سورة At-Tariq ( The Night-Comer )

سورة At-Tariq ( The Night-Comer ) - Shqip Sherif Ahmeti عدد الآيات 17

Pasha qiellin dhe yllin ndriçues (të natës)!
E ku e di tise çka është tariku - trokitësi?
Ai është ylli që shpon (errësirën me dritë).
Nuk ka asnjëri njeri që ndaj tij të mos ketë përcjellës.
Le të shikojë njeriu se prej çkahit është krijuar?
Ai është krijuar prej një uji që hidhet fuqishëm,
E s’ka dyshim se Ai ka fuqi ta rikthejë në jetë atë.
Pasha qiellin që kohë pas kohe kthehet me shi.
Është e vërtetë se ai (Kur’ani) është fjalë që dallon - gjykon.
Nuk është ai i parëndësishëm (lojë e kotë)!
Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre!
مشاركة الموضوع