Surah El Mearixh

Surah El Mearixh - Shqip Aya count 44

Një kurreshtar ka pyetur për dënimin që do të ngjajë,
ndaj jobesimtarëve, - për të cilin dënim s’ka pengues,
(ai dënim është) prej Perëndisë, Zotit të shkallëve të larta (të mirësisë),
ngjiten (hipin) tek Ai engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili) në një ditë që zgjatë sa pesëdhjetë mijë vjet (sipas llogarisë së kohës sonë në Tokë),
andaj, bëhu i durueshëm, me durim të bukur.
Ata, me të vërtetë, (dënimin) e mendojnë të largët (të pamundshëm),
e malet do të bëhen si lesh (i shprishur) llojlloj ngjyrash;
si dhe me të gjithë ata që gjenden në faqe të Tokës – vetëm për të shpëtuar.
e tërheq kah veti atë (njeri) që ia ka kthyer shpinën dhe i është shmangur të vërtetës!
Dhe ka grumbulluar (pasuri) dhe ka depozituar (duke mos dhënë asgjë).
Njeriu, me të vërtetë, është krijuar lakmus vetjak:
e kur t’i bie e mira – bëhet koprrac (nuk jep – refuzon),
për lypësin dhe për të varfërin (që nuk e zgjatë dorën),
e, me të vërtetë, (askush) nuk është i sigurtë prej dënimit të Zotit të vet –
dhe ata që i ruajnë pjesët e turpshme të organizmit të vet,
përveç ndaj bashkëshorteve të tyre dhe ato që i kanë në pronësi – at, a me të vërtetë, nuk meritojnë qortim, -
Kurrsesi! Ne, me të vërtetë, i kemi krijuar ata, prej asaj që e dinë!
Andaj, lëri ti ata le të zbaviten me gjëra të kota dhe të luajnë përderisa të hasin në Ditën e tyre të caktuar,
Share