Në të vërtetë, edhe para tyre (Kurejshëve), ata (pejgamberët) i përgënjeshtruan populli i Nuhut, si dhe grupet tjera pas tyre. Secili popull u përpoq ta mundojë pejgamberin e vet dhe të bënin polemikë të kotë për ta zhdukur të vërtetën, andaj Unë i kam zhdukur ata; e çfarë ka qenë dënimi Im!
Ata (engjëjt) që e mbajnë Arshin dhe ata që janë rreth tij, e madhërojnë Zotin e tyre me falënderim dhe i besojnë Atij, si dhe lypin falje (prej Perëndisë) për ata që kanë besuar (duke thënë): “O Zoti ynë, Ti përfshinë çdo gjë me mëshirën dhe dijeninë; prandaj fali ata që janë penduar dhe që ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata prej dënimit të ferrit!
O Zoti ynë, shpjeri ata në kopshtijet e Adnit, të cilat ju ke premtuar tyre, dhe prindërit e tyre dhe pasardhësit e tyre, ata që kanë qenë të mirë; Ti je i Plotëfuqishëm dhe Gjithëdijshëm.
Me të vërtetë, ata që kanë mohuar do të thirrën: “Urrejtja e Perëndisë ndaj jush, është më e madhe se urrejtja juaj ndaj vetvetes, kur jeni thirrë në besim, por keni mohuar”.
Ata do të përgjigjen: “O Zoti ynë, na ke bërë të vdekur dy herë dhe na ke ngjallur dy heë, prandaj, ne i pranuam mëkatet tona. E, a ka ndonjë rrugëdalje (nga dënimi)?”
Kjo është për atë, që kur thirrej Perëndia i Vetëm, mohojshi, e nëse i përshkruhej shok Atij – ju besojshi. Vendimi i përket vetëm Perëndisë, të lartësuar e të madh.
(Ai) dhuron pozita të larta, është pronar i Arshit, dërgon Shpalljen me urdhërin e Tij tek ata që don Ai, prej robërve të Vet, për t’ju tërheqë vërejtjen në Ditën e Takimit (Kijametit),
në Ditën kur ata do të paraqiten të zbuluar, kur për Perëndinë asgjë e tyre nuk është e fshehtë. (Atyre u thuhet): “Kujt i përket pushteti sot? (Jipet përgjigja): “Për Perëndinë e Vetëm dhe Ngadhnjimtar!”
Dhe, paralajmëroi ata për Ditën e afërt të Gjykimit, kur zemrat do t’u vijnë deri në fyt prej pikëllimit. (Atëherë), për njerëzit e këqinj nuk ekziston asnjë mik i sinqertë dhe ndërmjetësues i pranueshëm.
A s’kanë udhëtuar ata nëpër botë, që të shohin se si ka qenë fundi i atyre që kanë jetuar më parë? Ata kanë qenë më të fuqishëm se ata (Kurejshit) dhe më me shumë gjurmë (përmendore), por, Perëndia i dënoi, për shkak të mëkateve të tyre, dhe për ta nuk ka pasur kurrfarë mbrojtësi prej dënimit të Perëndisë.
Ky (dënim) është, ngase atyre u vinin pejgamberët me dokumente të qarta, e ata nuk u besonin, prandaj Perëndia i dënoi. Me të vërtetë, Ai është i fuqishëm dhe ndëshkon ashpër.
E, kur atyre u erdhi (Musai) me të Vërtetën prej Nesh, ata thanë: “Mbytni djemtë e atyre që kanë besuar në të e lëni të gjalla vajzat e tyre!” Por dinakëritë e mohuesve gjithmonë janë në humbje.
Faraoni tha: “Më lëni ta mbys Musain, e ai le ta thërret në ndihmë Zotin e vet. Unë, me të vërtetë, frikohem se ai do t’ju prishë fenë tuaj, ose do të shkaktojë trazira në Tokë”.
Kurse, një njeri besimtar nga paria e popullit të Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallë, ta mbys njeriun për shkak se thotë: “Perëndia është Zoti im, e ai, me të vërtetë, ju ka ardhur me dokumente të qarta prej Zotit tuaj. Nëse është gënjyes, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së tij, e nëse është i drejtë, juve ka me ju goditë diçka, me të cilën ju kërcënohet ai juve. Me të vërtetë, Perëndia nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqia dhe është gënjeshtar.
O populli im, sot juve u përket pushteti në lartësitë e Tokës, por kush do të na mbrojë nga goditja e Perëndisë, nëse na arrinë neve?” E, Faraoni tha: “Unë ju rekomandoj vetëm atë që e konsideroj të drejtë dhe vetëm unë ju udhëzoj në rrugën e drejtë”.
Me të vërtetë, juve më parë u pat ardhur Jusufi, me argumente të qarta, por ju vazhdimisht dushonit në atë ë u kishte sjellë ai. E, kur vdiq ai, ju thatë: “Perëndia, kurrsesi nuk do të dërgojë pejgambe pas tij! Ja, kështu Perëndia e shpie në humbje çdokënd që e kalon kufirin në të këqia dh dyshon,
ata që polemizojnë për argumentet e Perëndisë, pa pasur kurrfarë baze për atë, këtë e urren Perëndia dhe ata që besojnë. Kështu, Perëndia, ia vulosë zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi”.
rrugët e qiellit – e ta shoh Zotin e Musait. Por, unë, me të vërtetë, e konsideroj atë (Musain) rrenacak”. Kështu, Faraonit i është zbukuruar vepra e tij e shëmtuar, dhe është shmangur nga rruga e drejtë, e dredhia e Faraonit, me siguri, është falimentuar.
Kush bën vepër të keqe, do të dënohet vetëm sipas veprës së bërë, e kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull apo femër – duke qenë besimtar, - at do të hyjnë në xhennet, në te do të furnizohen, pa hesap (fatyrë).
Padyshim se, ajo që më thërritni ju, nuk mund të thërritet (të jetë e adhuruar), as në këtë botë as në tjetrën dhe se kthimi ynë është te Perëndia, dhe, ata që e teprojnë me të këqia, do të jenë banorë të zjarrit.
zjarri (të cilit) i ekspozohen në mëngjes dhe mbrëmje, e kur të arrijë Çasti (Dita e Kijametit, ju thuhet): “Shpini ithtarët e Faraonit në dënimin më të rëndë!
Dhe, kur ata të grinden në zjarr dhe t’u thonë ithtarët e shtypur – eprorëve që madhështoheshin: “Na, me të vërtetë, ju kemi ndjekur (pasuar) juve, e a mund të shmangëni prej nesh një pjesë të zjarrit?”
(e rojtarët do t’u thonë atyre): “Vallë, a nuk ju kanë sjellë pejgamberët tuaj argumente të qarta?” Ata përgjigjen: “Po, me të vërtetë, (na kanë sjellur)”. Ata (rojtarët) ju thonë: “Lutjuni pra ju! – Por, thirrja (lutja) e mohuesve është vetëm në humbje”,
Na, me të vërtetë, do t’u ndihmojmë pejgamberëve Tanë dhe atyre që besojnë – në jetën e kësaj bote dhe (atë) Ditë, kur do të sillën dëshmitarët (Ditën e Kijametit),
Andaj, bëhu i durueshëm ti (o Muhammed). Pa dyshim, premtimi i Perëndisë është i vërtetë (do të realizohet). Lutju Zotit për faljen e mëkateve tuaja dhe lartësoje Zotin tënd me falenderim, në mbrëmje dhe mëngjes!
Ata që polemizojnë mbi argumentet e Perëndisë, pa u ardhur kurrfarë dokumenti (tjetër), në zemrat e tyre ka vetëm mendjemadhësi, e cila nuk do ti shpie në qëllimin e tyre, andaj kërko mbrojtje prej Perëndisë! Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.
Zoti juaj, ka thënë: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem (shpërblejë)! Me të vërtetë, ata që mendjemadhësohen e nuk duan të Më adhurojnë – do të hyjnë të poshtëruar në skëterrë.
Perëndia, për ju ka bërë natën për të pushuar, e ditën të ndritshme për të parë (dhe punuar). Me të vërtetë, Perëndia është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falenderohen.
Ja, ky është Perëndia juaj, Zoti i juaj. Është i lartësuar Perëndia, ai që ua ka bërë Tokën vendbanim e qiellin kulm, dhe u ka dhënë formë, e ju ka zbukuruar formën dhe u ka furnizuar me ushqime të mira. Ja, ky është Perëndia juaj, Zoti i juaj. Është i lartësuar Perëndia, Zoti i gjithësisë.
Ai është i Gjallë, s’ka zot tjetër përveç tij, anaj lutjuni vetëm Atij, duke qenë ajo lutje vetëm për Te: “Falenderimi qoftë për Perëndinë, Zotin e Gjithësisë!”
Thuaj (o Muhammed!): “Mua më është ndaluar të adhuroj atë që ju e adhuroni, përpos Perëndisë, pasi që më kanë ardhur argumentet e qarta prej Zotit tim, e më është urdhëruar që t’i përulem Zotit të Gjithësisë”.
Ai (Perëndia), është Ai që ju ka krijuar prej dheut, pastaj prej pikës së farës (spermës), pastaj prej gjakut të droçkuar, pastaj ju bënë që të lindeni si foshnje, pastaj të arrini etapën e pjekurisë, e pastaj të bëheni pleq, - e disa prej jush vdesin më herët, - e që ta arrini çastin e caktuar të jetës, për të kuptuar (menduar).
Ai (Perëndia), është Ai që i ngjallë (të vdekurit) dhe i vdes (të gjallët) dhe kur Ai vendos diçka, vetëm thotë pë të: “Bëhu!” dhe ajo menjëherë bëhet.
përveç Perëndisë?” Ata përgjigjen: “Na kanë humbur (nuk po i shohim). Jo, por ne nuk kemi adhuruar asgjë më parë”. Ja kështu, Perëndia i shpie mohuesit në humbje.
Andaj, bëhu i durueshëm, premtimi i Perëndisë, me siguri, do të realizohet, e nëse të tregojmë ty diçka, nga ajo që u kemi premtuar atyre, apo nëse të vdesim ty (para dënimit të tyre), e ata te Ne do të kthehen (për llogari).
Na, me të vërtetë, para teje kemi dërguar pejgamberë dhe prej tyre t’i kemi treguar ty, e disa prej tyre nuk t’i kemi treguar. Asnjë pejgamber nuk mund të tregojë ndonjë argument, pos me lejen e Perëndisë. E, kur të vie urdhëri i Perëndisë, do të gjykohet me saktësi, e atëhrë, të këqinjtë do të shkatërrohen.
Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, e të shohin si ka qenë fundi i atyre të mëparshmëve? Ata kanë qenë më të shumtë (numerikisht), më të fortë, e kanë lënë më shumë përmendore në Tokë, e nuk u ka bërë dobi asgjë ajo që kanë fituar.
E kur ju erdhën pejgamberët e tyre me argumente të qarta, ata u gëzuan me dijeninë që kishin (dijeninë iluzore), e i kaploi ajo (dënimi) për atë që e përqeshnin.
Por besimi i tyre, nuk u sjell kurrfarë dobie, pasi e panë dënimin Tonë. Kjo është dispozita e Perëndisë, e cila është zbatuar te robërit e Tij – dhe mohuesit (atëherë) do të humbin.