Surah Et Tahrim

Surah Et Tahrim - Shqip Aya count 12

Perëndia ju ka bërë të mundshme që të liroheni nga betimet tuaja; Perëndia është Zoti juaj; Ai është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
Kur Pejgamberi ia shfaqi një fjalë të fshehtë njërës prej grave të tij; e ajo pastaj e shpalli këtë fjalë, - e Perëndia ia zbuloi këtë Pejgamberit – ai një pjesë të këtij zbulimi e tregoi, kurse pjesën tjetër e heshti. Kur Pejgamberi e informoi atë (gruan) për këtë fshehtësi, ajo e pyeti: “E kush të ka treguar ty për këtë (se nuk e paskam ruajtur bisedën e fshehtë)?” Ai i tha: Ma tregoi ai që di gjithçka dhe të cilit çdo gjë i është e njohur.
Nëse ju të dyja pendoheni te Perëndia, se zemrat tuaja kanë anuar (Perëndia ju falë). Nëse ju të dyja bashkoheni kundër tij (kurrgjë nuk mund të arrini), se, me të vërtetë, Perëndia është mbrojtësi i tij, dhe Xhebraili dhe besimtarët e mirë; e pastaj edhe gjithë engjëjt janë përkrahësit e tij.
O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, karburante (lëndë djegëse) të të cilit janë njerëzit dhe gurët, dhe të cilin e mbikëqyrin engjëjt e fuqishëm dhe të ashpër, të cilët nuk u kundërshtojnë urdhërave të Perëndisë dhe të cilët punojnë për atë që urdhërohen.
Perëndia jep shembull, për ata që nuk besojnë, - gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit: ato kanë qenë të martuara për dy njerëz nga njerëzit Tonë të ndershëm, por ato ndaj tyre kanë qenë mashtruese (hipokrite) – dhe ata dy nuk do të mund t’u ndihmojnë atyre dyjave – te Perëndia (për t’i shpëtuar nga dënimi), e do t’u thuhet atyre: “Hyni ju të dyja në zjarr, me ata (të gjithë) që po hyjnë!”
dhe, (shembullin) e merjemës, të bijës së Imranit, e cila e ka ruajtur virgjinitetin e saj, e Ne kemi frymëzuar në te, prej Shpirtit Tonë. Ajo u besonte fjalëve të Zotit të saj dhe librave të Tij, dhe ajo ishte nga personat që luteshin shumë.
Share