Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t’ju sjellë ndonjë acë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes”.
(Ne i thamë) “Vëre atë (fëmijë, Musain) në arkë, e mandej hidhe në lumë e lumi e hjedhë në breg, atë e merre armiku Im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (në zemra të njerëzve) dashuri ndaj teje, e që të edukoheshe nën mbikëqyrjen Time”.
Kur motra jote ecte (të përcillte) e thoshte: “A doni t’ju tregoj atë që do të kujdeset për të? E Ne të kthyem te nëna jote, që të gëzohej ajo e të mos mbetej e pikëlluar. Ti pate mbytur një njeri, e Ne të shpëtuam nga mërzia dhe të sprovuan me sprova të mëdha. Ti qëndrove me vite ndër banorët e Medjenit, e pastaj erdhe, o Musa, në kohën e caktuar”.
I shkoni i thuani atij: “Ne jemi të dy dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë më ne, e mos i mundo! Ne kemi ardhur me argumentet nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.
(Zoti im) I cili për ju e bëri tokën djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.
Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): “Mjerimi është juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llaht ndonjë gënjeshtër e t’ju shkatërrojë me një dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq”.
Ata pastaj (pas bisedës së fshehur) thanë: “Këta të dy janë magjistarë, që me magjinë e tyre duan t’ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që padyshim është më i drejti”.
Tani hidhe atë që e ke në dorën tëndetë djathtë (shkopin), që t’i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.
Ai (faraoni) tha: “Ai besuat atij para se t’u japë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili a mësoi magjinë, unë do t’ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t’u varë në trungujt e hurmave, e atëherë ju do a kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?”
Ata thanë: “Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bës, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takonjetës së kësaj bote!”
Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!
(do ta presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilët do të rrjedhin lumenj dhe atydo të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është pastruar nga mosbesimi.
O bijt e israilit, Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ua përcaktuam anën e djathtë të Turit (për shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrëshirë (si mjalti) dhe shkurtëza.
Musai u kthye te populli i vet i hidhëruar e i pikëlluar dhe tha: “O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim të mirë, a mos u bë kohë e gjatë e ju e harruat premtimin, ose dëshiruat të ju godasë hidhërimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besën që ma keni dhënë?”
Ata thanë: “Ne nuk e thyem besën tënde me dëshirën tonë, por ne ishim ngarkuar me barrë të rënda nga stolitë e popullit e i hodhëm ato (në zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija”.
E Haruni atyre u pat thënë më parë: “O populli im, ju vetëmu sprovuat me të, pse Zoti juaj është i Gjithmëshirëshmi, andaj ejani pas meje dhe më dëgjoni për këtë që po ua thëm”.
Ai (Haruni) tha: “O bir i nënës sime, mos më kap as për mjekrre as për flokë, se unë u frikësova se do të thuash: i përçave beni israilët dhe nuk e ke respektuar porosinë time?”
Tha (Samirija): “Unë pashë atë që ata nuk panë, e mora një grusht nga gjurma e të dërguarit (nga fërkemi i kalit të Xhibrilit) dhe ia hodha atij (viçit) dhe kështu më mashtroi vetvetja”.
Ai (Musai) tha: “Prandaj, largohu sepse sa të jeshë gjallë ke për të thënë: (këdo që e sheh) “Mos m’u afro!” E ty të pret edhe një moment (dënim) i pathyeshëm. E ti tash shikoje zotin tënd që e adhurove bindshëm, e tani atë do ta djegim e do ta bëjmë shkrumb dhe hirin e tij do ta shpërndajmë nëpër det”.
E Ne i thamë: “O Adem ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xhenneti, e t’ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)”.
Ata të dy hëngrën nga ajo (pemë) dhe që të dy u zhveshën, e ia nisën ta mbulojnë veten e tyre me gjethe që mbldhnin nëpër Xhennet, dh kështu Ademi theu urdhërin e Zotit të ve dhe gaboi.
Ai (All-llahu) u tha: “Zbritni prej aty që të gjithë, do të jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse u vjen na Unë udhëzim (libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në dunja) e as nuk ka për të dështuar (në etën tjetër)”.
Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.
A nuk e kanë të qartë ata se sa breza para tyre i kemi zhdukur, e këta ecin nëpër ato vendbanime të tyre. Në gjurmët e atyre ka fakte për ata që kanë arsye të shëndoshë.
Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e matës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjejsh kënaqësi (me shpërblim).
Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm.
Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase zne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të frnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që ruhet.
Dhe sikur t’i ndëshkonim ata me ndonjë dënim para tij (para se të shpallim Kur’anin) ata do të thonin: “Zoti ynë, përse nuk na çove ndonjë të dërguar që t’iu përmbaheshim fakteve Tua para se të poshtëroheshim e të mjeroheshim”.