Albanian

Surah El Enfal - Aya count 75
Share
Të pyesin ty (Muhammed) për plaçkën (e fituar në luftë), thuaju: “Plaçka, (mënyra e ndarjes së saj) është çështje e All-llahut dhe të dërguarit, prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektone All-llahun dhe të dërguarin e Tij.
Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin.
Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme.
(Mospajtimi i tyre për plaçkë është) Ashtu si ai kur të nxori Zoti yt nga shtëpia jote për të vërtetën, e një grup nga besimtarët nuk ishte i kënaqur.
Bëjnë polemikë me ty për të vërtetën pasi që e kishin të qartë (se ti veron me lejen e Zotit) sikur me qenë se shtyheshin në vdekje të sigurt.
Ta forcojë të vërtetën e ta çrrënjosë të kotën, edhe pse këtë e urrejnë kriminelët.
Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai ju është përgjigjur: “Unë do t’ju ndihmoj me njëmijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi).
All-llahu nuk e bëri atë (ndihmën) për tjetër (t’u japë myzhde) dhe për t’i forcuar (qetësuar) me të zemrat tuaja, pse ndihma në realitet është vetëm prej All-llahut. All-llahu është mbizotërues dhe i urtë.
Këtë (ndëshkim për ta) ngase kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e kush kundërshton All-llahun dhe të dërguarn e Tj, nuk ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
Kështu e keni (dënimin), pra shijone, e për mohuesit është edhe dënimi i zjarrit.
Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose përt’iu bashkëngjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është Xhehennemi. E ai është përfundim i kq.
Ju nuk i mbytët (në të vërtetë) ata, por All-llahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për t’i shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana e Tij. All-llahu gjithçka dëgjon dhe di.
Ja kjo është e vërteta. All-llahu dobëson dredhitë e mohusve (kufarëve).
Nëse ju (idhujtarë) kërkuat fitore, ja, ku e keni fitorën, po nëse hiqni dorë (nga lufta kundër Pejgamberit), ajo do të jetë në dobinë tuaj, e nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Ana (grumbulli) juaj nuk do t’ju vlejë asgjë edhe nëse është e madhe, sepse All-llahu është me besimtarët.
Sikur të dinte All-llahu për ndonjë të mirë prej tyre, do t’i bënte të dëgjojnë, po edhe sikur t’i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin të shtrembër.
E kur atyre u lexohen ajetet Tona (Kur’ani), thonin: “Kemi dëgjuar (këso fjalësh) dhe sikur të donim edhe ne do të thonim diçka të ngjajshme me këtëdhe se ky nuk është gjë tjetër pos mit i lashtë”.
Po All-llahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfarë).
Thuaju atyre që nnuk besuan nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t’u falet e kaluara, po nëse vazhdojnë, ligji (i Zotit), izbatuar ndaj të parëve ëhtë i ditur (edhe ju do t’ju zë).
Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besim i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë.
Ju (besimtarë) ta dini se një e pesta e asaj që fituat, nga ndonjë send, i takon (përkujtuesve të) All-llahut, të dërguarit të Tij, të afërmve të tij (të dërguarit), jetimëve, nevojtarëve dhe atyre në mërgim, (ky është përcaktimi i Zotit), nëse keni besuar All-llahun, dhe atë, (Kur’anin) që ia zbritëm robit Tonë (Muhammedit) ditën e furkanit (ditën e Bedrit, kur u dallaua e vërteta nga e shtrembëra), ditën e konfrontimit të dy grupeve. All-llahu është i fuqishëm për çdo gjë.
Kur ju ishit në bregun e afërt të luginës, e ata në bregun e largët të saj (ju ishit kah Medina e ata kah Meka), ndërsa karavani ishte më poshtë prej jush (kah deti). Dhe, sikur të ishit ju ata që njëri tjetrit i keni caktuar takimin, do ta thyenit caktimin. Por All-llahu ishte Ai që zbatojë çeshtjen e kryer tanimë, e të shkatërrojë me argument atë që u shkatërrua dhe të bëjë të jetojë me argumentet atë që jetoi. All-llahu vërtet dëgjon e di.
Dhe (përkujto) kur All-llahu t’i dëftoi ty ata në ëndërr, të paktë në numër, e sikur t’i dëftonte shumë, ju do të dobësoheshit e do të grindehsit për çështjen (e luftës), por All-llahu ju shpëtoi. All-llahu vërtet e di shumë mirë se ç’mbajnë kraharorët (zemrat).
Përkujtoni kur u takuat (në sheshin e luftës), e Ai bëri që ata në sytë tuaj të duken pak, e po ashtu edhe ju të dukeni në sytë e tyre pak; e bëri këtë për të zbatuar All-llahu një çështje që ishte e vendosur. Vetëm te All-llahu është përfundimi i çështjeve.
Dhe respektone All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.
Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishte sëmundje (dyshim) thanë: “Këta (muslimanët) i ka mashtruar feja e tyre (s’kanë fuqi të luftojnë). Po kush mbështetet në All-llahun, s’ka dyshim, se All-llahu është mgadhnjyes i urtë.
Sikur t’i kishe parë engjëjt kur ua marrë shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u binin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): “Shijoni dënimin e djegjes!”
Edhe idhujtarët, siç e kishte traditë populli i faraonit, e dhe ata që ishin para tyre, i mohuan argumentet e All-llahut, e për shkak të mëkateve All-llahu i skatërroi. All-llahu është i plotfuqishëm, ndëshkues i ashpër.
Këtë (masë ndëshkuese) e bëri ngase All-llahu nuk ishte ndryshues i një begatie, të cilën ia ka dhuruer një populli, derisa të ndryshojë ai vetë në vetvete (të bëhet përbuzës i së mirës) dhe ngase All-llahu dëgjon (çka thonë) dhe di (çka punojnë).
Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre.
Këta janë ata prej të cilëve ti pate marrë premtimin (se nuk do të ndihmojnë idhujtarët) e të cilin ata nuk e ruajtën por si çdo herë e thyejnë premtimin e tyre.
Po nëse i ndesh (i zë) ata në luftë, atëherë ti ata (me shkatërrimin e tyre) shpartallo ata që janë pas tyre, në mënyrë që të marrin mësim.
Nëse ti e tradhtinë e një populli (ndaj marrëveshjes), atëherë edhe ti ua dh atyre (marrëveshjen) në mënyrë të njejtë, sepse All-llahu nuk i do ata që tradhtojnë (fshehurazi).
Dhe, ata që mohuan, mos të mendojnë kurrsesi se shpëtuan, (se na ikën). Ata nuk mund ta bëjnë të paaftë Atë (zotin) që i ndjek.
E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje) ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. çkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do t’ju konpenzohet dhe nuk do t’ju bëhet padrejtë.
Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë ata që është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë.
Për asnjë pejgamber nuk ke qe me vend të ketë robër derisa ta ketë dërmuar me luftë (armikun) në tokë. Ju keni për qëllimpërjetimet e kësaj bote, ndërsa All-llahu dëshiron për ju Ahiretin. All-llahu mbizotëron çdo gjë, di çka është e mirë për robtë.
Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej All-llahut (që të mos dënohet ai që përpiqet, po nuk qëllon), juve do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët.
Pra, (është e lejuar preja e luftës) hani atë që e fituat me luftë, si të lejuar dhe të mirë, përmbajuni dispozitave të All-llahut se All-llahu është Ai që falë dhe që mëshiron.
O Pejgamber! Thuaju atyre robërve që i keni në duart tuaja se posa të vërejë All-llahu ndonjë të mirë (besim të drejtë e të sinqertë) në zemrat tuaja, Ai u jep edhe më shumë të mira nga ajo çka është marrë nga ju, ua falë gabimet, se All-llahu falë pa masë, se është mëshirues i madh.
E nëse (robërit) duan të tradhëtojnë ty, ata më parë tradhtuan All-llahun, (nuk besuan) e Ai (të ndihmojë), të mundësojë të ngadhnjesh ndaj tyre. Alahu i di të gjitha ndodhitë, vepron me urtësinë e Tij.
Është e vërtetë se ata që besuan, u shpërngulën dhe luftuan me pasurinë e tyre në rrugën e All-llahut, dhe që strehuan (të shpërngulurit) dhe u ndihmuan, të tillët janë miq të njëri tjetrit (në ndihmë dhe në trashëgim). Ata që besuan por që nuk u shpërngulën, ju nuk keni përkujdes as ndihmë për ta deri sa të shpërngulen edhe ata. E nëse ata kërkojnë ndihmë prej jush për çështjen e fesë, atëherëjeni të obliguar t’u ndihmoni, përveç nëse është puna kundër një populli që me të keni marrëveshje (nuk mund t’u ndihmoni në luftë kundër atij populli). All-llahu mbikëqyr atë që veproni.
Ata që e mohuan të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit. E nëse nuk e bëni atë (të ndihmoni e të kujdeseni njëri-tjetrin), bëhet trazirë dhe rrëmujë e madhe në tokë.
Ndërsa edhe ata që besuan më vonë, e që u shpërngulën dhe luftuan së bashku me ju, janë të njejtë me ju (në të drejta). E, (sipas dispozitave), farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët). All-llahu di në hollësi për çdo send.