(por) thonë: “Zemrat tona janë të mbuluara (blinduara e nuk kuptojnë) atë që na thërret ti neve, veshët tanë janë të shurdhër për atë, e në mes nesh e teje ka perde, andaj puno ti (në idenë tënde), (por) me të vërtetë, dhe ne do të punojmë”.
Thuaj: “Unë, me të vërtetë, jam njeri si ju, mua më është shpallur që Zoti juaj është vetëm një Zot, andaj lutjuni Atij sinqerisht dhe kërkoni falje prej Tij! E, mjerë për ata që i bëjnë shok Atij,
Thuaj (o Muhammed!): “Vallë, a me të vërtetë ju e mohoni Atë, i cili e ka krijuar Tokën në dy ditë (periudha kohore) – dhe madje i përshkruani Atij shok? (Ja), ky është Zoti i gjithësisë!”
Dhe, krijoi në Tokë (sipërfaqe të saj) male të palëvizshme, e bëri që në të – të krijohen shumë begati, dhe u caktoi në te (të gjithëve) furnizimin e tyre, të gjitha këto për katër ditë (periudha kohore); ky është shpjegimi për të gjithë ata që pyesin.
Pastaj, vendosi (të rregullojë) qiellin, e ai ishte në gjendje mjegullire, e i tha atij (qiellit) dhe Tokës: “Dukuni (ejani të përulur) me dashje ose me dhunë!” e ata u përgjigjë: “Erdhëm vullnetarisht!”
Dhe, Ai krijoi (të jenë) shtatë qiej në dy ditë (periudha kohore), dhe çdo qielli i caktoi detyrat e tij. E, qiellin më të afërm e kemi zbukuruar me yje të shkëlqyer dhe i ruajmë ato. Kjo është dispozita e të Plotëfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit.
kur atyre u erdhën pejgamberët – para tyre dhe pas tyre (duke thënë): “Mos adhuroni (asgjë) përveç Zotit!” e ata thanë: “Sikur të kishte dashtë Zoti ynë, Ai do të kishte dërguar engjëj. Ne nuk besojmë në atë që është dërguar me ju”.
Sai përket Adit, ata janë madhështuar në Tokë pa kurrfarë baze dhe thonin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë a nuk shohin ata se Perëndia që i ka krijuar, është më i fuqishëm se ata, - e ata i kanë mohuar argumentet Tona.
Dhe, Ne u dërguam atyre në ditët e shëmtuara (fatkeqësisë) erë të ftohtë, për ta shijuar dënimin poshtërues që në këtë jetë, e dënimi në jetën tjetër është edhe më poshtërues dhe atyre nuk do t’u ndihmohet.
Dhe, Themudit, Ne ia kemi treguar rrugën e drejtë, por ata e deshën (preferuan) verbërimin e jo rrugën e drejtë, andaj ata i goditi dënimi i stuhishëm, poshtërues, për atë që kanë punuar;
Ata u thonë lëkurave të tyre: “Pse dëshmuat kundër nesh?” e ato përgjigjen: “Perëndia, na ka bërë që të flasim – ashtu siç i ka dhënë aftësinë e të folurit çdo sendi. Ai u ka krijuar për herë të parë dhe tek Ai do të ktheheni (përsëri)”.
Ju nuk jeni fshehur (nga frika), që kundër jush të mos dëshmojnë veshët tuaj, dhe sytë tuaj dhe lëkura juaj, por ngase keni besuar se Perëndia nuk do t’i dijë shumë ato që i keni punuar.
Ne, u kemi pas caktuar atyre (mohuesve) shokët e këqinj, të cilët ua zbukuronin atyre – ato që janë para tyre dhe ato që janë pas tyre, e në ta u realizua fjala (e dënimit), së bashku me popujt që kanë qenë para tyre – prej xhindëve dhe njerëzve. Këta, me të vërtetë, kanë qenë të shkatërruar.
Ky zjarri është dënimi i armiqve të Perëndisë. Në te është vendbanimi i përhershëm i tyre. Ky është dënim për ta, ngase kanë qenë mohues të ajeteve Tona.
(Atëherë) mohuesit do të thonë: “O Zoti ynë, tregona ata (dy grupe) prej xhindëve dhe njerëzve, që na kanë shpënë në humbje, që t’i shtrojmë nën këmbët tona, e të bëhen ndër më të fundmit (në zjarr)!”
Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është Perëndia, e pastaj vazhdojnë në të drejtë (sipas urdhërit të Perëndisë), do t’ju zbresin atyre engjëjt (dhe do t’ju thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni xhennetit që ju është premtuar.
Argumente të Tij janë edhe nata dhe dita, edhe Dielli dhe Hëna. Mos bëni sexhde (mos bini me fytyrë për tokë) as për Diellin as për Hënën, por bëni sexhde për Perëndinë, i cili i ka krijuar ato, nëse jeni adhurues të Atij.
Njëri nga argumentet e Tij është edhe ai që ti e sheh tokën të përulur – të thatë, e kur e lëshojmë në të shiun, toka lëvizë dhe gjallohet. Me të vërtetë Ai që e ngjallë atë, i ngjallë edhe të vdekurit. Me të vërtetë, Ai është i pushtetshëm për çdo gjë.
Me të vërtetë, ata që i shtrembërojnë argumentet Tona, nuk do të jenë të fshehtë te Ne. e, a është më e mirë ai që do të hidhet në zjarr apo ai që në Ditën e Kijametit do të vie i qetë? Punoni çka të doni (se ju gjen ajo çka ju takon), e Ai, me të vërtetë, i sheh të gjitha çka punoni ju.
Me të vërtetë, ata që e kanë mohur Këshillën (Kur’anin), kur u ka ardhur atyre (do të dënohen). Me të vërtetë, ai (Kur’ani), është Libër i madhërueshëm,
Nuk të thuhet ty (o Muhammed) asgjë, përpos asaj që u është thënë pejgamberëve – para teje. Me të vërtetë, Zoti yt (edhe) falë shumë, por edhe dënon dhembshëm.
Sikur ta kishim shpallur Kur’anin në gjuhë të huaj, ata do të thonin: “Të ishin ajetet e shpallura të kuptueshme! Vallë, (a Kur’ani) të jetë në gjuhën joarabe, (e pejgamberi) të jetë arab!? Thuaj: “Ai, për besimtarët është udhërrëfyes dhe ilaç”. Dhe, ata që nuk besojnë, kanë pengesa në veshë (janë të shurdhër) dhe ai (Kur’ani), për ta është verbëri (ata janë të verbër), thuajse thirrën prej vendeve të largëta.
Dhe, Ne, me të vërtetë, ia kemi dhënë Musait Librin, e ata janë përçarë në të – dhe sikur të mos ishte Fjala e Zotit tënd e thënë më parë, atyre do t’u gjykohej menjëherë (në këtë jetë). Me të vërtetë, ata (mohuesit) dyshojnë thellë në këtë Libër.
Vetëm Perëndia është i dijshëm kur do të ndodhë Çasti (Kijameti). Kurrfarë fruti nuk mund të dalë prej kupës së lules, as femra nuk mund të mbetet shtatzënë, as të lind, - pa dijeninë e Tij. E, atë Ditë kur Ai i thërret (idhujtarët): “Ku janë shokët e Mi, që m’i përshkruanit Mua?” Ata përgjigjen: “Na të lajmërojmë Ty se prej nesh nuk ka asnjë dëshmitar për ta (se janë shok të Tu)”.
Nëse i japim atij (njeriut) që ta shijojë mëshirën Tonë, pas një fatkeqësie që e ka goditur atë, ai me siguri, do të thotë: “Këtë e meritoj, dhe unë nuk besoj se do të ndodhë Çasti (Dita e Kijametit), e nëse kthehem te Zoti im, tek Ai më takon e mira e madhe”. Me të vërtetë, Ne do t’i lajmërojmë mohuesit, për atë që kanë punuar dhe do t’u japim ta shijojnë dënimin e rëndë.
Kur njeriut i dhurojmë dhuntitë Tona, ai shmanget dhe largohet me një anë, (nga të adhuruarit Neve), e kur ta godet e keqja, (atëherë) ai lutet gjerë e gjat).
Thuaju (atyre) o Muhammed: “A po shihni? Nëse ai (Kur’ani) është prej Perëndisë, e ju nuk e besuat; kush është në humbje më të madhe se ai që është në kundërshtim, larg (së vërtetës)?”
Na, atyre, do t’u dëftojmë argumentet Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe te vet ata, deri sa t’u bëhet plotësisht e qartë, se ai (Kur’ani), është i vërtetë. Vallë, a nuk të mjafton ty, që Zoti yt është, me të vërtetë, dëshmues i çdo gjëje?!