Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente.
Këto janë fakte të All-llahut që po t’i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjallë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?
Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdo prapë si mendjemadh sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmroje për një vuajtje të dhembshme.
Përpara tyre e kanë Xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t’u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetjnë një dënim të madh.
Thuaju atyre që besuan: Le t’ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë.
Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllukn dhe aftësi për të gjykuar në mes të njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë.
U patëm dhënë edhe fakte te qarta për çështjen e fesë. Mirëpo, për shkak të zilisë që kishin ndërmjet vete, ata u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dija që ta kuptojnë, s’ka dyshim se Zoti yt në ditën e kijametit do të gjykojë në mes tyre për shkaçet e përçarjes së tyre.
A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdejken e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi ti tyre!
A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zenrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?
Ata edhe thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asjë, ata vetëm fantazojnë.
Thuaj: “All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t’ju tubojë në ditë e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (përfuqinë e Zotit).
Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut është dhe se do të vijë kijameti për të cilin s’ka dyshim, ju thatë: “Ne nuk dimë se ç’është kijameti, e ne me dyshim menduan për te dhe ne nuk jemi të bindur!”
Këtë (dënim) për shkak se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve u mashtroi jeta e dynjasë. Sot, pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk kërkohet që ata t’i kthehen pendimit të All-llahut.