Surah El Enam

Surah El Enam - Shqip Aya count 165

E nuk ju ka ardhur (të pabesëve) asnjë dokument prej dokumenteve të Zotit të tyre, e ata, të mos ia kthejnë shpinën.
E, sikur Ne ta zbritnim ty një Libër të shkruar në letër; e ata ta preknin me duart e tyre, ata që nuk besojnë, me siguri do të thonin: “Kjo s’është gjë tjetër, përpos një magji e hapët”.
Ata thanë: “T’ju kishte zbritë atij (Muhammedit) një ëngjëll?!” E, sikur ta dërgonim Ne ëngjëllin, puna do të merrte fund dhe nuk do t’u ipej asnjë afat.
E, sikur ta dërgonim atë (Pejgamberin) engjëll, do ta bënim gjithsesi me tipare njeriu. E, ata, përsëri do të dyshonin – si më parë.
Thuaj: “Udhëtoni nëpër botë e shihni çfarë ka qenë dënimi ndaj atyre që thonin – (pejgamberët) gënjejnë.
Thuaj: “E kujt është tërë ajo, që gjendet në qiej dhe në Tokë?” Përgjigju: “E Perëndisë është!” Vetes ia ka përcaktuar mëshirën. Ai, padyshim, do t’ju tubojë në Ditën e Kijametit. Ata që vetveten e kanë shkatërruar, ata në të vërtetë nuk do të besojnë.
Thuaj: “A të bëjë mik tjetër, përpos Perëndisë, krijuesit të qiejve dhe Tokës? Ai e ushqen (botën), e Atë askush nuk e ushqen”. Thuaj: “Mua më është urdhëruar që të jemi i pari nga ata që e kanë pranuar islamizmin”, - dhe kurrsesi, mos u bënë nga ata që i bëjnë shok Atij!”
Nëse nga Perëndia të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përvçe Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi – vetëm Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.
Ai është i pushtetshëm mbi robërit e vet; Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe (që ti je profet)?” – dhe përgjigju: “Perëndia është dëshmitar në mes meje dhe jush”. Më është shpallur ky Kur’an, që t’ju tërheqë vërejtjen me të, juve dhe atyre te kush arrin ky. A mos vallë dëshmoni ju, se, përveç Perëndisë ka edhe zotra tjerë? Thuaj: “Unë nuk e dëshmoj”. Thuaj: “Vërtetë, Ai është vetëm Një Zot dhe unë jam larg nga ato që ju i konsideroni shok Perëndisë”.
(Kujtoje atë) ditë kur do t’i tubojmë të gjithë, e do t’u themi atyre, që i kanë vënë shoq Perëndisë: “Ku janë shokët tuaj, për të cilët mendonit se janë (shokë të Perëndisë)!”
E, ata nuk do të kenë kurrfarë arsyetimi, përveç se të thonë (rrejnë): “Pasha Perëndinë, Zotin tonë, nuk kemi qenë paganë!”
Ah! Sikur t’i shohish ata kur të ballafaqohen para zjarrit, duke thënë: “Ah! Sikur të ktheheshim pas, mos t’i përgënjeshtronim dokumentet e Zotit tonë dhe të bëheshim besimtarë!”
Jo! Jo! Por atyre iu doli ajo, që më parë e fshihnin, dhe sikur ata të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar. Ata, me të vërtetë, janë gënjeshtarë.
Ah! Sikur t’i shohësh ata kur të dalin para Zotit, Ai do t’ju thotë: “A nuk është e vërtetë kjo?” Ata do të përgjigjen: “Po, është e vërtetë, për Zotin tonë!” Perëndia do t’ju thotë: “E pra, tani, shijoni dënimin, sepse nuk keni besuar!”
Gjithsesi, ata e kanë dëmtuar veten, që e kanë përgënjeshtruar takimin me Perëndinë; e kur befas t’u arrijë Dita e Kijametit, do të thonë: “Të mjerët ne çka kemi humbur në jetën e Tokës!” dhe do t’i bartin mëkatet e veta në shpinën e tyre. E, sa e shëmtuar është ajo barrë!
Edhe para teje (o Muhammed!), shumë pejgamberë janë përgënjeshtruar, por ata kanë duruar për atë që janë konsideruar. Dhe kanë vuajtur derisa nuk ka ardhur ndihma Jonë, - e askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Perëndisë, - dhe, padyshim, te ti kanë arritur disa lajme për pejgamberë.
S’ka asnjë kafshë në Tokë e të gjitha shpendët që fluturojnë me krahët e tyre, që të mos jenë në një grup të ngjashëm me ju (në krijim dhe ekzistim). Ne nuk kemi harruar asgjë në Libër (Levhi Mahfudhin)”. Pastaj do të tubohen te Zoti i tyre.
Thuaj: “Çka mendoni nëse ju vie dënimi i Perëndisë apo ju godet Dita e Kijametit, a do ta thërrisni dikë tjetër pos Perëndisë, nëse e flitni të vërtetë?”
Jo, jo! Ju do ta thërritni vetëm Ate, Ai do t’ju zbulojë atë për çka e thërritni, nëse Ai do. Dhe ju, atëherë, do t’i harroni ato që ia bëjshit Atij.
Dhe i qorto me Kur’an ata, të cilët druajnë se kanë për t’u tubuar para Zotit të tyre, ku çërveç Tij, nuk do të kenë as mbrojtës as ndihmës – për t’u ruajtur nga mëkatet.
Na kështu shpjegojmë hollësisht dokumentet, në mënyrë që të kuptohet rruga e njerëzve të këqinjë.
Thuaj: “Mua më është ndaluar t’i adhuroj ata, që ju, përpos Perëndisë i adhuroni”. Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja, sepse atëhrë do të isha i humbur dhe nuk do të isha nga ata, që janë në rrugën e drejtë”.
Thuaj: “Unë kam (ardhur) me argument të dukshëm nga Zot’i im, e ju e përgënjeshtruat atë. Atë që kërkoni ju (dënimin), nuk është në pushtetin tim; pushteti i takon vetëm Perëndisë. Ai e tregon të vërtetën dhe Ai e bënë dallimin në mes të vërtetës dhe të pavërtetës.
Thuaj: “Sikur ta kisha në dorë atë që e kërkoni ju, shpejt e shpejt (dënimin) do të sqarohej puna mes meje dhe jush (do të shkatërroheshit). Perëndia i di më së miri zullumqarët.
Ai sundon mbi robërit e vet dhe ju dërgon rojtarë; kur njërit nga ju i vie vdekja, të dërguarit tanë (engjëjt) e bëjnë të vdekur (ia marrin shpirtin), duke mos bërë kurrfarë lëshimi (pa përjashtim).
Pastaj ata do të kthehen te Perëndia, Zoti tyre i vërtetë. Se vetëm Atij i takon të gjykojë dhe Ai është logaritari më i shpejtë.
Thuaju: “Kush do t’ju shpëtojë nga errësira (rreziku) e tokës dhe tetit, kur i luteni Atij haptazi dhe fshehurazi (duke thënë): Nëse Ai na shpëton prej këtyre (rreziqeve), vërtetë do të bëhemi mirënjohës”.
Thuaj: “Perëndia ju shpëton nga ato (rreziqe) dhe çdo e keqe tjetër, e ju përsëri i bëni shoq Atij”.
Populli yt e pëgënjeshtron atë (Kur’anin), por ai është i vërtetë. Thuaj: “Unë nuk jam rojtari jua,
Ata që i drojën Perëndisë, s’kanë kurrfarë përgjegjësie për mëkatet e tyre (të mohuesvet), por (kjo) është vërejtje për t’u ruajtur.
Lerëni ata që fenë e tyre e marrin si lojë dhe dëfrim, e të cilët i ka mashtruar jeta e kësaj bote. Këshilloji me Kur’anin që njeriu të mos shkatërrohet për atë që ka vepruar, duke mos pasur – pos Perëndisë, as ndihmëtar, as ndërmjetës; dhe sikur ai të ofronte çfarëdo shpagimi, nuk do të pranohet nga Ai. Këta janë ata, të cilët janë shkatërruar për atë që kanë punuar. Ata do të fitojnë pije nga uji i vluar dhe dënim të dhimbshëm për shkak se kanë mohuar.
Thuaj: “A ta adhurojmë dike tjetër përveç Perëndisë, atë që nuk na sjell dobi as dëm, e të kthehemi kah thëmbrat tona (në humbje), pasi që Perëndia na udhëzoi në rrugë të drejtë? (E, të bëhemi si ai) që e kanë trullosur djajtë në Tokë e ai mbeti i humbur; e të cilin shokët e tij e thirrin në rrugën e drejtë: “Eja tek ne!” (E, ai nuk përgjigjet). Thuaj: “Rruga e Perëndisë – është e vetmja rrugë e drejtë, dhe neve jemi të urdhëruar t’i bindemi Zotit të gjithësisë”.
Dhe Ai është ai, i cili i krijoi qiejt dhe tokën me të rë të vërtetën. Dhe kur Ai thotë: “Bëhu!” ajo bëhet; fjala e Tij është e Vërtetë dhe Atij i përket pushteti i asaj Dite kur fryhet në Sur. Ai e di botën e padukshme dhe të dukshme dhe Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
(Kujtoje o Muhammed!) kur Ibrahimi i tha babës së tij Azerit: “A mos do t’i marrësh statujat për zotra?! Unë po shoh se ti dhe kombi yt jeni në humbje të madhe”.
E, kur vërejti Hënën duke lindur, tha: “Ky është Zoti im!” E, pasi perëndoi ajo, ai tha: “Nëse Zoti im nuk më udhëzon në rrugën e mbarë, me siguri do të bëhem njeri nga të humburit”.
E, kur e vërejti Diellin duke lindur, ai thërriti: “Ky është Zoti im, ky është më i madhi!” – E, pasi perëndoi, ai tha: “O kombi im, unë jam i dëlirë nga ajo që ju i bëni shok Perëndisë!
Unë e kthej fytyrën time kah Ai që i ka krijuar qiejt dhe Tokën, duke qenë besimtarë i vërtetë, dhe unë nuk jam nga ata që i bëjnë shok Perëndisë!”
Dhe populli i tij polemizoi me te (lidhur për njësimin e Perëndisë). Ai tha: “A mos vallë ju dëshironi të pelemizoni me mua për Perëndinë, e ai më ka udhëzuar në rrugën e drejtë. Unë nuk frikësohem prej putash që veni ju shoq atij. (Unë nuk frikohem prej asgjëje), përveç nëse don Perëndia të më shkaktojë ndonjë katastrofë. Zoti im, me dijeninë e vet e ka përfshirë çdo gjë. A nuk po mendoni?
E, si të frikësohem unë prej putash tuaja, me të cilët ju i bëni shoq Perëndisë; e ju nuk frikësoheni nga ajoqë i bëni shoq Perëndisë, pa iu zbritur kurrfarë argumenti. Prandaj, kush prej këtyre dy grupeve meriton të jetë i sigurt, nëse dini ju?
Ky është argumenti Ynë, të cilin Ne, ia dhamë Ibrahimit kundër popullit të tij. E Ne e ngrisim në shkallë më të lartë kë të dojmë. Me të vërtetë, Zoti yt është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
Na ia dhuruam atij (Ibrahimit) Is’hakun dhe Jakubin. Të dy këta i kemi udhëzuar në rrugë të drejtë. Dhe Nuhun e patëm udhëzuar më parë në rrugë të drejtë, e nga pasardhësit e tij: Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain, dhe Harunin. Dhe kështu Ne i shpërblejmë bamirësit –
Ky është udhëzimi i Perëndisë, Ai udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë nga robërit e vet. E, sikur t’i bënin shok Atij, do t’ju humbë çdo gjë, nga ajo që kanë punuar.
Këta janë ata (pejgamberët e përmendur), të cilët Perëndia i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe Ti (o Muhammed!) ndiqe rrugën e tyre. Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju për Shpaljen e Kur’anit, kurrfarë shpërblimi. Se, ai është vetëm këshillë për gjithë njerëzimin”.
Hebrenjt nuk e njohtën si duhet Perëndinë kur thanë: “Perëndia asgjë nuk i ka zbritur njeriut”. Thuaj: “E kush e shpalli Librin, që e solli Musai si dritë dhe udhërrëfyes për njerëzit, të cilin ju e keni shpërndarë në fleta, nga të cilat (disa) i tregoni, e shumicën e fshehni. Edhe ju jeni mësuar (me mësimin e Muhammedit) për atë që nuk keni ditur as ju, as etërit tuaj. Thuaj: “Perëndia u ka shpallur (atë Libër)!” Pastaj lërni ata, që të argëtohen me gënjeshtrat e tyre, (në të cilat janë zhytur).
Ky Libër (Kur’ani), që ta kemi shpallur ty, është i madhërishëm, vërtetues i atij që gjendet para jush (Teurati), dhe frikësues i Ummul kuras (popullit të Mekkes) dhe atyre që gjenden rreth saj. Ata që besojnë në jetën e ardhshme besojnë edhe në të (Kur’an) dhe ata kujdesen për kryerjen e namazit të tyre.
Kush është më zullumqar i madh se ai, që trillon gënjeshtra për Perëndinë ose që thotë: “Mua më është shpallur”, por asgjë nuk iu ka shpallur atij. Dhe ai që thotë: “Unë do ta shpalli të njëjtën gjë çka ka shpallur Perëndia”. Ah! T’i shohësh zullumqarët kur janë në mundimet e vdekjes, e engjëjt zgjasin duart (për t’ua marrë shpirtin, duke thënë): “Mirrni shpirtërat tuaj!” Sot ju do ndëshkoheni me dënim të poshtëruar për shkak të pavërtetave që i keni thënë për Perëndinë dhe që jeni krenuar (duke mos besuar) versetet e Tij.
Me të vërtetë, Perëndia është Ai që farën dhe bërthamën e bën të shpërthejë (të mugullojë). Ai, e nxjerr të gjallin prej të vdekurit dhe është nxjerrës i të vdekurit prej të gjallit. Ky është Perëndia. E ku po zmbrapseni ju (prej të vërtetës).
Ai është Krijues i dritës ditore, natën e bëri për pushim, e Diellin e Hënën për të njehësuar kohën. Kjo është dispozita e Perëndisë, i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
Shikimet nuk mund ta përfshijnë Atë. Ai i përfshinë shikimet e të gjithëve. Ai është bamirës i pakufi dhe di çdo gjë.
Me të vërtetë, ju kanë ardhur juve nga Zoti juaj, argumente të qarta; ai që i studjon ato, i sjellë dobi vetes; e ai që nuk i vëren ato, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj.
Kështu, Ne, në mënyrë të ndryshme i tregojmë dokumentet, për të thënë ata: “Ti i ke mësuar ato (prej librave të mëparshëm)!” dhe t’ju shpjegojmë Kur’anin njerëzve që dinë (të drejtën).
Na ua kthejmë zemrat dhe shikimet e tyre (e nuk do të besojnë), ashtu si nuk kanë besuar (Kur’anin) as më parë. Na do t’i lëmë ata në humbje, që të bredhin andej-këndej.
Si për ty ashtu edhe për çdo profet, Na kei krijuar armiq djajtë e njerëzve dhe të xhinëve, të cilët i flasin njëri-tjetrit fjalë të zbukuruara për t’i mashtruar. E, sikur të donte Zoti yt, ata nuk do të bënin atë; andaj, lëri ata dhe atë, që trillojnë ata –
Vallë, të kërkojë tjetër arbitër përveç Perëndisë, e Ai është që ju ka zbritur Librin (Kur’anin) e shpjegueshëm. Atyre që Ne ua kemi dhënë Librin (para jush), e dinë se ai (Kur’ani) është me të vërtetë i zbritur nga Zoti yt. Dhe, kurrsesi mos u bënë nga ata që dyshojnë!
U plotësuan fjalët e Zotit tënd, që janë kulmi, i së vërtetës dhe i drejtësisë; fjalët e Tij askush nuk mund t’i ndryshojë. Ai dëgjon çdo gjë dhe di çdo gjë.
Me të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që i shmangen rrugës së Perëndisë, dhe Ai i di më së miri ata që janë në rrugë të drejtë.
Hani atë, që gjatë therrjes është përmendur emri i Perëndisë, nëse jeni besimtarë të dokumenteve të Tij.
Mos e hani atë, që kur është therrë nuk është përmendur emri i Perëndisë; ajo me të vërtetë, është mëkat! Me të vërtetë, djajtë i nxisin miqtë e vet që të polemizojnë me ju. E nëse ju u përuleni atyre, atëherë edhe ju, me të vërtetë, jeni idhujtarë.
Kur atyre t’u vijë ndonjë dokument; ata thonë: “Na nuk do të besojmë deri sa të mos na jepet, si ajo që iu është dhënë pejgamberëve të Perëndisë”. Perëndia di më së miri ku e vendos profetninë e Vet. Ata që kanë bërë mëkate, do t’i arrijë një poshtrim nga ana e Perëndisë dhe ndëshkim i ashpër për atë që kanë pshtjelluar.
(Kujtoje) atë Ditë kur Ai do t’i tubojë të gjithë (dhe do t’ju thotë): “O tog i xhindëve, ju shum njerëz i keni mashtruar!” – E miqët e tyre që ishin njerëz, thanë: “O Zoti ynë! Na u kënaqëm me njëri-tjetrin dhe arritëm në afatin tonë, të cilin na ke caktuar Ti. Perëndia do të thotë: “Zjarri është vendstrehimi juaj. Në të do të qëndroni përherë, përveç çka don Perëndia. Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
Kjo është, ngase Zoti yt nuk e shkatërron asnjë vend për shkak të zullumit të tyre pa paralajmërimin e banorëve të tyre.
Ajoqë u është premtuar, me të vërtetë do t’ju arrijë, e ju nuk mund t’i ikni asaj.
Ata (mohuesit) kanë caktuar pjesë nga të lashtat dhe kafshët shtëpiake, të cilat i ka krijuar Ai (Zoti) dhe thonë sipas hamendjes së tyre: “Kjo është për Perëndinë, e kjo është për putat tona”. Mirëpo, ajo pjsë që është për putat e tyre, nuk arrin (nuk jepen) te Zoti, kurse ajo që ata e kanë caktuar për Perëndinë – ajo arrinë (jipet) te putat e tyre. Sa gjykim të shëmtuar bëjnë ata!
Ata thonë: “Këto shtazë shtëpijake dhe këto e këto të lashta janë të ndaluara, nuk mund t’i hajë askush, përveç kujt ia lejojmë ne; e sipas hamendjes së tyre edhe disa kafshë shtëpiake janë të ndaluara për ngarkim dhe disa shtazë që kur i therrin nuk e përmendin emrin e Perëndisë, duke e përgënjeshtruar Atë (Perëndinë). Ai do t’i ndëshkojë ata për gënjeshtrat e trilluara.
Dhe ata thanë: “Ajo që gjendet në barkun e këtyre shtazëve shtëpiake u përket vetëm meshkujve tonë, kurse për gratë tona janë të ndaluara. E, nëse lindin ato të ngordhura, ata të gjithë (burra e gra) janë pjesëmarrës në të”. Perëndia do t’i ndëshkojë ata për gënjeshtra. Se Ai, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
Të humbur janë ata që i kanë mbytur fëmijët e tyre nga mendjelehtësia dhe padija dhe i kanë ndaluar ato që u ka dhuruar Perëndia, duke përgënjeshtruar ndaj Perëndisë. Ata kanë humbur dhe nuk qenë në rrugë të drejtë.
Ai është që ka krijuar disa shtazë për ngarkim dhe për shtruarje, (shtresë e bërë prej leshi apo lëkurës së tyre). Hani nga ato që ua ka dhuruar Perëndia dhe mos ndiqni gurmët e djallit. Ai është armiku juaj i hapët.
Thuaj: “Unë nuk gjej në atë që më është shpallur mua (në Kur’an), se është e ndaluar ta hajë njeriu atë që do, gjithçka tjetër, përveç coftinë, gjakut të derdhur, ose mishit të derrit, se ai është i ndytë; ose është mëkat ajo që është therrë në emër të tjetër kujt, e jo në emër të Perëndisë. Por, për atë që ngushtohet nga uria e madhe, nuk është mëkat të hajë ato që i përmendëm, por pa u ngopur, vetëm sa të zhduket uria. Se, Perëndia, me të vërtetë, është Falës i madh dhe Përdëllimtar.
Na ua kei ndaluar Hebrenjve të gjitha shtazët që kanë thonj (kthetra), ndërsa nga lopët e delet, për ta kemi ndaluar dhjamin e brendshëm të tyre, me përjashtim të dhjamit të shpinës, ose të atij dhjami që është puqë me zorrët, ose atë që është përzier me eshtra. Me këtë, Na i kemi ndëshkuar ata, për shkak të zullumit të tyre, se, Ne, padyshim, themi të vërtetën.
Nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, thuaju: “Zoti juaj është pronar i mëshirës së gjerë, e ndëshkimi i Tij nuk pengohet nga populli mëkatarë”.
Thuaj: “Perëndia ka argument të qartë dhe po të donte Ai, të gjithëve do t’ju udhëzonte (me forcë) në rrugë të drejtë!”
Thuaj: “Sillni dëshmitarët tuaj të cilët dëshmojnë se Perëndia e ka ndaluar këtë!” E nëse dëshmojnë (duke gënjyer), ti mos dëshmo me ta. Mos i ndiq dëshirat e atyre, që argumentet tona i konsiderojnë gënjeshtra dhe të cilët nuk besojnë në Ditën e mbramë! E, ata i bëjnë krahasim dike tjetër Zotit të tyre.
Ky Libër (Kur’ani) që ua kemi shpallur, është i uruar, ndiqnie ate dhe druajuni kundërshtimit, për të qenë të mëshiruar,
(e kemi zbritur) për të mos thënë: “Libri u është shpallur vetëm dy grupeve apra nesh (Hebrenjve dhe të krishterëve) e nuk kemi mundur ta kuptojmë (meqë nuk kemi pasur njohuri të mëparshme për të)”.
Ose për të mos thënë: “Sikur Libri të na ishte shpallur neve, ne do t’i përmbaheshim rrugës së drejtë më mirë se ata”. Pra, ju ka ardhur nga Zoti juaj argument i qartë dhe udhërrëfyes dhe mëshirë; e kush është më zullumqar nga ai që i përgënjeshtron argumentet e Perëndisë dhe largohet nga ato? Ne, do t’i ndëshkojmë ata që shmangën nga argumentet Tona, me dënim të rëndë, për shkak se u larguan.
A mos vallë presin ata t’u vijnë engjëjt, ose të vijë (urdhëri) i Zotit tënd (me dënim) ose të vijnë disa argumente të Zotit tënd. Kur të vijë ndonjë argument i Zotit tënd, atëherë nuk do t’i bëjë dobi askujt besimi i tij, nëse nuk ka besuar më parë, ose nuk ka bërë ndonjë të mirë, në besimin e tij. Thuaj: “Pritni ju, se edhe ne, me të vërtetë po presim!”
Kush punon vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetë fish. Kush punon vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas mëkatit, dhe atyre nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie.
Thuaj: “Me të vërtetë, namazi im, edhe adhurimi im, jeta ime, dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Perëndisë, Zotit të Gjithësisë.
Ai bën që ta ndërroni njëri-tjetrin në Tokë dhe Ai ju ngritë nëpër pozita disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju provuar për atë që ju ka dhënë. Me të vërtetë, Zoti yt, është i shpejtë në dënim, por me të vërtetë, është edhe falës e mëshirues.
Share