Albanian
Surah El Beled - Aya count 20
E ti je që gjendesh në këtë qytet!
Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!
Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.
A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?
E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!”
A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?
A nuk i dhamë Ne atij dy sy?
Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.
E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafëmalit).
E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)?
Është lirimi i një skllavi,
Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:
Ndonjë jetimi që është i afërt,
Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.
E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshillluan për mëshirë (për ndihmë).
Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.
Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata jaanë të të majtës.
Kundër tyre është zjarri i mbyllur.