Surah El Xhumua

Surah El Xhumua - Shqip Aya count 11

Çka ka në qiej dhe çka ka në Tokë e falenderojnë Perëndinë, Sunduesin absolut, të pastër (prej të gjitha të metave), të Plotëfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm.
Perëndia është Ai, që ju ka dërguar të pa arsimuarve një Profet nga mesi i tyre, që ua ka lexuar ajetet e Kur’anit dhe i ka pastruar (nga gjendjet e gabuara), ua ka mësuar Librin (Kur’anin) dhe urtinë (dijeninë e thellë), meqë, ata më parë, në të vërtetë, kanë qenë në humbje të plotë,
edhe të tjerëve nga ata, të cilët ende nuk u janë bashkuar – Ai (Perëndia), është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
Kjo është dhuntia e Perëndisë, të cilën Ai ia jep kujt të dojë, e dhuntia e Perëndisë është e madhe.
Shembulli i atyr që janë obliguar me Teurat e pastaj nuk e kanë zbatuar, i shembëllen gomarit që i bartë librat (por pa dobi). E, sa të këqinj janë ata, të cilët i mohojnë argumentet e Perëndisë! E, Perëndia, nuk e orienton në rrugën e drejtë atë popull që është dhunues (zullumqar).
Mirëpo, kur ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo e të lënë ty të qëndrosh (vetëm). Thuaj: “Ajo që është te Perëndia – është më e mirë nga ahengu e nga tregtia”. – E Perëndia është furnizuesi më i mirë.
Share