Surah El Kehf

Surah El Kehf - Shqip Aya count 110

Qoftë lavdëruar Perëndia, i cili ia shpalli Librin robit të Vet (Muhammedit), e që, nuk ka në të kurrfarë shtrembërimi, por
është i drejtë për të paralajmëruar me anë të tij dënim të ashpër (për mohuesit), e që t’i sihariqojë besimtarët, që punojnë vepra të mira, se, për ta ka shpërblim të bukur,
duke qëndruar në të (xhennet), përherë,
dhe, që t’i paralajmërojë ata që thonë: “Perëndia ka marrë për Vete – fëmijë”.
Na, çdo gjë që gjendet në Tokë, e kemi bërë stoli për të (njerëzit e Tokës), për të provuar se kush prej tyre është veprues më i mirë.
Dhe, Na, do të bëjmë atë që gjendet në të (Tokë) – sipërfaqe të thatë.
(Ua plotësuam lutjen e tyre) dhe ua kemi mbyllur veshët atyre (i vumë në gjumë) në shpellë për shumë vjet.
Pastaj i kemi zgjuar ata, për të treguar (haptazi) se cili nga këto dy grupe e vlerësojnë më mirë sa kohë kanë qenë të strehuar.
Na po ta tregojmë ty historinë e tyre me tërë vërtetësinë e saj. Ata, ishin djelmoshat që besonin në Zotin e tyre, dhe Na ua kemi forcuar atyre drejtimin.
Dhe Ne, ua forcuam zemrat e tyre kur u ngritën dhe thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Na, nuk i lutëm, kurrsesi – zotit tjetër, përpos Tij. (Përndrushe) – atëherë do të thonim gënjeshtër të madhe.
Kur t’i lëni ju ata (popullin tuaj) dhe atyre që iu luteshin ata, përveç Perëndisë – (i thanë njëri-tjetrit): “Strehohuni në shpellë, Zoti juaj do t’ju begatojë juve nga mëshira e Tij dhe do t’ju përgatisë për veprën tuaj, atë, nga e cila do të keni dobi”.
Ti e shikon Diellin kur lind, se ai anon kah ana e djathtë prej shpellës së tyre, e kur perëndon, ata i lë në anën e majtë, e ata gjendeshin në mesin e saj. Ky është nga argumentet e Perëndisë. Kënd e udhëzon Perëndia në rrugë të drejtë, ai është i udhëzuar, e kënd Ai e lë në humbje, ti, me siguri – nuk do të mund t’i gjesh ndihmës, që do ta udhëzojë atë.
Dhe, ti, mendon se ata janë zgjuar, por ata janë në gjumë; dhe Ne i rrotullonim ata – herë në krah të djathtë, e herë në të majtë, kurse qeni i tyre, kishte shtrirë dy këmbët e para në hyrje të shpellës; që sikur t’i kishte parë ti, do të ikëshe nga ata dhe do të kaplonte frika.
Ashtu (siç i kemi vënë në gjumë) Ne i kemi zgjuar ata, që të pyesin, njëri-tjetrin. Njëri nga ata tha: “Sa keni ndenjur (në gjumë)?” – U përgjegjën: “Kemi qëndruar një ditë, apo një pjesë të ditës”. (Disa nga ata) thanë: “Zoti juaj di më së miri, sa keni ndenjur. Dërgoni njërin prej jush me këtë monedhë të argjendtë tuajën, në qytet, e le të shikojë se kush prej tyre (në qytet) ka ushqim më të pastër. Le t’ju sjellë juve furnizim nga ajo, le të sillet mirë dhe askënd mos ta lajmërojë për ju.
Me të vërtetë, ata, nëse ju zbulojnë, do t’ju gjuajnë (mbysin) me gurë, ose do t’ju kthejnë juve (me forcë) në fenë e tyre, dhe atëherë nuk do të shpëtoni kurrsesi!”
Dhe, kështu, Ne i bëmë me dije (njerëzit) për ta, që të dinë se premtimi i Perëndisë është i vërtetë dhe, që s’ka dyshim, se do të arrijë Dita e Kijametit, kur ata bashkëqytetarët (bashkëvendësit), polemizonin në mes vete për rastin e tyre dhe thonin: “Ndërtoni në hyrje të saj (shpellës) një godinë! Zoti i tyre i di më së miri ata”. E thonë ata, mendimi i të cilëve mbizotëroi: “Na do të ndërtojmë një faltore rreth tyre!”
Disa thonin: “Ishin tre vetë, e qeni i tyre ishte i katërti”. E, disa (të tjerë) thonin: “Ishin pesë vetë, e qeni i tyre ishte i gjashti”, duke supozuar për atë që është sekrete, derisa – të tjerë thonin: “Ishin shtatë vetë, e i teti i tyre ishte qeni”. Thuaj: “Zoti im di më së miri numrin e tyre”. Për ta, dinë, vetëm një numër i vogël dhe mos polemizo për ta – vetëm në mënyrë të përciptë dhe, për ta mos pyet askë prej tyre!”
Dhe, kurrsesi, mos thuaj për çkadoqoftë, se: “Unë do ta bëj atë – me siguri, nesër!” – pa thënë (shtuar):
“Në dashtë Perëndia!” Dhe, kur të harrosh – kujtoje Zotin tënd – e thuaj: “Shprsoj se Zoti im do të më udhëzojë në atë që është më e mirë dhe më e dobishme nga kjo”.
Thuaj: “Perëndia di më së miri sa kanë qëndruar. Vetëm për Te është fshehtësia e qiejve dhe e Tokës. Se sa mirë i sheh Ai ato dhe sa mirë i dëgjon ato! Ata (njerëzit), nuk kanë asnjë ndihmës, përpos Tij, e Ai nuk merr askë për ndihmës në vendimet e Tij”.
Dhe lexo atë që të është shpallur ty nga Libri (Kur’ani) i Zotit tënd! Askush nuk mund të ndryshojë fjalët e Tij – dhe ti nuk do të gjesh kurrfarë strehimi, përpos tek Ai.
Dhe, bënu i durueshëm, me ata, që i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar kënaqësinë e Tij dhe mos i shmang sytë e tu nga ata (në të tjerë), duke dëshiruar stolitë e kësaj jete. Mos dëgjo atë – zemrën e të cilit ia kemi lënë të zbrazët nga të përmendurit Neve dhe që i ndjek qejfet (epshet) e veta, dhe punët e të cilit janë të shfrenuara,
dhe, thuaj: “E vërteta është nga Zoti yt. Kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë (e për të, ka dënim)”. Na për zullumqarët kemi përgatitur zjarr i cili do t’i rrethojë ata nga të gjitha anët (si çadra). Nëse kërkojnë ndihmë (për shkak të etjes), do t’ju afrohet një ujë – si xeheja e shkrirë që ua përcëllon fytyrën. Pije e shëmtuar është (ajo), e sa strehim i keq është (zjarri)!
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Na – me të vërtetë, nuk do t’ia humbim shpërblimin, atij që bënë vepra të mira –
Ai, ka pasur edhe një tjetër pasuri. Dhe, i tha shokut të vet në bisedim: “Unë kam më shumë pasuri se ti, dhe, unë jam më i fortë se ti – me rreth (shoqëri)”.
Dhe hyri në kopshtin e vet, duke i bërë vetes dëm (zullum) me mendjemadhësi, e tha: “Unë nuk mendoj se do të humbë kjo ndonjëherë,
dhe nuk mendoj se do të arrijë ndonjëherë Dita e Kijametit, e nëse unë do t’i kthehem Zotit tim, unë me të vërtetë, do të gjej vend më të mirë kthimi nga ky!”
Dhe, shoku i tij, i tha – duke biseduar me të: “A mohon ti Ate, i cili të ka krijuar prej dheut, pastaj nga pika e farës (sperma), dhe më në fund – të bëri njeri të plotë?
Por, unë besoj se Perëndia është Zoti im, dhe unë – Zotit tim, nuk i bëj shok askë.
Dhe, sikur ti, kur hyre në kopshtin tënd, të kishe thënë: (kjo është) si ka dashtë Perëndia! Askush nuk ka fuqi (që të ndryshojë) përveç Zotit. Nëse ti sheh se unë kam më pak pasuri dhe pasardhës,
ose, që uji të humbasë në greminë (në nëntokë), e që të mos mund ta gjesh kurrë më”.
Dhe, u shkatërrua pasuria e tij (e mohuesit), e ai i rrihte duart e veta (nga pikëllimi), për atë që investoi në të, e atë që e punoi, ra për dhé, e thirri: “Ah! Sikur të mos i kisha bërë Zotit tim kurrfarë shoku!”
Dhe, ai nuk kishte kurrfarë shoqërie, që t’i ndihmonte atij, përpos Perëndisë, e ai nuk ishte i ndihmuar as nga vetvetja.
Këtu, mund të ndihmojë vetëm Perëndia – i Vërteti. Ai më së miri shpërblen dhe jep përfundimin më të mirë.
(Kujtoju atyre) Ditën kur Ne i lëkundim bjeshkët dhe ti sheh tokën e zhveshur dhe kur Ne, i ringjallim njerëzit (për të dhënë llogari), e nuk e lëmë askë anash (të paringjallur).
Dhe ata do të sillen para Zotit tënd, të radhitur (e atyre u thuhet): “Ju, Na keni ardhur ashtu siç u kemi krijuar herën e parë. E, ju keni menduar, se nuk do t’jua plotësojmë premtimin.
Dhe, do të sillet Libri (i punëve që kanë bërë), e do t’i shohësh mëkatarët se si tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe thonë: “Të mjerët ne, çfarë është ky libër! Nuk po lëjka as të voglën as të madhen (punë) pa e numëruar”. Dhe, do të gjejnë të shënuar atë që kanë punuar. Zoti yt, nuk i bënë askujt padrejtësi.
(Kujtuju atyre) kur ju thamë engjëjve: “Bëni sexhde (përuljuni) Ademit!” Ata, i bënë sexhde, përpos Iblisit. Ai ish nga xhindët dhe andaj bëri mëkat ndaj urdhërit të Zotit të vet. A mos vallë, atë dhe pasardhësit e tij do t’i merrni ju për miq – përpos Meje? E, ata, janë armiët tuaj. Sa ndërrim i shëmtuar që është ky për zullumqarët!
Unë, nuk i kam marrë ata për dëshmitarë gjatë krijimit të qiejve dhe të Tokës, as disa prej tyre gjatë krijimit të të tjerëve, dhe, Unë, nuk i kam marrë për ndihmës ata që mashtrojnë.
Dhe, mëkatarët do të shohin zjarrin dhe do të bindën, se, ata me të vërtetë, do të bijnë në të dhe, nuk do të gjejnë largim nga ai vendstrehim.
Njerëzit asgjë nuk i pengon që të besojnë – kur iu ka ardhur atyre udhëzimi – dhe të kërkojnë falje nga Zoti i tyre, përveç që t’ju vijnë atyre ligji (i Perëndisë) i popujve të lashtë (shkatërrimi), ose që t’ju vijë dënimi i hapët.
Kush është më zullumqarë se ai, i cili është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e u shmangë nga ato dhe harroi se çka kanë punuar duartë e tij më parë (nga të këqiat)? Na, kemi vërë perde në zemrat e tyre për të mos e kuptuar Kur’anin dhe ua kemi rënduar veshët e tyre. E, nëse i thërret ti – ata, në rrugën e drejtë, ata kurrë nuk do të pasojnë atë (rrugën e drejtë).
E, Zoti yt është falës dhe mëshirues. Sikur t’i dënonte për atë që kanë bërë, Ai do t’ua shpejtonte dënimin (në këtë jetë). Jo, për ta – është momenti i caktuar, nga i cili ata, kurrë nuk do të gjejnë strehim.
E, ato janë vendbanimet, që Ne i kemi shkatërruar, kur ato bënë zullum, e për shkatërrimin e tyre kemi bërë kohë të caktuar.
(Kujtoje) kur Musai i tha djaloshit (përcjellësit) të vet: “Do të udhëtojë vazhdimisht, derisa të arrijë në vendin ku takohen dy detet, ose do të udëhëojë shumë kohë”.
Dhe, kur ata të dy arritën në vendin ku takoheshin ato (detet), harruan peshkun e tyre (që – e kishin me vete shenjë) e që, ai (peshku) rrëshqiti në det.
Kur ata kaluan (atë vend), Musai i tha përcjellësit të vet: “Na jep atë sillën tonë, sepse, jemi lodhur nga ky udhëtim ynë”.
(Musai) tha: “E, kjo është ajo që po kërkojmë. Andaj u kthyen nëpër gjurmët e veta (duke i treguar njëri-tjetrit),
Musai i tha atij: “A të pasoj ty, për të më mësuar mua – me një pjesë të dijenisë së mrekullueshme që t’u ka dhënë ty?”
Ai i tha (Musait): “Ti nuk mund të durosh (në shoqëri) me mua;
(Musai) tha: “Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Perëndia, e nuk do të kundërshtoj ty asgjë”.
Dhe, shkuan (ata), e kur hipën në anije, e zhbiroi (dërrasën e anijes). (Musai) tha: “Mos vallë, e zhbirove atë, për t’i mbytë udhëtarët e saj? Me të vërtetë, ke bërë punë të çuditshme (të shëmtuar)”.
I tha (Musait): “A nuk të thashë unë se ti nuk mund të durosh (në shoqëri) me mua?”
(Musai) tha: “Mos më qorto për atë që kam harruar, dhe mos më ngarko me vështirësi në punët e mia!”
Dhe, shkuan (ata), e kur e takuan një djalosh, dhe e mbyti atë tha (Musai): “Pse e mbyte njeriun e pafajshëm që nuk ka mbytur askë! Me të vërtetë, bëre një punë të shëmtuar!”
I tha (Musait): “A nuk të thasë vallë unë ty, se ti – me të vërtetë, nuk mund të durosh me mua (në shoqëri)”.
(Musai) tha: “Nëse të pyes ynë ty – çkadoqoftë – pas kësaj, mos më merr mua në shoqëri. Ja pra, me të vërtetë, ia arrite arsyetimit nga ana ime!”
Dhe, shkuan (ata). E, ur arritën te banorët e një fshati, (nga të cilët) kërkuan që t’i ushqejnë (të dy), ata (fshatarët) refuzuan që t’i marrin mysafirë; e ata, gjetën në fshat një mur, që ish duke u rrëzuar, e të cilin – ai (shoku i Musait), e drejtoi. (Musai) tha: “Sikur të kishe dashur ti, do të merrshe shpërblim për këtë”.
E sa i përket djaloshit, prindërit e tij ishin besimtarë, andaj, ne u frikuam që ai (djali i tyre) mos t’i kthejë ata në të keqe dhe mohim,
e ne dëshirojmë që Zoti i tyre, në vend të atij (djalit), t’ua jap më të mirë dhe më të pastër (prej mëkateve) dhe më të mëshirueshëm (ndaj prindërve);
e sa i përket atij murit, - ai u takonte dy djelmoshave bonjakë në qytet, e nën at (mur) gjendej një thesar i tyre. E, babai i tyre ka qenë njeri i mirë dhe Zoti yt dëshiroi që ata të arrijnë moshën e pjekurisë dhe ta nxjerrin thesarin e tyre; - kjo është mëshira e Zotit tënd. Unë këtë, nuk e kam bërë sipas gjykimit tim (por, me urdhër të Perëndisë). Ky është, shpjegimi i asaj, për të cilën ti s’mund u durove!
Na i kemi mundësuar atij (që të bëjë ç’të dojë) në Tokë dhe i kemi dhënë mjete për çdo gjë (që i janë nevojitur)
(Dhulkarnejni), tha: “Sa i përket atij që bënë zullum, na do ta ndëshkojmë atë, e pastaj do të kthehet te Zoti i vet, e që edhe Ai do ta dënojë me dënim të rëndë.
Dhe, ai përsëri shkoi (në një rrugë).
Dhe, kur arriti te vendi i lindjes së Diellit, ai gjeti se ai (Dielli) lindte mbi një popull, të cilin, Ne nuk kemi bërë perde për ta (për t’u mbrojtur).
Kështu ka qenë ajo (ngjarja e Dhulkarnejnit). Na e kemi përfshirë tërë dijeninë se ç’ka pasur tek ai.
Dhe, ai përsëri shkoi (në një rrugë kah veriu).
(Dhulkarnejni) tha: “Atë që ma ka mundësuar Zoti im, është më e mirë (nga ajo që ofroni ju), por më ndihmoni ju mua me fuqi (jo me pasuri)! Do të ndërtoj një pendë në mes jush e atyre.
Ata (Jexhuxhi dhe Mexhuxhi), nuk kanë mundur ta kapërcejnë as nuk kanë mundur ta zhbirojnë (pendën).
(Dhulkarnejni) tha: “Kjo ështe dhuntia e Zotit tim! E, kur të arrijë premtimi i Zotit tim, (Ai) do ta rrafshojë atë (pendën). Premtimet e Zotit tim janë të vërteta.
Dhe Na, do të bëjmë që disa prej tyr të ndeshen me të tjerët – si valët (e detit), dhe, do të fryhet në Sur (brirë), e do t’i tubojmë që të gjithë,
atyre të cilët i kanë pasur sytë e mbuluar me perde kundër këshillave të Mia, dhe, të cilët, nuk mundën (nga inati) ta dëgjonin (Kur’anin).
Thuaj: “A doni t’ju lajmëroj juve për ata që më së shumti dëmtojnë me punët e veta,
Këta janë ata, të cilët i kanë mohuar dokumentet e Zotit të tyre dhe takimin me Te, e punët e tyre u janë shpartalluar; ndaj Na, nuk do të vëmë kurrfarë mase për ta, në Ditën e Kijametit.
Shpërblimi (dënimi) i tyre është xhehennemi ngase mohuan dhe, nga se argumentet e Mia dhe pejgamberët e Mi – i merrnin për (objekt) talljeje”.
Në to do të qëndrojnë përherë. Nuk do të dëshirojnë ndërrim prej tyre, (meqë janë tepër të kënaqur).
Thuaj: “Sikur deti të isht ngjyrë (për të shkruar) fjalët e Zotit tim, do të shterrej deti, par ase të sosen fjalët e Zotit tim, e madje, sikur të sillnim Ne si ndihmë edhe aq ngjyrë shkrimi”.
Share