Surah El Murselat

Surah El Murselat - Shqip Aya count 50

Betohem në ata (engjëjt) që sjellin të mira,
e betohem në ata që shpejtojnë si stuhia;
dhe betohem në ata që sjellin shpalljet e pastaj dallojnë (të mirën nga e keqja), -
me të vërtetë, ajo ë ju premtohet, do të bëhet!
dhe kur të dërguarit (pejgamberët) do të caktojnë kohën (e tubimit).
(Do të thuhet): “Deri në cilën ditë është shtyer afati?” –
(Ju përgjigjet): “Deri në Ditën e vendimit!”.
Në këtë mënyrë do të veprojmë me të gjithë fajtorët!
A nuk ju kemi krijuar (Ne) nga një pikë uji të pakonsiderueshëm,
E tillë është fuqia Jonë; e sa të fuqishëm jemi Ne! –
të të gjallëve dhe të të vdekurëve
dhe në të kemi vendosur male të larta, dhe a nuk ju dhamë Ne juve të pini ujë të ëmbël (të pijes)? –
(Ju thuhet): “Shkoni kah ajo (dënimi), të cilën ju e keni konsideruar gënjeshtër,
sikur t’ishin deve (gamilla) të verdha. –
Kjo është ajo ditë kur ata nuk mund të flasin
(Ju thuhet): Kjo është Dita e gjykimit, në të cilën juv edhe popujt e lashtë i kemi tubuar,
e nëse dispononi me ndonjë dinakëri, përdoreni kundër Meje! –
Ata që ruhen nga të kundërshtuarit Perëndinë, do të jenë në mesin e burimeve dhe të hijeve,
(Ju thuhet): “Hani e pini, e ju bëftë mirë! (Shpërblim) për atë që keni punuar”.
Kështu Na i shpërblejmë ata, që bëjnë vepra të mira. –
Por, kur ju thuhet atyre (në këtë jetë): “Përuluni ndaj Perëndisë (falni namazin)!” – ata nuk përulen. –
E, në çfarë libri tjetër do të besojnë, pas Kur’anit?!
Share