Surah El Maide

Surah El Maide - Shqip Aya count 120

O besimtarë! Mos e llogaritni për të lejueshme cenimin e shenjave të Perëndisë në haxhxhillëk, as muajt e mëdhenj, as kurbanin e Qabes, as kurbanët që janë të shënuar me xherdan, as (mos i pengoni) ata që kanë synuar të vizitojnë Qaben, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit të vet. E, kur të dilni prej ihramit (pas kryerjes së haxhxhillëkut), gjuani (nëse doni). Dhe, mos t’ju nxisë juve urrejtja ndaj disa njerëzve, nga se ju kanë penguar juve në të vizituarit e Qabesë, kurrsesi mos t’ju nxisë që t’i sulmoni! Ndihmoni njëri-tjetrit në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe mos ndihmoni në mëkate dhe armiqësi! Dhe druajuni Perëndisë! Se, Perëndia, dënon ashpër.
U ndalohet juve ngrënia e coftinës, gjakut, mishi i derrit, asaj kafshe që është therrur jo në emër të Perëndisë, mishi i kafshës që është lidhur në fyt e ka plasë, mishi i kafshës që është rrahë e ka ngordhë, e i asaj kafshe që është mbytur nga të rrëzuarit, e i asaj që është mbytur me brirë nga kafshët e tjera, e i asaj që është mbytur nga egërsirat, përveç atyre që i preni ju para se të ngordhin. U ndalohet juve ngrënia e asaj që është therrur për nder të kryqëve dhe të të kërkuarit e fatit me fall. Të gjitha këto që u përmendën janë mëkat. Sot, dëshprohen ata, që nuk besojnë dhe kanë humbur çdo shpresë, që t’ju prishin dispozitat e fesë suaj. Mos u frikësoni prej tyre, por druani (vetëm) prej meje! Sot ua përsosa dispozitat e fesë suaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fé e juaja. Por kushdo që të jet ëi shtrënguar nga uria, (e han nga këto jo me qëllim përr t’u kënaqur) nuk ka mëkat. Se, Perëndia është falës e mëshirues.
Të pyesin ty (muslimanët) ç’është e lejueshme që të hanë ata. Thuaju (o Muhammed!): “U lejohet juve çdo gjë që është e bukur dhe at që ua gjuajnë shtazët që i keni stërvitur ju e i përdorni në gjueti, duke qenë ato të mësuara me dijeninë që ua ka dhënë Perëndia juve. Pra, hani ate që ua sjellin juve (kafshët që janë gjuajtur), e përmendni emrin e Perëndisë! Druajuni Perëndisë! Se, Perëndia është llogaritar i shpejtë.
Sot u janë lejuar gjërat e mira e të pastra. U janë lejuar juve edhe ushqimet e ithtarëve të Librit, si dhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Dhe janë të lejuara për ju femrat e ndershme besimtare; dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, kur t’jua jepni dhuratat e kurorëzimit, duke u martua me ato, e duke mos bërë me to kurvëri, as duke i marrë për mikesha (konkubine). Kushdo që mohon besimin, puna e tij është e falimentuar. Ai në Ditën e Kijametit do të jetë nga të dënuarit.
O besimtarë! Kur doni të bëni namaz lanie fytyrën dhe duart tuaja dei në bërryla dhe fshinie kokën me dorë të lagët; lani edhe këmbët deri në nyje. E, nëse jeni xhunub, pastrohuni! Por, në qoftë se jeni të sëmurë (që mund t’u dëmtojë uji), ose gjendnei në udhëtim, ose ndonjëri nga ju vie pas kryerjes së nevojës natyrore, ose nëse keni pasur marrëdhënie (seksuale) me granitë e nuk gjeni ujë, atëherë gjeni (bëni tejemmum) në dhé të pastër dhe fshinie fytyrat tuaja dhe duart me te. Perëndia nuk dëshiron t’ju krijojë ndonjë vështirësi juve, por dëshiron t’ju pastrojë juve dhe t’i plotësojë dhuntitë e Tij ndaj jush, që të jeni falenderues.
O besimtarë! – bëhuni të qëndrueshëm në urdhërat e Perëndisë dhe bëhuni dëshmues me të drejtë! Le të mos u nxis juve urrejtja ndaj një kombi për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë (ndaj miqve dhe armiqve), se drejtësia është më afër takvasë (dispozitave të islamizmit), dhe durajuni Perëndisë! Se, Perëndia, është i dijshëm për çdo gjë që punoni ju.
Me të vërtetë, Perëndia mori premtimin e bijve të Israilit dhe nga mesi i tyre caktoi dymbëdhjetë kujdestarë (mbikëqyrës), – dhe Perëndia tha: “Unë jam (në ndihmën tuaj)! Në qoftë se do të kryeni namazin e jepni zeqatin, e besoni pejgamberët e Mi, i ndihmoni ata dhe t’i jepni vullnetarisht hua Perëndisë (në rrugën e Tij), atëherë, Na, me të vërtetë, do t’ju mbulojmë mëkatet tuaja dhe do t’ju shpiem në kopshtije, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. E, ai që prej jush mohon edhe pas kësaj, me të vërtetë, e ka humbur rrugën e drejtë.
Dhe prej atyre që thanë: “Jemi të krishterë”, kemi marrë premtimin e tyre, por edhe këta kanë harruar një pjesë nga ato që janë këshilluar, prandaj ua shtiem armiqësinë dhe urrejtjen në mes tyre deri në Ditën e Kijametit. Se, Perëndia, me të vërtetë, di t’i lajmërojë ata për ato që kanë punuar.
O ithtarët e Librit! Ju erdhi juve Pejgamberi Ynë i cili u shpjegon gjëra nga to që i keni fshehur ju prej Librit (Teuratit dhe Ungjillit) dhe ju falë shumë (kalon në heshtje). E, prej Perëndisë ju erdh juve dritë (Pejgamberi) dhe Libri i qartë (Kur’ani),
Me të vërtetë, kanë mohuar (të Vërtetën) ata që thonë: “Me siguri perëndi është Mesihu, i biri i Merjemës!” Thuaj: “Kush mund të pengojë gjë në punët e Perëndisë, nëse Ai don ta zhdukë Mesihun, të birin e Merjemës dhe nënën e tij dhe gjithë çka gjendet në Tokë?” E pronë e Perëndisë janë: qiejt, Toka dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre. Ai krijon çka të dojë, dhe Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.
Hebrenjt dhe të krishterët kanë thënë: “Na jemi të bijt e Perëndisë dhe të dashurit e Tij”. Thuaj: “E përse ju dënoi (Ai) juve për shkak të mëkateve tuaja? Jo! (Nuk është ashtu si thoni ju), por ju jeni njerëz nga ata që ka krijuar Ai. Ai falë kënd të dojë dhe e dënon kënd të dojë. E, pronë e Perëndisë janë: qiejt, Toka dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre. Dhe vetëm tek Ai kthehen të gjithë.
O ithtarë të Librit! – juve ju ka ardhur Pejgamberi Ynë, - shpjeguesi juaj mu në kohë të ndërprerjes së dërgimit të pejgamberëve, për të mos thënë ju (kur të dënoheni), se nuk na ka ardhur ndonjë sihariques e as ndonjë paralajmërues. Por, ja ju erdhi juve sihariquesi dhe paralajmëruesi. Se, Perëndia është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.
ata thanë: “O Musa! – a ty, në atë tokë gjendet popull i pa mëshirë (dhunues), dhe ne në të nuk do të hyjmë pa dalë ata; e nëse dalin ata prej saj, ne atëherë, me siguri do të hyjmë në të”.
Dy njerëz nga ata që i druanin Perëndisë, që i kishte pajisur Ai me mirësi – thanë: “Futuni (befas) në porten e qytetit! E, kur të kaloni nëpër te, me siguri do të jeni fitues. Dhe, nëse jeni besimtarë (të vërtetë), mbështetuni në Perëndinë!”
Unë preferoj që ti të kthehesh me mëkatin tim dhe me mëkatin tënd (për vrasjen time dhe për kundrështimin tënd); e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. E, ky është ndëshkimi i zullumqarëve”.
Andaj Na i urdhëruam Izrailitët, se ai që mbyt ndokend, i cili s’ka mbytur askend, ose atë që nuk ka bërë çrregullim në Tokë – është sikur t’i mbysish të gjithë njerëzit; e nëse ndokush bëhet shkaktar që të shpëtojë jetën e ndokujt – është sikur me i shpëtuar jetën e të gjithë njerëzve. Pejgamberët tanë u kanë sjellë argumente të qarta, por shumë nga ata edhe pas kësaj, kanë kaluar tërë kufijt me të këqija në Tokë.
Me të vërtetë, mohuesit – sikur të kenë tërë pasurinë që gjendet në tokë, madje edhe njëherë aq, e ta sakrifikojnë për të shpëtuar nga dënimi i Dikës së Kijametit, nuk do të pranohet prej tyre, sepse, për ta ka dënim pikëllues.
Vjedhësit dhe vjedhëses këputjuani duart e tyre, për ndëshkim të asaj që kanë punuar – dënim nga ana e Perëndisë; se, Perëndia, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
E, kushdo që të pendohet pas të këqijave të tij dhe përmirëson punën e tij, Perëndia ia pranon pendimin, se Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues.
O i dërguari i Perëndisë! Mos të brengos ty ajo, që ata shpejt shprehin mosbesimin, të cilët me gojën e tyre thonë: “Besojmë” kurse zemrat e tyre nuk besojnë, dhe Hebrenjt, të cilët trillimet i dëgjojnë shumë dhe të cilët i pranojnë lehtë fjalët e huaja, të atyre që s’kanë ardhur te ti; ata i ngatërruan vendet e fjalëve të tyre dhe thanë: “Nëse kështu gjykohet ndërlikueshëm atëherë pranoni këtë, e nëse nuk gjykohet kështu, atëherë, ruhuni e mos e pranoni. – E, këtë dojë Perëndia ta lë në humbje, ti asgjë nuk do të mund të pengosh Perëndinë për këtë. Këta janë të asaj dore (fare), të cilët Perëndia nuk dëshiron t’ua pastrojë zemrat e tyre. Për ta, në këtë jetë ka poshtërim, kurse në jetën tjetër për ta ka ndëshkim të rëndë.
Na kemi dërguar Teuratin, në të cilin është udhëzimi dhe drita. Sipas tij –pejgamberët, të cilët ishin të bindur e të ndershëm ndaj Perëndisë i gjykonin hebrenjt, por edhe të diturit dhe juristët gjykonin sipas aaj që është ruajtur nga Libri i Perëndisë, e për të cilin ata dëshmonin (se është i vërtetë). Prandaj, mos druani nga njerëzit, por druani vetëm prej Meje! Dhe mos i ndërroni argumentet e Mia me ndonjë vlerë të vogël! E, ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur Perëndia, ata janë mohues të vërtetë.
Na ty (o Muhammed!) ta kemi dërguar Librin (Kur’anin), me të vërtetë, vërtetues të librit që e kanë përpara dhe dëshmues i tij. Gjyko në mes tyre me atë që ka zbritur Perëndia dhe mos ndjek dëshirat e tyre, për të mos devijuar në atë që të ka ardhur ty nga e Vërteta. Na për të gjithë ju kemi bërë ligj një rrugë të qartë. E, sikur të donte Perëndia, do t’u kishte bërë juve një popull, por, Ai don që t’ju provojë juve në ate që ju ka dhënë, andaj bëni gara ju në punë të mira! Të gjithë do të ktheheni te Perëndia e Ai do t’ju lajmërojë për çështjet, në të cilat nuk jeni pajtuar ju.
Dhe, (Na të dërguam Librin) që të gjykosh ti me atë që të ka shpallur Perëndia, e mos ndjek dëshirat e tyre! Ruaju nga ata, që të mos të turbullojnë ty prej disa sendesh që t’i ka zbritur Perëndia! Nëse ata kthehen e nuk dëgjojnë gjykimin tënd, atëherë ta dish se Perëndia don vetëm atë, që t’i dënojë ata, për disa mëkate të tyre. E, me të vërtetë, shumë njerëz janë mëkatarë.
A mos kërkojnë ata gjykimin e kohës së paganizmit?! E, kush është gjykatës më i mirë se Perëndia për njerëzit që besojnë bindshëm?
I sheh ti ata, zemrat e të cilëve lëngojnë (nga hipokrizia) se si vrapojnë për të lidhur miqësi me ta duke thënë: “Druajmë se mos po na goditë ndonjë fatkeqësi”. E, Perëndia do t’i sjell fitoren ose diçka tjetër nga ana e Tij, e prandaj, për atë që kanë fshehur në veten e tyre do të pendohen,
O besimtarë! Nëse ndokush prej jush shmanget nga besimi i vet, me të vërtetë Perëndia do të sjell një popull, që e don dhe që ata e donë (Perëndinë), të cilët janë të përulur ndaj besimtarëve dhe të ashpër ndaj mohuesve; luftojnë në rrugën e Perëndisë dhe nuk i druajnë qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Perëndisë, të cilën Ai ia jep kujt të dojë, se Perëndia ka mirësinë e gjerë dhe di çdo gjë.
Me të vërtetë, ata që marrin për mik Perëndinë, Pejgamberin e Tij dhe ata që besojnë, (ata janë në anën e Perëndisë); dhe ana e Perëndisë do të jetë fitues.
Thuaj: “A doni t’ju tregoj juve për të keqën më të madhe (dhe kush meriton më të rëndin), dënimin te Perëndia? (Këta janë ata), në të cilët është pezmatuar Perëndia, dhe që i ka mallkuar, i ka shndërruar në majmunë dhe derra dhe ata që adhurojnë djallin – ata janë në vendin më të mjerueshëm, sepse, ata qëndrojnë larg rrugës së vërtetë”.
O Pejgamber! Trego atë që të është shpallur nga Zoti yt! – Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke kryer profetninë tënde; Perëndia të ruan ty prej njerëzve. Se, Perëndia, me të vërtetë, nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit që nuk besojnë.
Na kemi marrë premtimin nga bijt e Izraelit (për besim) dhe ju kemi dërguar pejgamberë. Por, sa herë që ju ka ardhur atyre ndonjë pejgamber me atë (dispozitë), që s’jua donte shpirti i tyre, disa nga ata (pejgamberë) i konsideronin për gënjeshtarë e disa prej tyre i mbytnin.
Ata menduan se nuk do t’i gjejë kurrfarë dënimi, andaj ngelën të verbër dhe të shurdhët (nuk e panë drejtësinë). Pastaj, Perëndia ua pranoi pendimin tyre, e përsëri, u verbuan dhe u shurdhuan shumë nga ata; e Perëndia sheh mirë atë që punojnë ata.
Me të vërtetë, kanë mohuar (të Vërtetën) ata që thonë: “Me siguri Perëndi është Mesihu – i biri i Merjemës! E, Mesihu tha: “O bijt e Israelit, adhuronie Perëndinë, që është Zoti im dhe Zoti juaj. Se, me të vërtetë, kush i ën shok Perëndisë, Perëndia ia ndalon atij Xhennetin dhe strehim i tij është zjarri. Dhe, për zullumqarët nuk ka ndihmëtarë.
E, përse ata nuk pendohen, (të kthehen te Perëndia) e të kërkojnë ndjesë nga Ai? Se, Perëndia, është falës dhe mëshirues.
Thuaju (o Muhammed!): “Vallë, a e adhuroni ju, përpos Perëndisë, atë që nuk është në gjendje t’u sjell dëm e as dobi?” E, Perëndia është Ai, që dëgjon dhe di çdo gjë.
Thuaj: “O ithtarët e Librit! Mos kaloni kufirin në besimin tuaj, në kundërshtimin me të vërtetën dhe mos ndiqni pasionin e një populli, që qysh më parë patën humbur dhe kanë nxjerrë prej udhës së drejtë shumë njerëz dhe vetë janë shmangur nga udha e drejtë”.
Kur dëgjuan ata për ate (Kur’anin) që i është zbritur Pejgamberit, i sheh ti ata, prej se kuptuan të Vërtetën, se si ju rrjedhin lotët nga sytë. Ata thanë: “O Zoti ynë! Na besojmë, andaj na regjistro në mesin e atyre që dëshmojnë (profetninë e Muhammedit)”.
E përse të mos besojmë Perëndinë dhe të Vërtetën (Kur’anin), që na është dërguar, kur shpresojmë se edhe neve Zoti ynë do të na shpie me njerëz të mirë.
E Perëndia do t’i shpërblejë ata për fjalët që thanë (që besuan) me kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë. E ky është shpërblimi i bamirësve.
Me të vërtetë, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz dëshiron që të fusë në mes jush armiqësi dhe urrejtje dhe t’ju shmangë juve nga të kujtuarit e Perëndisë dhe kryerjen e namazit. Prandaj, a doni të shmangeni? (Shmanguni ju nga këto vepra të këqia)!
Bindjuni Perëndisë, bindjuni dhe Pejgamberit dhe ruajuni (nga kundërshtarët)! E, nëse zmbrapseni (nga bindja), ta dini se Pejgamberi Ynë është i obliguar të bëjë vetëm shpalljen e qartë.
O besimtarë! Mos gjuani, duke qenë në ihram! E, kushdo që qet të vret (egërsirën) me paramendim, për dënim do të therrë një shtazë shtëpiake të ngjashme me kafshën e gjuajtur. Këtë, e vlerësojnë dy vetë të drejtë, duke dërguar kurban në Qabe, ose duke i ushqyer të varfërit për të larë mëkatin, ose të agjëroj në këtë masë, që ta ndiejë ndëshkimin e mëkatit të bërë. Perëndia i falë atë që ka kaluar (para ndalimit). E, kush vepron edhe pas ndalimit, Perëndia do ta ndëshkojë. Se, Perëndia është i Plotëfuqishëm dhendëshkues.
O besimtarë! Mos pyetni për disa sende, që sikur t’ju thuhet haptazi do të ishit të pakënaqur, e nëse pyetni për ato kur zbritet Kur’ani, do t’u jenë të qarta. Perëndia ua ka falë kërshërinë. Se, Perëndia, është falës dhe i butë, (nuk nxiton në ndëshkime).
Perëndia nuk e përligji Behirën (devën femër me veshë të prerë); as Saibën (devën që e flijonin për statujë); as Vesilën (devën që ka pjellë pesë herë rresht qingja – femër e u është flijuar statujeve); as Hamin (devën që nuk e ngarkonin as shalonin). Por, mohuesit (duke besuar kështu shtrembër), kanë trilluar gënjeshtra për Perëndinë! Shumica nga ata nuk kanë mend.
E kur ju thuhet atyre: “Ejani në atë që e ka zbritur Perëndia dhe ejani te Pejgamberi!” Ata thanë: “Neve na mjafton ajo, në çka i kemi gjetë etërit tonë”. A mos edhe atëherë, kur etërit e tyre nuk kanë ditur asgjë, e as nuk ishin në udhën e vërtetë?
Nëse hetohet se ata dy dëshmues kanë bërë mëkat, atëherë dy të tjerë do t’i zëvendësojnë ata të dy, nga ata që u është bërë padrejtësi, e këta dy do të betohen në Perëndinë (duke thënë): “Dëshmia jonë është gjithsesi më e drejtë se dëshmia e atyre dyve dhe na nuk i kemi kaluar kufijt. Sepse, atëherë, ne do të ishim zullumqarë”.
Kujtojeni ditën kur Perëndia i tubon Pejgamberët e ju thotë: “Çka ju përgjigjën?” Ata thonë: “Na s’kemi dijeni (të plotë), se vetëm Ti i di të gjitha fshehtësitë”.
(Kujtoje o Muhammed!), kur Perëndia tha: “O Isa, i biri i Merjemës, kutjoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës tënde: kur të forcova ty me Shpirtin e shenjtë (Xhebrailin), e ju flitje njerëzve duke qenë fëmijë (në djep) dhe si njeri i rritur; dhe kur ta mësova shkrimin dhe dijeninë e thellë, Teuratin dhe Inxhilin, dhe kur krijove një figurë shpendi prej balte me urdhërin Tim e fryeve në të, e u bë zog, me urdhërin Tim; dhe kur me urdhërin Tim, i ngjalle të vdekurit; dhe kur i pengova sulmet e Israelitëve në Ty, atëheë kur ju solle atyre argumente të qarta, e ata që nuk besuan ndër, ta, thanë: “Kjo është vetëm magji e kulluar!”
dhe kur i urdhërova Havarijjunët (Apostujt): “Besomëni Mua dhe Pejgamberin Tim!” Ata u përgjigjën: “Na besojmë, e ti bëhu dëshmues që ne jemi muslimanë!”
Ata thanë: “Na dëshirojmë ta hamë nga ajo (sofër), dhe të na qetësohen zemrat, dhe ta dimë (konkretisht) që na ke thanë të vërtetën dhe për atë të jemi dëshmitarë”.
Nëse Ti i dënon ata – robërit e Tu janë, e nëse i falë ata, me të vërtetë, vetëm Ti je i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
Perëntia thotë: “Kjo është Dita, në të cilën, të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshtet, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Perëndia është i kënaqur me ta; dhe ata janë të kënaqur me Te. Kjo është fitorja e madhe!”
Share