Surah El Hadid

Surah El Hadid - Shqip Aya count 29

Perëndinë e falenderon çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë, e Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
Pushteti i Tij është në qiej dhe në Tokë; jeta dhe vdekja janë vepër e Tij, dhe Ai është i pushtetshëm për çdo gjë.
Besoni Perëndinë dhe të Dërguarin e Tij dhe shpenzoni nga ato çka Ai ju ka lënë në dispozicion juve, se ata që kanë besuar nga ju dhe kanë shpenzuar (për të mirë), për ta ka shpërblim të madh!
Kush do t’i jap vullnetarisht Perëndisë hua – të mirë – që Ai pastaj t’ia kthejë shumëfish, e madje, për të ka shpërblim fisnik.
Sot, prej jush nuk pranohet kurrfarë kompensimi, e as prej atyre që nuk kanë besuar: zjarri është vendbanimi juaj, ai është për ju, e sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!”
A nuk është koha që besimtarëve t’u zbutet zemra, kur përmendet Perëndia dhe e Vërteta (Kur’ani) që është reveluar (shpallur), dhe mos të bëhen ata sikur atyre që qysh më parë iu është dhënë Libri, por zemrat e tyre, me kalimin e një kohe të gjatë – u forcuan (në të keqe), dhe shumë prej tyre janë mëkatarë.
Dijeni që jeta në këtë botë nuk është kurrgjë tjeër veçse lojë dhe dëfrim, dhe zbukurim (stolisje) dhe mburrje ndërmjet jush dhe vrapim kah pasuria dhe numri i fëmijëve! Kjo i shembëllen bimës, e cila pas hiut rritet dhe entuziazmon bujqit, e ajo pastaj gufon, po më vonë e sheh të zverdhur (vyshkur), që më në fund (të shkatërrohet). Kurse, në botën tjetër ka vuajtje të mëdha dhe amnesti nga Perëndia dhe kënaqësi nga Ai; jeta në këtë botë është vetëm kënaqësi e mashtruar.
Për të mos u dëshpëruar për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë juve, Perëndia nuk i don lavdëruesit dhe vetmburrësit,
ata që janë koprracë dhe nxisin edhe të tjerët në koprraci. E ata që i shmangën urdhërit, me të vërtetë, Perëndia është i pavarur (i pasur) dhe i lavdërueshëm.
Me të vërtetë, Ne i kemi dërguar profetët Tonë me argumente të qarta dhe me ta u kemi dhënë librin dhe terezitë, (drejtësinë): që njerëzit të veprojnë drejt; kurse hekurin e kemi krijuar, se, në atë ka tmerr të madh, po edhe dobi për njerëzit dhe që Perëndia të dëftojë ata që ndihmojnë besimin e Tij dhe të dërguarit e Tij – pa i parë. Me të vërtetë, Perëndia është i fuqishëm dhe i madhërueshëm.
Me të vërtetë, e kemi dërguar Nuhun dhe Ibrahimin dhe disa trashëgimtarë të tyre, që iu kemi shpallur profetninë dhe iu kemi dërguar Librin. Disa prej tyre kanë qenë në rrugë të drejtë, kurse shumica prej tyre kanë qenë ngatërrestarë.
Pastaj pas gjurmëve të tyre – ju kemi dërguar profetët Tonë, dhe pastaj kemi dërguar Isanë, të birin e Merjemës, të cilit ia dhamë Inxhilin, kurse në zemrat e ithtarëve të tij kemi mbjellë (frymëzuar) butësi dhe mëshirë, ndërsa, ata vetë e kanë trilluar jetën (lutëse – të tërhequr prej shoqërisë dhe jetës normale), për të arritur kënaqësinë e Perëndisë. Ne nuk i kemi obliguar ata për këtë, por ata nuk u kujdesën për atë si duhet. Ata të cilët kanë besuar si duhet – i shpërblejmë, e shumë prej tyre janë ngatërrestarë.
dhe le ta dinë ithtarët e Librit, se ata, kurrfarë dhuntie të Perëndisë nuk do të fitojnë (marrin), pasi që dhuntia është vetëm në dorën e Perëndisë – Ai ia dhuron kujt të dojë. E Perëndia është pronar i mirësisë së madhe.
Share