Surah Esh Shura

Surah Esh Shura - Shqip Aya count 53

Hâ, Mîm.
Ajin, Sîn, Kâaf.
Gati që qiejt po shkyhen (prej madhërisë së Tij), njëri mbi tjetrin! E, engjëjt e madhërojnë duke e falenderuar Zotin e tyre dhe ërkojnë falje për ata që janë në Tokë. – (Ja, pra) Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues.
Ja, kështu – Na ta kemi shpallur ty Kur’anin, në gjuhën arabe, për ta paralajmëruar popullin e Mekkes dhe ata rreth saj, dhe t’i paralajmërosh (ata) për Ditën e tubimit (Kijametit), për të cilën s’ka dyshim. (Atëherë) një grup (do të shkojë) në xhennet, e (grupi) tjetër në xhehennem.
Vallë, a mos marrin ata mbrojtës tjetër, pos Atij?! E, Perëndia është i vetmi mbrojtës dhe Ai do t’i ngjallë të vdekurit. (Vetëm) Ai është i pushtetshëm për çdo gjë.
Tek ai janë çelësat e thesarëve të qiejve dhe të Tokës. Ai i jep furnizim (të gjerë) kujt të dojë, por edhe ia mungon (kujt të dojë). Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
Andaj, ti thirri dhe bëhu këmbëngulës, ashtu siç je urdhëruar, e mos i ndjek epshet e tyre, dhe thuaj: “Unë besoj çdo libër që e ka shpallë Perëndia, dhe më është urdhëruar që të gjykojë drejt në mes jush; Perëndia është Zoti ynë dhe Zoti juaj. Veprat tona, janë për ne, e veprat tuaja janë për ju. Në mes nesh dhe jush nuk ka kurrfarë mosmarrëveshje. Perëndia do të na tubojë të gjithëve, dhe tek Ai do të kthehemi të gjithë”.
E, ata që bëjnë polemikë me fenë e Perëndisë, pasi që i janë përgjegjur asaj (polemike), dokumentet e tyre janë të pavlefshme te Zoti i tyre; mbi ta do të bie pezmi (i Perëndisë) dhe për ta ka dënim të ashpër.
Perëndia është Ai që e ka shpallur Librin, të vërtetën e paluhatshme dhe drejtësinë. E, kush të tregon ty, - ndoshta Dita e Kijametit është afër?!
Perëndia është i mirë ndaj robërve të Vet; Ai i jep furnizim kujt të dojë, dhe Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Pushtetshëm.
Ai që dëshiron shpërblim në jetën tjetër – Na do t’ia shtojmë atë (shpërblimin) e asaj vepre, e ai që dëshiron shpërblim në këtë jetë, atij do t’i japim (diçka) prej saj, por ai nuk do të ketë pjesë në jetën tjetër.
Por ata, kanë shokë (udhëheqës të këqinj), të cilët u kanë përcaktuar (atyre) në fé aso dispozite, çfarë nuk ka lejuar Perëndia. Sikur të mos kishte qenë Fjala e vendimit të mëparshëm (që gjykimi do të shtyhet), ata madje do të ishin gjykuar. Me të vërtetë, për zullumqarët ka dënim të dhembshëm.
(Në Ditën e Kijametit) do t’i shohish zullumqarët se si frikohen për atë që kanë punuar, e (shpërblimi i asaj pune, megjithatë) do t’i godet. E, ata që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, do të jenë në kopshtet e mrekullueshme të xhenneteve. Ata do të kenë te Zoti i tyre çka të duan; kjo është dhuratë (shumë) e madhe.
Kjo (dhuratë e madhe) është ajo, me të cilën Perëndia i sihariqon robërit e Vet, (ata) që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira. Thuaju (atyre): “Për këtë nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi tjetër prej jush, pos dashurisë ndaj meje – (për farefisin)” – E, kush bën vepër të mirë, Ne do t’ia shtojmë shpërblimin, se, Perëndia, me të vërtetë, është falës dhe mirënjohës.
Por, ata thonë: “Ai (Muhammedi), ka trilluar gënjeshtra për Perëndinë!” E, Perëndia, nëse don, zemrën tënde e bën të paluhatshme (me durim). Perëndia e shkatërron të pavërtetën (trillimin e bërë) dhe e forcon të vërtetën me fjalët e Veta. Ai di mirë çka ka në zemrat e tyre.
Ai u përgjigjet (miraton) atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, e u jep edhe më tepër prej dhuntisë së Vet, kurse për mohuesit do të ketë dënim të ashpër.
Ai, shiun e dërgon pasi që ata ta kenë humbur shpresën dhe e përhapë mëshirën e Vet; Ai është mbrojtës i vërtetë dhe i vetmi, i denjë për falenderim.
Dhe, një prej argumenteve të Tij është krijimi i qiejve dhe i Tokës dhe i (të gjitha) qenieve të gjalla që i ka shpërndarë nëpër to; Ai është i pushtetshëm t’i tubojë ata kur të dojë.
Një prej argumenteve të Tij, janë anijet e mëdha si malet, që lundrojnë nëpër det.
Nëse Ai don, e qetëson (ndalon) erën – frymën dhe ata mbesin të palëvizshme në sipërfaqen e tij (detit). Për këtë ka argument për çdokënd që është i durueshëm dhe falenderues,
ose i fundosë ato, për shkak të mëkateve që i kanë bërë ata, e falë edhe shumë (mëkate),
e që ta dinë ata, të cilët polemizojnë me argumentet Tona, se nuk kanë ku t’i shmangen dënimit Tonë.
Çdo gjë që ju është dhënë juve, është vetëm kënaqësi në jetën e kësaj bote, e ajo që është te Perëndia (dhurata), është më e mirë dhe më e përhershme për ata që besojnë dhe mbështeten te Zoti i tyre;
për ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre, dhe të cilët bëjnë namazin e këshillohen reciprokisht në punët e tyre, dhe të cilët ndajnë nga ajo që u kemi dhënë Ne,
dhe për ata të cilët kur i godet ndojë zullum (i vazhdueshëm), i rezistojnë (atij).
Ai që reziston (përballon), kur i është bërë një padrejtësi, nuk ka kurrfarë rruge qortimi ndaj tij,
E, ai që duron dh falë, këto, në të vërtetë, janë virtyte të larta (të rekomanduara).
Ata nuk do të kenë mborjtës, që do t’u ndihmojnë, përveç Perëndisë, e atë që Perëndia e shangë, për te s’ka kurrfarë rruge (shpëtimi).
E, nëse ata kthehen (nuk të dëgjojnë), po Ne nuk të kemi dërguar ty si roje për ta. Detyra jote është vetëm të shpallësh. E, kur Ne i japim njeriut të shijojë mëshirën Tonë, ai i gëzohet asaj, e nëse e godet ndonjë e keqe për shkak të asaj që e kanë punuar duart e tija, atëherë, me të vërtetë, njeriu është mohues (i dhuntive).
ose i dhuron dy gjinitë: djem e vajza, e kë të dojë e bënë steril. Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Pushtetshëm.
Asnjë njeriu nuk i është dhënë të flasë me Perëndinë, pos me anë të Shpalljes, pas perde, ose me dërgimin e Pejgamberit (engjëllit), e me lejen e Tij, të shpallë atë që don Ai (Perëndia). Ai, me të vërtetë, është i Lartësuar dhe i Gjithëdijshëm.
Po ashtu, Ne ta kemi dërguar ty Shpalljen. Ti (më parë) nuk ke ditur se çka është Libri as çka është besimi (i plotë), e (Librin – Kur’anin) Ne e bëmë dritë (udhërrëfyes), me të cilin udhëzojmë kënd të dojmë nga robërit Tonë. Ti (o Muhammed), me të vërtetë, udhëzon në rrugën e drejtë,
Share