سورة Hud

سورة Hud - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 123

Alif Lam Ra. Libri, ajetet e të cilat janë plotë urtësi e pastaj janë shkoqitur, është nga i urti nga i informuari,
Që të mos adhuroni tjetër, përveç All-llahut – unë jam dërguar nga ana e Tij qortues dhe përgëzues;
Dhe që të kërkoni falje nga Zoti juaj dhe të pendoheni, edhe Ai do t’ju mundësojë të jetoni të lumtur deri në momentin e caktuar dhe secilit të merituar i jepet mirësia e merituar. Po nëse ia ktheni shpinën, ani, unë me të vërtetë i frikësohem dënimit tuaj në ditën e madhe.
Po nëse i mundësojmë të shijojë dhuntitë pas dënimit që e ka gjetur, ai me siguri do të thotë: “Më janë larguar të këqiat”! Ai pa dyshim është entuziazmuar dhe i stërkrenuar.
Ti ndoshta do të kishe lënë anash diçka nga ajo që të shpallet, dhe ta shtrëngon krahërorin, për të mos thënë ata “Pse nuk i është dërguar ndonjë pasuri ose të kishte ardhur me të ndonjë engjull”. Ti vetëm tërheq vërejtjen, kurse All-llahu për të gjitha gjërat përkujdeset.
Ose po thonë, “Ai po trillon!” Thuaj: “po formuloni ju dhjetë kaptina të ngjashme me të (Kur’anin), të trilluara, dhe thirrni në ndihmë cilin të doni, në vend të All-llahut, nëse e flisni të vërtetën!”
Që të mos adhuroni tjetër përveç All-llahut;, unë, njëmend, kam frik për dënimin kundër jush në ditën e padurueshme!”
O populli im! Kush do të më mbronte nga All-llahu sikur edhe ata t’i kisha përzënë? A nuk kujtoheni pak?
“O Nuh, - i thanë ata, - ti ke polemizuar me ne dhe ke diskutuar gjatë. Hajde, nëse flet të vërtetën, le të na godas ajo me çka po na kërcënohesh?”
Dhe Nuhit i qe shpallur: “Askush tjetër nga populli yt nuk do të besojë, përveç atyre që janë besimtarë, prandaj mos u pikëllo për atë çka bëjnë ata!
Dhe kur u shpall urdhëri ynë dhe vërshoi uji nga sipërfaqja e tokës, Ne i thamë: “Ngarko në anije nga një çift të secilit lloj edhe familjen tënde – përveç atyre për të cilët është bërë fjalë – edhe besimtarët!” Po pak ka pasur me të, të cilët besuan.
Përveç atij; Të gjithë ju, pra, ngriheni (bëni kurtha) kundër meje dhe hiq mos pritni!
Kurse ata të cilët kanë bërë mizori i përfshiu ushtima dhe u gjetën të vdekur, kufoma, në shtëpiat e veta,
Dhe kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah mishi, ai e kuptoi se nuk janë musafirë të zakonshëm dhe e kaploi njëfarë frike prej tyre. “Ti mos u frikëso, - i thanë ata, ne jemi dërguar te populli i Lutit”,
“Qyqja unë!, tha, a kaq e vjetër të bëj fëmijë, madje edhe me këtë burrin tim plak! Kjo me të vërtetë është diçka e çuditshme!”
A po çuditesh nga puna e All-llahut? I thanë ata – mëshira e All-llahut dhe bekimet e tij janë me ju, familje e profetit. Ai është i denjë për falënderim dhe lartësim”.
“Ti e ke ditur, - i thanë ata, - se ne nuk kemi asnjëfarë të drejte në vajzat tua, dhe ti e di, me siguri, se çka dëshirojmë”.
“Eh! Sikur të kisha pasur forcë për ju, - tha ai, - ose të kisha mbështetje në ndonjë krah të fortë!”
Dhe kur erdhi urdhëri ynë, Ne i përmbysëm të gjitha, ajo që kishte qenë lartë ra poshtë, dhe mbi ta lëshuam guraleca sikur copa të argjilit, që reshën pa ia nda.
“O Shuajb, - i thanë, - kjo e falmja jote atë urdhëron që t’i lëmë ata që i kanë adhuruar baballarët tanë ose të mos veprojmë me pasuritë tona shtu siç dëshirojmë vetë? Ti njëmend qenke i butë dhe i udhëzuar!”
O populli im! Mospajtimi juaj me mua, kurrsesi le të mos ju shpjer atje ku do të iu godisë ajo që e goditi popullin e Nuhit, ose të Hudit, ose popullin e Salihut. Por edhe populli i Lutit nuk është fort larg jush.
dhe kërkoni falje nga Zoti juaj e pastaj shprehni pendim Atij! Zoti im, me të vërtetë, është mëshirëplotë dhe plot dashuri”.
Ata i thanë, “O Shuajb, shumë sende çka thua ti neve nuk na i merr mendja dhe ne e shohim se ti je njëmend i dobët në mesin tonë; sikur të mos ishte familja jote ne do të kishim mbytur me gurë, ti nuk ke kurrfar force për ne”.
Do t’i prijë në ditën e Kijametit popullit të vet dhe ta shpjerë në zjarr, po vend i tmerrshëm është ai ku do të shpien!
Në këtë ka, pa dyshim, argumente për atë që i frikësohet dënimit në botën tjetër; e ajo është ditë kur të gjithë njerëzit do të tubohen dhe ajo është ditë e dëshmuar.
Prandaj mos jij në dyshim për atë çka po adhurojnë këta. Këta nuk adhurojnë tjetër përveçse çka adhuronin baballarët e tyre edhe më parë. Dhe me siguri atë çka kanë merituar do t’ua japim, hiq pa ua munguar.
Ti vazhdo rrugës së drejtë siç je urdhëruar, dhe ashtu kush pendohet le të veprojnë me ty, dhe mos jini të hutuar, sepse Ai sheh mirë se çka punoni.
Dhe jij i durueshëm, se All-llahu me siguri nuk ua lë mangut shpërblimin bëmirësave,
Sikur të kish dashur Zoti yt, të tërë njerëzit do t’i bënte një popull. Mirëpo ata gjithmonë do të kundërshtohen.
All-llahut i takon dija për fshehtësitë e qiejve dhe të tokës dhe Atij i kthehen të gjitha çështjet, prandaj vetëm atë adhuro dhe te Ai mbështetu, se Zoti yt nuk është i befasuar nga ajo çka punoni.
مشاركة الموضوع