Surah Et Tur

Surah Et Tur - Shqip Aya count 49

Pasha malin e Turit (Sinajit),
me të vërtetë, dënimi i Zotit tënd, do të ndodhë,
e malet të lëkunden me të madhe nga vendi!
Me të vërtetë, ata që kanë besuar do të gjenden në kopshtet e xhennetit dhe lumturi,
duke u kënaqur me atë që u ka dhënë Zoti i tyre, i ka ruajtur ata Zoti i tyre prej dënimit të skëterrës.
në të (xhennet) ia zgjasin njëri-tjetrit gotat e mbushura, aty nuk do të ketë biseda të kota, as mëkate, -
e do të thonë: “Ne, më parë – në familjet tona jemi frikësuar (nga dënimi),
e, Perëndia na ka dhuruar mëshirë dhe na ka ruajtur nga dënimi i rëndë (i frumës helmuese).
Ne, më parë (në jetën tokësore) e kemi adhuruar Atë, Ai, me të vërtetë, është bamirës dhe mëshirues”.
Andaj, këshillo ti (o Muhammed), se ti, me dhuntinë (profetninë) e Zotit tënd, nuk je as fallxhi as i çmendur.
Ose të thonë ata: “(Ai – Muhammedi është) vjershtar, të presim derisa ta zhdukë vdekja”.
Thuaju (atyre): “Pritni, se, me të vërtetë, edhe unë jam nga ata që presin!”
A mos u vie atyre kjo nga mendja e tyre, apo ata janë popull kryeneç (që e kanë kaluar kufirin)?
Apo thonë: “Ai e ka trilluar atë (Kur’anin)”. – Jo, por ata nuk besojnë;
andaj, le ta sjellin ata një fjalim të ngjashëm me të, nëse thonë të vërtetën!
A mos vallë, ata janë krijuar pa Krijues, apo mos janë ata krijues të vetvetes?!
Vallë, a mos kanë shkallë (me të cilat ngjiten lart) e përgjojnë?! E, le të sjell (ai) përgjuesi i tyre argument të qartë!
Vallë a mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e që ata të jenë të ngarkuar me këtë?!
Ose ata kanë zot (tjetër) pos Perëndisë? Perëndia është i Lartësuar mbi atë çka i përshkruajnë Atij!
Ditën në të cilën, dinakëritë e tyre nu do t’u bëjnë dobi asgjë dhe kur ata nuk do t’i ndihmojë askush.
E, ti duro për Vendimin e Zotit tënd! Me të vërtetë, ti je nën mbrojtjen Tonë; dhe lavdëroje duke e falenderuar Zotin tënd kur të ngritesh,
Share