Surah El Munafikun

Surah El Munafikun - Shqip Aya count 11

Kur të vijnë te ti hipokritët, ata thonë: “Ne dëshmojmë, se ti, me të vërtetë, je i dërguari i Perëndisë!” – E Perëndia e di, se ti, me siguri, je i dërguari i Tij, por Perëndia dëshmon edhe se hipokritët janë gënjeshtarë të qartë.
Ata betimet e tyre i kanë bërë maskë, andaj i kanë penguar (njerëzit) prej rrugës së Perëndisë. – Me të vërtetë, është shëmtim, atë që kanë punuar!
Kur i shikon ata, figura e tyre të mahnitë; e nëse flasin, dëgjon fjalët e tyre, - mirëpo, ata u gjasojnë trungjeve të mbështetura dhe mendojnë se çdo fjalë është kundër tyre. Ata janë armiq të vërtetë, andaj ruajuni prej tyre! – Perëndia i vraftë, si po shmangen prej së vërtetës?!
Jepni ju prej atyre dhuntive, që u kam dhënë Unë juve, para se t’ju vijë vdekja ndonjërit, e ai të thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshën dhe do të bëhesha ndër të mirët!”
Share