshtarë.
Ata të cilët emigrojnë për hirë të All-llahut, pasi që u janë bërë padrejtësi, Ne do t’i vendosim, qysh në këtë botë, në vende të mira; por shpërblimi në botën tjetër është edhe më i madh, sikur vetëm ta dinin!
Ose se nuk do t’i rrëmbejë në luhatshmërinë e tyre – se ata nuk janë mrekullibërës;
Apo se nuk do t’i përfshijë me tmerr? Ndrëkaq Zoti juaj është, njëmend, i butë dhe i mëshirshëm.
E tij është gjithçka është në qiej dhe në tokë dhe feja e tij është e qëndrueshme. A t’i frikësoheni tjetërkujt përveç All-llahut?
Atyre që nuk dinë asgjë u japin një pjesë nga ajo që ua japim Ne. Pasha All-llahun, do të merreni në pyetje për atë që po trilloni gënjeshtra gjithmonë.
All-llahut i përshkruajnë vajza – qoftë lavdëruar! – kurse vetes atë çka dëshirojnë vetë.
Ata i përshkruajnë All-llahut atë ndaj të cilës vetë ndiejnë neveri dhe gjuhët e tyre flasin gënjeshtra, (thonë) atyre u takon mirësia; mirëpo ata padyshim i pret zjarri, ata do të futen të parët në të.
All-llahu u ka krijuar, e pastaj ua merr shpirtin; Ka nga ju, të cilët përjetojnë pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dinë asgjë nga ajo që kanë ditur. All-llahu është, vërtetë, i gjithëdijshëm dhe i gjithëfuqishëm.
All-llahu u sjell si shembull dy burra nga të cilët njëri është shurdhëmemec, i cili nuk ka asgjë dhe është barrë e zotëriut të tij – kudo që e dërgon ai nuk i sjell kurrfarë dobie. A është ai i barabartë me atë i cili kërkon të veprohet drejtë, por që edhe vetë është në rrugë të drejtë?
All-llahu juve u ka mundësuar të keni shtëpitë tuaja ku banoni dhe u bën të mundshëm që nga lëkura e kafshëve të keni shtëpia, të cilat i bartni lehtë kur merrni rrugë dhe kur bëni natë (buni), kurse prej leshit e fijeve të tyre (bëni) gëzofe, shtrojë dhe gjëra të dobishme, derisa të shpenzohen.
Kurse ata të cilët Atij i kanë konsideruar shok të barabartë (politeistët) kur t’i shohin shokët (hyjnitë) e veta, thonë: “Zoti ynë, këto janë hyjnitë tona; u jemi falur atyre e jo Ty” – hyjnitë do t’ua kthejnë me ironi: “Ju me të vërtetë jeni gënjeshtarë!”
Ata, të cilët, nuk kanë besuar dhe kanë kontribuar t’i shmangin të tjerët nga rruga e All-llahut, Ne do t’ua shtojmë dënimin përmbi dënim për shkak se bëjnë çrregullime.
Dhe mos i përdorni betimet tuaja për t’u mbrojtur ndër veti, e t’u rrëshqas këmba pas përqëndrimit të fortë, e të shijoni rrezikun për shkak se keni larguar (të tjerë) nga rruga e All-llahut; e të fitoni vuajtje të madhe.
Ajo që keni ju – është kalimtare, e ajo që është e All-llahut është e përhershme. Ata që kanë duruar Ne me siguri do t’i shpërblejmë me shpërblime shumë më të mira se sa që kanë punuar.
Thuaj: “Atë e shpalli me të vërtetë shpirti i shenjtë nga Zoti yt, për t’i forcuar edhe më tepër ata që kanë besuar, si edhe të ejtë udhërrëfyes e sihariq për të gjithë muslimanët”.
Ata të cilët nuk besojnë në argumentet e All-llahut, All-llahu nuk do t’i drejtojë në rrugë të drejtë; ata i pret vuajtje e padurueshme.
Atë i cili mohon All-llahun, pasi që i ka besuar – vetëm nëse është i shtrënguar të bëjë gjë të tillë, por që zemra e tij është e bindur në besim – si edhe atë që ia ka hapur zemrën mosbesimit, e pret hidhërimi i All-llahut dhe ata kanë dënim shumë të madh,
Pastaj Zoti yt, atyre të cilët u shpërngulën, pasi që kanë qenë të maltretuar, e mandej luftojnë dhe çdo gjë me durim e përballojnë – Zoti yt, pas tërë asaj, do t’i falë dhe do të jetë shumë i mëshirshëm.
Ditën kur secili njeri do të kujdeset vetëm për vete, dhe në të cilën ditë secilit njeri do t’i jepet shpërblimi për çka ka punuar, dhe nuk do t’u bëhet padrejtësi!
Ai juve iu ka ndaluar coftinat, gjakun, mishin e derrit, por edhe atë që është prerë, jo në emër të All-llahut, (por të ndonjë zoti tjetër). Por, atij i cili është i detyruar, jo nga dëshira por vetëm sa ta shuajë urinë – ani, All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm.
Dhe ne i kemi dhënë të mira në këtë botë, kurse ai edhe në botën tjetër, pa dyshim, do të jetë ndër të mirët.
Nëse duani të merrni hak, atëherë bëne atë vetëm aq sa u është bërë juve; po nëse duroni, kjo është me të vërtetë më mirë për durimtarët.
Jij i durueshëm! Por, i durueshëm do të jesh vetëm me ndihmë të All-llahut. Dhe mos të vijë keq për ata, as mos të vijë rëndë nga kurthat e tyre,
All-llahu është me të vërtetë në anën e atyre të cilët frikësohen dhe largohen prej mëkateve, dhe në anën e atyre që bëjnë vepra të mira, janë bëmirës.
مشاركة الموضوع