Surah El Mutaffifin

Surah El Mutaffifin - Shqip Aya count 36

Mjer për ata që kur masin – mungojnë,
e, kur t’iu masin të tjerëve me litër ose me kandar – ju pakësojnë.
në një Ditë të madhe (të Kijametit),
atë Ditë kur njerëzit do të dalin para Zotit të gjithësisë!
Po, po, me të vërtetë, Libri i mëkatarëve është në Sixh-xhin,
E, nuk është ashtu! Por, veprat e tyre (të këqia) i kanë ndryshkur zemrat e tyre (i kanë nxirë).
Jo, jo, atë ditë, me të vërtetë, ata do të jenë të penguar që ta shohin Zotin e tyre,
e do t’ju thuhet (nga engjëjt e skëterrës): “Qe, kjo është ajo që e keni mohuar!”
që e dëshmojnë të afërmit (engjëjt) e Perëndisë.
Me të vërtetë, të mirët (njerëz) do të gjenden në xhennet,
atyre do t’u jepet të pinë nga pijet e mbyllura (të ruajtura),
(pija) do të jetë e përzier me ujin e Tesnimit,
nga burimi i të cilit do të pinë të afërmit e Perëndisë (të mirët).
kur kalonin pranë tyre, njëri-tjetrit ia bënin me sy,
e kur ktheheshin te familjet e tyre, ata argëtoheshin në formë tallëse (me besimtarët);
ata (mëkatarët), kur i shihnin (besimtarët), thonin: “Këta, me të vërtetë, janë të humbur”, -
e, ata nuk janë dërguar për kujdestarë të tyre (besimtarëve).
a janë shpërblyer meritueshëm mohuesit, për veprat që kanë punuar?! (Po).
Share