Perëndinë e falenderon çka gjendet në qiej dhe çka gjendet në Tokë. Atij i takon pushteti i vërtetë, dhe Atij i takon falenderimi. Ai është i pushtetshëm për çdo gjë!
Ai ka krijuar qiejt dhe Tokën në mënyrë të mrekullueshme, dhe Ai ju ka dhënë juve formën, dhe figurat tuaja i bënë të bukura dhe të gjithë do të ktheheni te Ai.
Ai i di të gjitha gjërat që gjenden në qiej dhe në Tokë. Ai di fshehtësitë tuaja dhe ato që i bëni haptazi; Perëndia i di të gjitha ç’keni në zemrat tuaja.
ngase kur profetët e tyre vinin me dokumente të qarta, ata thoshin: “A njeriu (si ne) do të na tregojë rrugën?” Dhe nuk besuan, e u kthyen (prej këshillave); e Perëndisë nuk i nevojitet asgjë, Ai është i pavarur dhe i lavdishëm!
Mohuesit kujtojnë se kurrsesi nuk do të ngjallen; thuaju atyre: “Po, për Zotin tim, me siguri do të ngjalleni dhe pastaj do të informoheni se ç’keni punuar!” – E, kjo për Perëndinë, është lehtë.
Atë Ditë, kur Ai (Perëndia) do t’ju tubojë juve në Ditën e Kijametit, ajo është Dita e mashtrimit (ku shihen veprat e gabuara). Ai që beson në Zotin dhe punon vepra të ira, Perëndia ia falë mëkatet atij dhe do ta shpie në kopshtije, nëpër të cilët rrjedhin lumenjt, e ku do të qëndrojnë përherë, gjithmonë. Ai do të jetë sukses i madh!
E ata që nuk kanë besuar dhe i kanë mohuar dokumentet Tona – do të jenë banorë të zjarrit, në të do të qëndrojnë përherë. E sa mbarim i tmerrshëm ësthë ai!
O besimtarë, me të vërtetë, edhe prej grave tuaja edhe prej fëmijëv tuaj keni armiqë, andaj ruajuni prej tyre! E nëse ju nuk ua shihin për të madhe (gabimet) dhe i harmonizoni marrëdhëniet dhe ua falni, (është mirësi), - e Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues.
andaj druajuni Perëndisë sa të mundeni, dhe dëgjoni, dhe përuluni dhe shpenzoni (prej pasurisë suaj) për të mirën tuaj. E ata që ruhen nga lakmia e madhe, janë fitues.