Surah El Huxhurat

Surah El Huxhurat - Shqip Aya count 18

O ju që keni besuar! Mos nxitoi para urdhërit (dispozitës) së Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij dhe druani Perëndisë! Perëndia, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.
me mirësinë dhe dhuntinë e Perëndisë. – E, Perëndia është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm.
O ju që keni besuar! Shmanguni prej shumë dyshimeve, meqë disa dyshime janë mëkat. Mos i hulumtoni të metat (e njëri-tjetrit) dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Mos vallë dëshiron ndokush prej jush të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur, e juve kjo u është e neveritshme! Druajuni Perëndisë! Me të vërtetë, Perëndia është pranues i pendimit dhe mëshirues.
O njerëz! Ne, me të vërtetë, u krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u bëmë juve popuj dhe fise, për t’u njohur (në mes vete). Më i lavdërueshëm te Perëndia është ai që i druan më së shumti Atij. Me të vërtetë, Perëndia është i Plotëdijshëm dhe asgjë nuk i është e fshehtë Atij.
Beduinët (arabët e shkretëtirës) thanë: “Na besojmë”. Thuaju (atyre): “Nuk keni besuar!” Por, thoni: “Na jemi përulur!” meqë në zemrat tuaja ende nuk ka hyrë feja si duhet. E, nëse i përuleni Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, nuk do t’ju pakësohet juve asgjë prej veprave tuaja. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues.
Thuaju (atyre): “Vallë, a ju ta lajmëroni Perëndinë për besimin tuaj, e Perëndia i di të gjitha çka ka në qiej dhe në Tokë! Perëndia është i dijshëm për çdo gjë.
Ata të përkujtojnë ty, (mirësitë), ngase kanë pranuar islamizmin. Thuaju (atyre): “Mos më përkutjoni ju për atë që keni pranuar islamizmin; përkundrazi, Perëndia ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka orientuar në besim, nëse flisni të vërtetën!
Share