سورة Yusuf (Joseph )

سورة Yusuf (Joseph ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 111

Kur ata thanë: “Jusufi dhe vëllau i tij janë më të dashur për babën tonë se sa ne, kurse ne jemi grup i fortë. Babai ynë, me të vërtetë, po gabon haptazi.
“Si bëhet ta hajë ujku, shih ne se çfarë grupi jemi?! – i thanë ata, ne atëherë më mirë mos qofshim!
Dhe ia sollën këmishën e tij me gjak të rrejshëm. “Jo, - tha ai, - në këtë punë u kanë shtyrë epshet tuaja. Unë kam durim të mirë. Prej All-llahut kërkohet ndihmë ndaj asaj si po e përshkruani”.
Dhe erdh një karavan, dhe e dërguan ujëbartësin e tyre dhe e lëshoi kovën e vet. “Sihariq”, bërtiti ai, “ky është një djalosh!” dhe ata e fshehën në rrobat e tyre, por All-llahu e dinte mirë se çka bënin.
Ajo e pat dëshiruar atë, edhe ai atë sikur të mos e kishte parë argumentin e Zotit të vet. Ashtu u bë që nga ai të largojmë të keqen dhe amoralitetin, sepse ai me të vërtetë është nga robërit tanë të sinqertë.
Dhe ata të dy vrapuan kah dera, prandaj ajo ia grisi këmishën nga shpina – dhe afër derës e hasi burrin e vet: “Çfarë dënimi meriton ai i cili dëshiron t’i bëjë keq familjes tënde”, - tha ajo, - “në mos burgosje a dënim të dhembshëm”?
Ai tha: “Ajo provoi të më hedhë në mëkat”. Një dëshmitar nga të afërmit e saj shtoi: “Nëse këmisha e tij, është e shkyer prej anës së parme atëherë ajo flet të vërtetën, kurse ai të pavërtetën,
Po në qoftë se këmisha e tij është e shkyer nga prapa, atëherë ajo gënjen kurse ai është i drejtë”.
Dhe kur ai e pa se këmisha e tij është e shkyer nga prapa ai tha: “Kjo është një dredhi e jotja, dredhia jote është me të vërtetë e madhe!”
“Ti, o Jusuf, lërë këtë, kurse ti, i tha asaj, kërko falje për mëkatin tënd se me të vërtetë ti ke qenë gabimtare!
Edhe gratë e qytetit filluan të flasin: “Gruaja e atij funksionarit (Azizit) ka dashur ta mashtrojë atë djaloshin shërbëtor, është dashuruar marrëzisht! Ne mendojmë se ajo është në humbje flagrante”.
O shokët e mi të burgut! Njëri prej jush do t’i japë të pijë verë zotëriut të vet, kurse tjetri do të jetë i gozhduar dhe shpendët do të hanë nga koka e tij. Tani është e qartë çështja për të cilën ju të dy kërkuat interpretim”.
Dhe atij nga ata të dy, për të cilin mendonte se do të shpëtojë, i tha, lajmëroje zotëriun tënd për mua. Mirëpo djalli ia mori mendjen dhe ky harroi ta përmend tek zotëriu i vet dhe ai (Jusufi) mbeti në burg disa vjet.
dhe atëherë, pas aq vjetësh, njëri që shpëtoi nga ata dy, u kujtua dhe tha: “Unë do t’u komentoj ëndrrën, vetëm se të më lejoni të shkoj (te Jusufi)”.
“Më bën, - tha, - përgjegjës të depove në vend, unë jam me të vërtetë roje e stërvitur”.
Kurse shpërblimi i botës tjetër është më i mirë për ata që kanë besuar dhe ruhen e frikësohen.
“Do të bëjmë çmos, - thanë ata, - që ta largojmë disi nga babai i tij dhe do ta bëjmë këtë”,
Dhe kur i hapën barrët e veta i gjetën sendet e tyre që u ishin kthyer, thanë: “O baba i ynë ç’të bëjmë? Ja, këto janë rrobet tona, na janë kthyer prapa. Edhe me ushqim do të furnizojmë familjen tonë edhe vëllaun tonë do ta ruajmë, aq më mirë do të shtojmë më tepër një barrë deveje ushqim, ajo është krejt lehtë”.
“Unë, - tha, - nuk do ta dërgoj me ju deri sa të më jepni besën e All-llahut seriozisht se me të vërtetë do të ma sillni prapë, gjithsesi nëse nuk pësoni ndonjë të papritur. “dhe pasi që ata iu besatuan, tha: “All-llahu është dorëzanë për këtë çka themi!”
Dhe pasi që i furnizoi me ushqim të nevojshëm, në barrën e vëllaut të vet futi një gotë e pastaj një lajmëtar filloi të bërtiste: “O karavan, ju, njëmend, paskëshit vjedhur!”
Thanë, “Kemi humbur gotën e mbretit, dhe kush e sjell atë do të fitojë një barrë deveje me ushqim. Për këtë unë garantoj”.
Dhe ua filloi thasëve të tyre, së pari thesin e vëllaut të vet dhe e nxori gotën nga thesii vëllaut të vet. Kështu ne e mësuam Jusufin të veprojë. Ai sipas ligjit të mbretit të vet nuk mund ta ndalte vëllaun e vet, përveç me dëshirë të All-llahut. Ne lartësojmë atë që duam dhe mbi çdo dijetar ka edhe një dijetar (më të dijshëm).
“Nëse ka vjedhur, thanë ata, po edhe vëllau i tij, më heret, pat vjedhur!” Mirëpo Jusufi edhe këtë e fshehu, nuk e hetuan”. Ju, - u tha, - jeni në pozitë më të keqe, dhe All-llahu e di mirë atë çka e shfaqni dhe përshkruani ju”.
“Jo, - tha (Jakubi), - po juve në këtë vepër u ka shty epshi, andaj durim të mirë! Ndoshta All-llahu të gjitha do të m’i kthejë. Me të vërtetë Ai është shumë i dijshëm, i urtë!”
“A ti je, njëmend, Jusufi?” – thirrën ata. “Unë jam Jusufi, - tha, - dhe ky është vëllau im! Neve na ka mëshiruar All-llahu. Kush i frikësohet All-llahut dhe duron, pa dyshim, All-llahu nuk lejon të humbë shpërblimi i bëmirësave”.
“Për All-llahun! – thanë ata, - All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne me të vërtetë kemi gabuar”.
Çojeni këtë këmishë timen dhe vënia babës tim në fytyrë, atij do t’i vijnë sytë (i kthehet të pamurit), dhe ma sillni tërë familjen tuaj!”
dhe kur karavani u largua (nga Egjipti), babai i tyre tha, “Unë, njëmend, po ndiej erën e Jusufit, në mos më konsiderofshi tëmatufosur ose të rralluar (nga pleqëria).”
“Për All-llahun! – thanë ata, - ti je njëmend në humbjen e vjetër”
“O baba i ynë, - thanë ata, - lutu të na falen mëkatet tona, ne, me të vërtetë, jemi mëkatarë”.
Dhe ai i vendosi prindërit e vet në rezidencë dhe ata të gjithë iu përulën (bënë sexhde) dhe ai tha: “O baba im, ky është komentimi i ëndrrës time të dikurshme, që Zoti im e bëri realitet dhe me plot bamirësi kur më nxorri nga burgu dhe juve u ka sjellë këtu nga shkretëtira, pasi që djalli pat kurdisur kurtha ndërmjet meje dhe vëllezërve të mi; Zoti im është, me të vërtetë, mirëbërës ndaj atij që do, Ai me siguri është i dijshëm, i urtë!”
مشاركة الموضوع