E, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira dhe besojnë në atë që i është shpallur Muhammedit – e ajo është e Vërteta prej Zotit të tyre, - Ai do t’jua mbulojë mëkatet dhe do t’ua përmirësojë gjendjen atyre,
meqë, ata që kanë mohuar mbështeten në të pavërtetën, kurse besimtarët mbështeten në të Vërtetën e Zotit të tyre. Kështu Perëndia ua sjell njerëve shembujt e tyre.
E, kur të takoheni në luftë me mohuesit, bini në qafë derisa t’i rraskapitni e t’i shkatërroni ata, e pastaj lidhin (zëni robër), dhe mandej, ose i lironi me zemërgjerësi ose me kompensim, përderisa të mos bëhet armëpushimi. Kështu bëni! E, sikur të dojë Perëndia, Ai do t’i shkatërronte ata, por Ai dëshiron t’ju provojë juve njërin me tjetrin. Ai nuk ua humbë veprat atyre që vdesin në rrugën e Perëndisë,
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër Tokë, për të parë përfundimin e atyre të mëparshmëve?! Perëndia i ka zhdukur ata plotësisht, e kështu do të përfundojnë edhe mohuesit e tjerë.
Perëndia, me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do t’i shpie në xhennete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj; e ata që nuk besojnë – që kënaqen dhe gëlltisin ashtu siç gëlltisin shtazët, vendbanim i tyre është zjarri!
Vallë, a është i njëjtë ai që (pason) argumentet e qarta të Zotit të tij me atë që i zbukurohen punët e veta të shëmtuara dhe (i cili) pason epshet e veta?!
Shembulli i xhennetit, që u është premtuar besimtarëve – në të cilin gjenden lumenj me ujë të paprishur, dhe lumenj të qumështit me shije të pandryshuar, dhe lumenj të verës me shije të këndshme për ata që e pinë (pa përbërje alkooli), dhe lumenj prej mjaltit të kulluar, në të kanë edhe llojlloj pemësh dhe falje (të mëkateve) prej Zotit të tyre, (a është njësoj si shembulli i atij) i cili është përherë në zjarr dhe të cilëve u jepet ujë i vëluar, që ua copton zorrët?!
Në mes tyre ka (edhe të atillë) që të përgjojnë ty, e posa të largohen prej teje, i pyesin ata të cilëve u është dhënë dijenia: “Ç’tha ai më parë?!” Këta janë ata, zemrat e të cilëve ua ka vulosur Perëndia dhe të cilët ndjekin epshet e veta.
A mos vallë mohuesit presin që t’u vie befasisht (edhe) vetëm Çasti i caktuar, e madje – me të vërtetë, shenjat e tij kanë ardhur? E, çka do t’u shërbejnë atyre këshillat kur t’ju vie ai (Çasti)?!
Dije se s’ka zot (tjetër) pos Perëndisë! Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e besimtaret. Perëndia di se ku silleni ju dhe ku qëndroni (banoni).
E, thonë ata që kanë besuar: “Sikur të ishte shpallur një sure!” E, kur u shpall një sure e qartë dhe në të u përmend (obligimi) i luftës, i sheh ti ata zemrash të sëmuara (me besim të dyshimtë), si të shikojnë ty me shikimin si të agonisë së jetës! E, më e përshtatshme do të ishte për ata –
Me të vërtetë, ata që janë kthyer prapa (në mohim), pasi u është treguar atyre rruga e drejtë, djalli i ka shpie në mëkat dhe i ka udhqyer ata me shpresë të rrejshme.
Kjo ngjet, ngase ata u thonin atyre, të cilët nuk e donin atë që e ka shpallur Perëndia: “Na do t’ju përulemi juve në disa gjëra”, - e Perëndia i di mirë fshehtësitë e tyre.
Kjo (mënyrë e vdekjes) është, ngase ata, pasuan atë që shkakton pezmin e Perëndisë dhe që urrenin kënaqësinë e Tij; e Ai, ua ka shkatërruar veprat e tyre.
E, sikur të donim, Ne do t’i tregonim ty ata, e ti me siguri, do t’i njihje ata, sipas shenjave të tyre (të fytyrës). Por, ti do t’i njohësh ata sipas mënyrës së shprehjes së tyre, e Perëndia i di veprat tuaja.
Ne do t’ju vëmë në sprovë juve, përderisa t’i njohim në thelb ata të cilët prej jush luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë (mundimin), si dhe për t’i vërtetuar lajmet për veprat tuaja.
Me të vërtetë, ata që nuk besojnë dhe i pengojnë (të tjerët) nga rruga e Perëndisë dhe kundërshtojnë Pejgamberin, pasi që atyre u është shpjeguar qartë rruga e drejtë, nuk do t’i sjellin (me këtë) Perëndisë kurrfarë dëmi, e Ai do t’ua zhdukë veprat e tyre.
Dhe, mos u bëni qyqarë dhe mos afroni paqë duke qenë ju më të fuqishëm, sepse Perëndia është me ju (në ndihmë tuaj), Ai nuk ua pakëson shpërblimin e veprave tuaja.
Jeta e kësaj bote nuk është asgjë tjetër, pos lojë dhe zbavitje, e nëse besoni dhe ruheni (prej të këqiave), Ai do t’ju shpërblejë juve dhe nuk do të kërkojë prej jush (tërë) pasurinë tuaj.
Ja, pra, ju thirreni se shpenzoni në rrugën e Perëndisë, por disa prej jush janë koprrac, - e kush është koprrac, është koprrac në dëm të vet, sepse Perëndia është i pasur (s’ka nevojë për asgjë), ndërsa ju jeni të varfër (jeni nevojtarë për gjithçka). E, nëse ju, shmangeni, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do të bëhet si ju.