brenda shtatë – nëntë (disa) vjetëve; me të vërtetë, vendimi i Perëndisë, është para (humbjes) dhe pas (fitorjes). Dhe, atë ditë, do të gëzohen besimtarët –
Vallë, a nuk mendojnë ata për vetveten? Perëndia, ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe ato që gjenden në mes tyre – vetëm me qëllim dhe afat të caktuar. E, me të vërtetë, shumica e njerëzve nuk besojnë në takimin me Zotin e tyre.
Vallë, a nuk kanë udhëtuar nëpër botë e të shohin se si kanë pëfunduar popujt e mëparshëm? Ata, kanë qenë më të fortë se këta, dhe tokën e kanë shfrytëzuar dhe punuar më mirë se që e punojnë këta, e pejgamberët e tyre u kanë sjellë argumente të qarta. Perëndia, nuk u ka bërë atyre zullum, por ata vetvetes i kanë bërë zullum.
Ai, krijon (nxjerrë) të gjallin prej të vdekurit, dhe krijon të vdekurin prej të gjallit dhe e gjallëron tokën pas vdekjes (shkretërimit) të saj; - poashtu edhe ju do të nxirreni (prej varreve – të ringjallur).
dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që prej jush janë krijuar femrat, që të qetësoheni pranë tyre, dhe që në mes jush të lindë (vendoset) dashuria dhe mëshira. Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për njerëzit që mendojnë;
dhe njëri prej argumenteve të Tij, është krijimi i qiejve dhe i Tokës, dhe llojllojshmëria e gjuhëve tuaja dhe ngjyrave tuaja (racave). Me të vërtetë, në këtë, ka argumente për të diturit;
dhe njëri prej argumenteve të Tij, është gjumi juaj – natën dhe ditën, dhe kërkesa e juaj nga dhuntitë e Tij. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që dëgjojnë;
dhe njëri prej argumenteve të Tij, është paraqitja e vetëtimës – frikë dhe shpresë, e që ua dërgon shiun prej qiellit, që me te, të gjallërohet toka pas shkretërimit të saj. Me të vërtetë, në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.
Dhe njëri prej argumenteve të Tij, është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhërit të Tij, pastaj kur t’ju thërret Ai me një të thirrur nga toka, ju atëherë – përnjëherë do të dilni (do të ringjalleni).
Ai krijon prej asgjëje, dhe Ai e përsëriti atë; për Te kjo është shumë lehtë. Atij i përkasin virtytet më të larta në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
Ai u ka sjellë një shembull prej vet jush: a janë shokë me ju – skllevërit tuaj, në furnizimin Tonë që u kemi bërë juve, e ju jeni të njëjtë në furnizim, dhe ju i druani atyre sikur që i druani njëri-tjetrit? (E, si atëherë më bëni shok Mua?) – Ja, kështu Ne, ua shpjegojmë argumentet Tona, njerëzve që mendojnë.
Drejtohu me përkushtim në fenë e drejtë, krijimtarinë e Perëndisë, sipas të cilës Ai i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim në krijimtarinë e Perëndisë. Kjo është fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë, -
E, kur njerëzit i godet ndonjë e keqe, ata i luten Zotit të vet, duke iu kthyer vetëm Atij, e pastaj, kur Ai t’u jap të shijojnë mëshirën e Tij, atëherë një grup prej tyre – i bëjnë shok Zotit të vet,
E, kur Ne t’u japim njerëzve ta shijojnë dhuntinë, ata gëzohen me të, e kur t’i godas fatkeqësia për atë që e kanë punuar duart e tyre, atëherë e humbin shpresën.
Jepja të afërmit të drejtën e tij, edhe të varfërit edhe udhëtarit (që ka ngelë në rrugë)! Kjo është më së miri për ata që e duan kënaqësinë e Perëndisë; e të tillët janë të shpëtuar.
E, të hollat që i jepni për t’u shtuar me të hollat e njerëzve tjerë, nuk do të shtohen te Perëndia, kurse çkado që të jepni nga lëmosha, për ta arritur kënaqësinë e Perëndisë, të atillëve do t’u shumëfishohen (të mirat).
Perëndia është ai që ju ka krijuar, e ju ka dhënë furnizim; pastaj ju vdes e pastaj ju ngjallë. A ka ndonjë nga idhujt tuaj që bënë diçka kësisoji? Ai, është i lavdëruar dhe i lartësuar nga ajo që ata i bëjnë shok Atij!
U shfaq ngatërresa në tokë dhe në det për atë që punuan duart e njerëzve, që t’u japë të shijojën pjesë nga ajo që kanë punuar, për t’u kthyer ata në përmirësim.
Drejtohu ti me përkushtim në fenë e drejtë (islamizmin), para se të vie prej Perëndisë Dita që nuk mund të shtyhet (nga askush). Atë ditë – ata do të ndahen:
Dhe, njëri prej dokumenteve të Tij, është dërgimi i erërave sihariquese, që të shijoni nga mëshira e Tij, që anija të lundrojë me urdhërin e Tij, që të kërkoni nga dhuntia e Tij dhe që të jeni mirënjohës.
Dhe, me të vërtetë, Na, kemi dërguar pejgamber para teje – te popujt e tyre, e ata u kanë ardhur atyre me argumente të qarta, e i kemi ndëshkuar ata që kanë bërë mëkate, - e për ne, është që t’i ndihmojmë besimtarët.
Perëndia është ai që i dërgon erërat, që ato t’i lëvizin retë, e (Ai) i shpërndanë ato nëpër qiell si të dojë dhe i copton ato në pjesë-pjesë, e ti sheh shiun si bie prej tyre. E, me te mund ta dhurojë kë të dojë nga robërit e Vet, e atëherë ata gëzohen përnjëherësh,
Andaj, shikoji gjurmët e mëshirës së Perëndisë, si e gjallëron tokën pas shkretërimit të saj. Ai, me të vërtetë, do t’i ringjallë edhe të vdekurit dhe Ai është i pushtetshëm për çdo gjë.
dhe ti nuk mund ta udhëzosh të verbërin nga humbja e tij. Ti, mund të bësh që të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në ajetet Tona. Dhe, ata janë muslimanë të vërtetë.
Perëndia është ai që ju ka krijuar prej një dobësie, pastaj – pas dobësisë, u ka bërë të fuqishëm, e ju ka bërë – pas fuqisë të dobët dhe pleqë; Ai krijon çka të dojë; Ai është i Plotëdijshëm dhe i pushtetshëm për çdo gjë.
Dhe, atë Ditë kur të arrijë Çasti (Kijameti), betohen mëkatarët, se në varr (tokë) kanë qëndruar një kohë të shkurtër. Kështu ata shmangen nga e Vërteta.
E, (mëkatarëve), të cilëve u është dituria dhe besimi, u thonë: “Ju, me të vërtetë, keni qëndruar aq sa ju ka caktuar Perëndia në Libër – deri në Ditën e ringjalljes, - e ja kjo është Dita e ringjalljes, por që ju (këtë) nuk e keni ditur”.
Dhe, me të vërtetë, në këtë Kur’an, Na u kemi sjellë njerëzve gjithëfarë shembuj. E, sikur ti, t’u sjellësh atyre çfarëdo argumenti (mrekullie), ata (mohuesit), me siguri, do të thonin: “Ju jeni vetëm të degjeneruar”.