سورة Yunus ( Jonah )

سورة Yunus ( Jonah ) - Shqip Feti Mehdiu عدد الآيات 109

Pa dyshim në ndërrimin e natës dhe të ditës dhe në ate çka ka krijuar All-llahu në qiej dhe në tokë, me të vërtetë, ka argumente për njerëzit që i drojnë All-llahut.
Ata të cilët nuk shpresojnë në takimin tonë që janë të kënaqur me jetën në këtë botë, dhe gjejnë prehje në të, edhe ata të cilët janë indiferentë ndaj argumenteve tona;
Sikur All-llahu t’ua shpejtonte njerëzve të keqen ashtu sikur kërkojnë shpejt të mirën, ata, me siguri, do të kishin mbaruar. Por ne prapë i lëmë, ata që nuk besojnë se do të dalin para nesh, të bredhin në humbjen e vet.
Thuaj: “Sikur të kishte dashur All-llahu, unë nuk do t’ua kisha lexuar e as do t’u kishte njoftuar me te. Unë edhe përpara kësaj (profetësisë) kam jetuar në mesin tuaj, - a nuk kuptoni?”
Kush është, pra, më mizor se ai, i cili për All-llahun flet gënjeshtra ose që i përgënjeshtron argumentet e tij?! Mëkatarët njëmend nuk do të shpëtojnë.
Dhe kur ua mundësojmë njerëzve të shijojnë mëshirën, pas të keqës që i përflak, ata prap u bëjnë kurtha argumenteve tona. Thuaj: “All-llahu është më i shpejtë për t’iu kundërvënë kësaj”. Pa dyshim të deleguarit tanë shkruajnë se çka po thurni ju.
Kurse ata të cilët bëjnë vepra të këqia, shpërblimi i së keqës është aq sa ka qenë e keqja, ata do t’i mbulojë poshtërsia, nuk do t’i mbrojë askush nga All-llahu, fytyrat do t’i kenë të zeza sikur i ka mbuluar ndonjë pjesë e natës së errët; ata janë banorë të zjarrit dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë!
Kurse atë ditë, kur do t’i tubojmë të jgithë e t’u themi atyre të cilët i kanë bërë shok All-llahut: “Ndalni në vend ju edhe shokët (idhujt) tuaj!”. Pastaj do t’i ndajmë, e shokët e tyre do të thonë: “Ju nuk na keni adhuruar neve”.
Thuaj, a është kush nga shokët (idhujt) tuaj i cili përudhë kah e vërteta? Thuaj, vetëm All-llahu udhëzon kah e vërteta. Po a është pra i denjë për ta pasuar ai, i cili udhëzon kah e vërteta, apo ai i cili nuk udhëzon përveç nëse e drejton dikush. Ç’është me ju, si po gjykoni?!
Ose thonë: “E ka trilluar atë!” Thuaj: “po sillne edhe ju një sure të ngjashme me këtë, dhe thirrni në ndihmë cilindo që të mundeni, përveç All-llahut, nëse flisni të vërtetën”.
Kurse atë ditë kur t’i tubojë, ata, sikur nuk kanë qëndruar më tepër se vetëm një orë të ditës, do të njihen në mes veti. Kanë mbaruar ata që e konsiderojnë si gënjeshtër ballafaqimin me All-llahun dhe nuk janë të përudhur.
Le të mos pikëllojnë ty bisedat e tyre! Me të vërtetë e tërë forca i takon All-llahut, Ai dëgjon dhe i di shumë mirë.
Të All-llahut janë të gjithë ata, që janë në qiej dhe në tokë, apo jo? Kurse ata të cilët në vend të All-llahut adhurojnë idhuj e nuk ndjekin rrugën e drejtë, ata pasojnë vetëm supozimet dhe nuk kanë tjetër rrugë, vetëm se imagjinojnë.
Do të kënaqen në këtë botë, por për kohë të shkurtër, e pastaj do të kthehen te ne dhe ne do t’u mundësojmë të shijojnë dënimin e rëndë për shkak se nuk besonin.
Dhe ata e quajtën rrenacak, por ne atë e shpëtuam në anije dhe ata që ishin me te i bëmë mëkëmbës, kurse ata të cilët përgënjeshtruan argumentet tona, i përmbytëm, andaj shiko si kanë përfunduar ata që nuk i kanë përfillur vërejtjet!
dhe musasë nuk i besoi tjetër kush, përveç një pjese të popullit të tij, për shkak të frikës nga Faraoni dhe paria e popullit të tij që mos t’i maltretojnë. Dhe Faraoni, njëmend ishte pushtetfortë në tokë, ndaj ai me të vërtetë ishte shkatërrues.
“Është pranuar lutja e ju të dyve”, - tha Ai, - prandaj ju të dy qëndroni në rrugë të drejtë e kurrsesi mos pasoni rrugën e atyre që nuk dinë!”
Prandaj sot do ta shpëtojmë vetëm trupin tënd që t’u shërbejë atyre që vijnë pas teje si argument. Megjithatë, shumë njerëz janë indiferent ndaj argumenteve tona.
Nëse All-llahu të përfshinë me ndonjë të papritur, askush, përveç atij, nuk mundet ta largojë, por nëse të do të mirën, prap askush nuk mund ta pengojë mirësinë e Tij. Ai me atë shpërbblen kë të dojë nga robërit e et dhe falë shumë, është mëshirëplotë”.
مشاركة الموضوع