Albanian
Surah El A'raf - Aya count 206
(Ky është) Libri, që të është ty, që me të t’u tërheqësh vërejtjen dhe t’i këshillosh besmtarët, pra të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd (për kumtimin e tij).
Përvetësoni atë që ju është zbritur nga zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë.
Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Jonë u erdhi natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur).
Kur u erdhi atyre dënimi Jonë, s’kishin ç’të kërkonin tjetër, vetëm të thonë: “Vërtet, ne ishim zullumqarë” (të pranojmë gabimin).
Ne patjetërdo të marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është dëguar (pejgamber), e do t’i marrim në pyetje edhe të dërguarit.
Dhe duke e ditur mirë Ne do t’u rrëfejmë atyre (për atë që punuan), se Ne nuk ishim që mungonim (ishim të pranishëm).
Atë ditë eshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat, ata janë të shpëtuar.
Kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humben vetveten, ngase i refuzan argumentet Tona me të padrejtë.
Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jeesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni.
Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej ngjëjve u thamë: “bëni sexhde për Ademin”. Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde.
(All-llahu) tha: “çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i vlershëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”
(All-llahu) Tha: “Zbrit nga ai (Xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s’ka dyshim ti je i poshtëruar”.
(Iblisi) Tha: “Më afatizogjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!”
(All-llahu) Tha: “Ti je i Afatizuar!”
(Iblisi) Tha: “Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem atyre (do t’u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë,
Mandej, do t’ju sillem atyre para, prapa, ga edjathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)!”
(All-llahu) Tha: “Dil nga ai (Xhenneti), i urrjetur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur Xhehennemin me të gjithë ju.
(Ne i thamë) o Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj).
Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t’ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të muluara dhe tha: “Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve atë pemë vetëm që të mos bëhi meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve.
Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: unë jam këshillues për ju.
Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan të mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) Xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): “A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i haptë për ju?!”
Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë vetvetes, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!”
(All-llahu) tha: “Zbritni, jeni arimk i njëri-tjetrit. Në tokë ju e keni vehdqëndrimin (vendbanimin) dhe përjetim deri në një kohë.
Tha: “Në të (në tokë) do të jetoni (do të gjallëroni), në të do të vdesni (do të varroseni) dhe prej saj do të nxirreni (do të ringjalleni).
O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.
O biktë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi sejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga Xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t’ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk e shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.
Kur (punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: “Ne i gjetëm që kështu prindërit tanë, edhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën rreth Qabes lakuriq). Thuaju: “All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për All-llahun çka nuk dini?”
Thuaj: “All-llahu më urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhuronie Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të. Ashtu sikur ju filloi (krijoi) sëpari do të ktheheni te Ai.
Një grup (nga ju) Ai e vuri në rrugë të drejtë, e nga një grup meritoi të jetë i hmbur, pse ata (të hmburit) shejtanët i morën për miq, e megjithatë mrndonin se ishin në rrugë të drejtë.
O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), han dhe pini e mos teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).
Thuaj: “Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?” Thuaj: “Ato janë në këtë botëpër ata që besuan, e në ditën e kijametitjanë të posaqme për ta. Kështu i sqaron argumentet një populli që kupton.
Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, mdaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti, dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë.
çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t’u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për një ashnjë moment, e as të përngutet më parë.
O bijtë e Ademit, juve ju vijnë të dërguar nga mesi juaj, ju përkujtonë faktet e Mia (shkoni pas tyre). E kush ruhet dhe përmirësohet, për ta s’ka as frikë as s’kanë përse të pikëllohen.
E ata që i konsideruan të rreme faktet tona dhe kryelartësi u larguan prej tyre, ata janë banues të zjarrit dhe në të janë përjetë.
Kush është më mizor se ai që trilin shpifje ndaj All-llahut, apo i përgënjeshtron argumentet e Tij? Ata e arrijnë pjesën e tyre që u është caktuar (në shënime) deri kur t’u vijnë atyre të dërguarit tanë (mekaiket) t’ju marrin shpirtine u thonë: “Ku janë ata që pos Zotit i lutshit?” Ata thonë: “Kanë humbur prej nesh” dhe ashtu dëshmojnë për vete se ishin mohues (kafira).
(All-llahu) Ju thotë: “Hyni në Xhehennem me atë popull që ishte para jush nga xhinët dhe nga njerëzit (e që ishin si ju). Sa herë që një gruphyn në të, e mallkon atë të mëparshmin derisa kur të arrijnë në të të ggjithë, grupi i fundit i tyre thotë për grupin e parë: “Zoti ynë, këta (pari) na kanë humbur neve (nga rruga e drejtë), pra shtoju dënimin me zjarr atyre!” (All-llahu) Thotë: “Për secilin (grup) është (dënimi) i shtuar, por ju nuk po dini.
Të parët e tyre (paria) të mbramëve të tyre ju thotë: “Ju nuk keni përparësi ndaj nesh (pse vetë keni bërë kufur), shijone pra dënimin për atë që e fituat!”
Nuk ka dyshim se ata që përgënjeshtruan argumente Tona dhe nga mendjemadhësia u larguan prej tyre, atyre nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhennet deri të përbirojë devja vrimën e gjilpërës. Ja, kështu i shpërblejmë kriminelët.
Për ata është përgattitur shtrat nga zjarri dhe mbulojë (mga zjarri). E kështu pra i shpërblejmë zullumqarët.
Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e Ne as që obligojmë ndoken çka nuk ka mundësi (të veprojë), të tillët janë banues të Xhennetit dhe në të janë përgjithmonë.
Nga zemrat e tyre kemi hequr (kemi zhdukur) çdo gjë që ishte krijuar nga zilia (nga urrejtja), janë në Xhennet, ku rrjedhin lumenj, e ata thonë: “falënderojmë All-llahun që na udhëzoi për këtë (për iman, për punë të mira, na hoq zilinë, na futi në Xhennet), pse sikur të mos na drejtonte All-llahu, ne nuk do të dinim të udhëzoemi. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e thanë të vërtetën dhe ne i besuam!” E atyre u drejtohet thirrje: “KY është Xhenneti, iu dha juve për atë që vepruat.
Ata të Xhennetit i thërrasin (i pyesin) banuesit e zjarrit e u thonë: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na e pat premtuar Zoti në, e ju (banues të zjarrit) a e gjetët të vërtetën atë që pat premtuar Zoti juaj?” Ata (banuesit e zjarrit) thonë: “Po”. Atëherë në mes të tyre (mes dy grupeve) thërret një zë: “Mallkimi i All-llahut qoftë mbi zullumqarët!”
Ata që penguan nga rruga (imani) e All-llahut dhe që kërkuan strembërimin e saj dhe ata që ishin mohues të botës tjetër.
E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi Araf (lart mbi mur) janë burra që i njohin secilin (të Xhennetit dhe të Xhehennemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e Xhennetit: “Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!” Ata (të Arafit) nuk kanë hyrë në të, po shpresojnë.
E kur u shkon shikimi i tyre nga ata të Xhehennemit, Thonë: “Zoti ynë mos na bë neve me mizorët!”
Ata të Arafit i thërrasin do burra që i njohin me shenjat e tyre dhe u thonë: “çka ju vlejti ai grumbullimi juaj (në pasuri e numër) dhe ajo që bënit kryelartësi?” (e tash jeni në Xhennenem).
A këta janë ata (besimtarët), për të cilët betoheshi se nuk ka për t’i përfshirë mëshira e All-llahut?” (në mënyrë ironike i përqeshin kufarët, mandej u thonë besimtarëve): “Vazhdoni në Xhennet, as nuk ka frikë për ju, as nuk keni për t’u brengosur!”
Banuesit e zjarrit i thërrasin (dhe i lusin) ata në Xhennet (duke ju thënë): “Na qitni diç nga uji apo nga ajo që u ka dhënë All-llahu (se mbaruam nga etja)!” Ata (në Xhennet) thonë: “All-llahu i ka ndaluar që të gjitha këto për jobesimtarët!”
Ata që fenë e tyre e morrën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e dynjas. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse na e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refonin argumentet Tona!”
Ne u sollëm atyre (mekasve) një libër (Kur’anin) që ua shkoqitëm në baza të diturisë, e që është udhërrëfyes e mëshirë për ata që besojnë.
Ata nuk presin tjetër, por vetëm atë që do t’u vijë. E atë ditë kur t’u vijë (dënimi i premtuar) ajo që e pritnin, ata të cilët më parë e kishin harruar thonë+. “Vërtet të dërguarit e Zotit tanë erdhën me fakte të vërteta, a kemi ndonjë ndërmjetsues që të na shpëtojë, ose të kthehemi (në dynja) e të veprojmë tjetër nga ajo që vepruam” Ata shkatërruan vetveten dhe ushkoi huq trillimi ë bënin.
Vërtet, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natë, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij itakon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.
Lutnie Zotin tuaj të përulun e në heshtje, pse Ai nuk ido ata që e teprojnë.
Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe lutnie Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën. S’ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.
Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erëra) barin re të mëdha mbi, ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë fruta. Kështu i nxjerrim (i ngjalllim) të vdekurit, ashtu që të përkujtoni (fuqinë e Zotit).
Me lejen e All-llahut toka e mirë mbinë bimët, e ajo që nuk është kualitative, ajo nuk mbinë vetëm (pak) me vështirësi. Kështu Ne i rradhisim argumentet Tona për ata që falenderojnë.
Ne patëm dërguar Nuhun te populli i vet, e ai i tha: “O populli im, adhuronie vetëm All-llahun, nuk keni zot tjetër pos Tij. Unë kam frikë për dënimin Tuaj në një ditë të madhe!”
Paria e tij tha: “Ne po të shohim (në këtë që na thërret) plotësisht të humbur!”
(Nuhu) Tha: “O populli im, unë nuk kam kurrfarë humbje, por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve!”
“Unë ju kumtoj juve shpalljet e Zotit tim, ju këshilloj dhe unë di nga Zoti im çka ju nuk dini!”
“A mos u çuditët që shpallja ju erdhi nga Zoti juaj përmes (gjuhës së) një njeriu nga mesi juaj, për t’ju tërhequr vërejtjen që të ruheni dhe ashtu të shpëtonni!”
Po ata e përgenjeshtruan atë (Nuhun), e Ne e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në anije, ndërsa ata që përgenjeshtruan faktet tona i fundosëm. Vërtet, ata ishin popul i verbër.
Edhe te (populli) Ad-i (dërguam) vëllain e tyre Hudin, e ai tha: “O populli im, adhuronie (një Zot) All-llahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikësoheni?!”
Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: “Ne po të shohim mendjelehtë dhe të konsiderojmë vërtet rrenacak!”
Tha (Hudi): “O populli im, nuk jam mendjelehtë (nuk kam të metë mendore), por unë jam i dërguar prej Zotit të botëve”.
(Jam idërguar (Që t’u komunikoj shpalljet e Zotit tim dhe unë jam këshillues besnik për ju.
Amos ju erdhi çudi që ju erdhi përmes një njeriu nga mesi juaj, e për t’ju tërhequr vërejtjen. Perkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas popullit të Nuhut dhe ju shtoi fuqinë fizike. Përkujtoni të mirat e All-llahut që të gjeni shpëtim.
Ata thanë: “A na erdhe (të na frikësosh) që ta adhurojmë vetëm All-llahun e të braktisim atë çka adhuronin prindërit tanë? Nëse je i vërtet (çka thua) sillna atë që na premton (kërcenohesh)”.
(Hudi) Tha: “Juve ju gjeti dënimi dhe përbuzja nga Zoti juaj. A më polemizoni mua për emra (të idhujve) që i emëruat ju dhe prindërit tuaj, e që për ta All-llahu nuk shpalli kurfarë argumenti? Pritni pra, (dënimin) edhe unë ë bashku me ju jam duke e pritur”.
Ne më mëshirën tonë e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të, dhe ishkulëm nga rrënja, ata që përgenjeshtruan argumentet Tona dhe nuk ishin besimtarë.
Edhe te (populli) i Themudit u dërguam vëllain e tyre, Salihun, e ai ju tha: “O populli im, besonie All-llahun (një) nuk keni zot tjetë pos Tij. Që, ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo devja është mrekulli për ju. Linie këtë të lirë të hajë në tokën e All-llahut dhe kurrsesi mos e merrni me të keq, e t’ju kapë dënim i dhembshëm.
Përkujtoni All-llahun kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina ngritni shtëpia, përkujtoni të mirat e All-llahut e mos u bëni shkatërrues në tokë.
Krerët kryelartë nga populli i tij thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin besuar: “A e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?” Ata thanë: “Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguar”.
Ata kryelartit thanë: “Ne jemi mojues (jobesimtarë) të asaj që ju i besuat”.
Ata e therrën devën dhe me kryelartësi shkelën dispozitëne Zotit të tyre dhe thanë: “O Salih atë me çka na u kërcenove, nëse je prej të dërguarve”.
Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.
Ai uzmbraps prej tyre e tha: “O populli im, unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit”.
Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: “A punoni të shëmtuaren, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush”.
Vërtet, ju të shtyrë nga epshet u afroheni burrave duke i lënë gratë. Po ju jeni popull i shfrenuar”.
Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thoonë: “Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (e i largohen të shëmtuarës)”.
Ne shpëtuakm atë dhe familjen e tij, pos gruas së tij që mbeti aty (ndër të shkatërruarit).
Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve!
E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin. Ai tha: “O popuuli im, adhuronie All-llahun (një), ju nuk keni zot tjetër pos Tij. Juve ju erdhi mrekullia nga Zoti juaj. Zbatoni drejtë matjen dhe peshojën, e mos u bëni padrejtësi njerëzve në sendet e tyre, dhe mos bëni çrregullime në tokë pas përmirësimit të saj. Këto janë më të dobishme për ju, nëse jeni besimtarë.
Mos zini pusi në çdo rrugë e të kërcënoheni dhe ta pengoni nga rruga e All-llahut atë që i ka besuar atij (Shuajbit), e të kërkoni shtrembërimin e asaj (e rrugës). Përkujtoni kur ishit pakicë e Ai ju shumoi dhe shikoni se sifndi i çrregullusve.
E në qoftë se një grup prej jush është që besoi asaj me të cilën unë u dërgova, enjë grup nuk, duroni deri të gjykojë All-llahu, e Ai është gjykatësi më i mirë.
Paria, që ishte krjelartë nga populli i tij, tha: “O Shuajb, ne do të dëbojmë ty dhe së bashku me ty edhe me ata që besuan nga fshati ynë, ose pa tjetër të ktheheni në fenë tonë”. Ai (Shuajbi) tha: “A edhe nëse ne nuk e dëshirojmë atë (kthimin)?”.
Ne do të kemi shpifur gënjeshtër ndaj All-llahut, nëse ktheheni në fenë tuaj (idhujtare), pasi që All-llahu na shpëtoi nga ajo. Nuk është për ne të kthehemi në të vetëmnëse është dëshira e All-llahut, Zotit tonë. Zoti ynë ka përfshirë me diturinë e vet çdo send, ne ju kemi mbështetur All-llahut. Zoti ynë, vendos mes nesh dhe mes popullit tonë gjykimin tënd të drejtë, se Ti je më i miri gjykatës.
Krerët prej popullit të tij, që nuk besuan, i thanë: (Popullit i thanë) Nëse shkoni (pranoni) pas Shuajbit, (pas fesë së tij) atëherë ju jeni me siguri të dëshpëruar.
Ata (popullin e padëgjueshëm) i kapi tërmet i fortë dhe aguan në shtëpitë e tyre kufoma të gjunjëzuara.
Ata që përgënjestruan Shuajbin, sikur nuk ekzistuan fare aty, ata që konsideruan Shuajbin rrenacak, vërtet ishin të dështuarit.
E ai (Shuajbi) u kthye e tha: “O populli im, vërtet unë ju kumtova porositë e Zotit tim, ju dhashë këshilla, e si të brengosem për një popull që nuk besoi”.
Ne nuk e dërguam asnjë pejgamber në ndonjë vendbanim e që nuk e ndëshkuam atë (popullin) me skamje e vështirësi të tjera, në mënyrë që ata të përulen (të binden).
Mandej e zqvendësuam të keqen me të mirën derisa u shumuan ato (të mirat) e thanë: “Pridërit tanë i pat goditur skamja e mjerimi” (ky është rregull natyror, po ata nuk falënderuan). Atëherëbefas i dënuam pa e vërejtur ata.
E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Nedo t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan.
A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)?
A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë para dite kur ata ishin duke luajtur?
A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur.
A nuk e kanë të qartë ata që trashëguan tokën pas banorëve të saj (që u shkaktërruan) se, nëse dëshirojmë Ne i godasim (i dënojmë) për mëkatet e tyre, ua mbyllim zemrat e tyre, dhe ata nuk dëgjojnë (këshillat).
Këto janë fshatra për të cilat po të tregojmë disa nga lajmet e tyre. Atyre iu patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente (me mrekulli), por ata nuk i besuan asaj të cilën më parë e kishin gënjyer. Ja, kështu vulos All-llahu zemrat e atyre që nuk besojnë.
Ne te shumica e tyre nuk gjetëm zbatimin e premtimit, e gjetëm shumicën e tyre jashtë bindjes (respektit).
Mandej pas tyre dërgam Musain me mrekulli të argumentuara te faraoni dhe rrethi i tij, e ata i refuzuan ato, e shih se si ishte përfudimi i shkatruesve?
Musai tha: O faraon, s’ka dyshim, unë jam i dërguar prej Zotit të botëve”.
Është dinjitet për mua ta them për All-llahun vetëm të vërtetën. Unë u kam ardhur me argumente nga Zoti jaj, lejoi pra beni israilët të vijnë me mua!”
Ai (faraoni) tha: “Nëse ke ardhur me ndonjë argument, dhe nëse je ai që thua, na trego pra at argument”.
Ai (Musai) e hodhi shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpër i vërtetë.
Dhe e nxori dorën e vet, kur qe, për shikuesit dritë e bardhë.
Rrethi i parisë nga populli i faraonit tha: “Ky nuk është tjetër pos magjistar i përsosur”.
Ai dëshiron t’ju nxjerrë prej tokës suaj: “E çka më urdhëroni (propozoni ju)?”
Ata (krerët) thanë: “Ndale atë dhe vëllaun e tij, e na dërgo nëpër qytete tubues (të magjistarëve).
Të sjellin çdo magjistarë të dijshëm (të aftë).
Magjistarët erdhën te faraoni, e thanë: “ne do të kemi shpërblim, në qoftë se dalim fitues!”
Ai (faraoni) tha: “Po, dhe ju do të jeni prej të afërmëve të mi”.
Ata (magjistarët) thanë: “O Musa, (zgjidh)-ose do të hedhish ti ose ne po hedhim?”
Ai (Musai) tha: “Hidhniju”! Ekur hodhën ata (shkopinjë e litarë), magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe sollën një maji të madhe.
E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): “Hidhe shkopin tënd!” Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsuar.
Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur.
Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.
E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde),
Dhe thanë: “Ne i besuam Zotit të gjithësisë,
Zotit të Musait dhe të Harunit!”
E faraoni tha: “I besuat atij (Musait) para se t’ju lejoja unë? Kjo është një dredhi që ju e përgatitët në qytet (Misir) për t’i ëbuar prej tij banorët e tij (kibtët), po më vonë do ta kuptoni (çka do t’ju gjejë).
Kam për t’ua prerë duartë dhe këmbët tërthorazi, pastaj të gjithë juve do t’ju gozhdoj.
Ata (që besuan) hanë: “S’ka dyshim, ne jemi të kthyer te Zoti ynë”.
Ti nuk hakmerresh ndaj nsh vetëm pse besuam në argumentet e Zotit tonë, pasi që na erdhën ata. Zoti ynë, na dhuro durim (për dënimin që do të na bën faraoni) dhe na bën të vdesim muslimanë!”
Të parët nga populli i faraonit thanë: “A do të lejosh Musain dhe popullin e tij të bëj përçarje në tokë dhe të braktisin ty dhe zotat e tu?” Ai (faraoni) tha: “Do t’ua mbysim djemtë e do t’i lëmë të gjalla gratë e tyre për shërbim, ne jemi dominues mbi ta”.
Popullit të vet Musai i tha: “Kërkon ndihmë prej All-llahut dhe kini durim. S’ka dyshim se toka është e All-llahut, ia lë në trashëgim atij që nga robët e tij, e ardhmja e lumtur është për të devotshmit.
ata (populli i musait) thanë: “Ne ishim të shtypur para se të na vije ti, e edhe pasi na erdhe”. Ai (Musai) tha: “Është shpresë se All-llahu do ta shkatërrojë armikun tuaj (faraonin), e ju do t’ju bëjë ta zëvendësoni në këtë vend, e do t’ju shikojë se si veproni”.
(Për madhërinë e Zotit) Ne e provuam popullin e faraonit me skamje dhe me pakësim të frutave, në mënyrë që të marrin mësim.
Kur u vinte atyre e mira (viti i begatshëm), ata thonin: “Kjo është e (mira) jona thjesht”. E kur i godiste ndonjë e keqe, fatin e zi ia përshkruanin Musait dhe atyre (besimtarëve) që ishin me të. Veni re, fati i tyre është te All-llahu (e jo te Musai), por shumica e tyre këtë nuk e dinin.
Ata thanë: “Me çfarëdo argumenti të na vijshë që me te të na magjepsesh (largosh nga feja që kemi), ne nuk do të besojmë ty”.
Atëherë (për shkak të mohimit) Ne lëshuam kundër tyre: vërshimin, karkalecat, rriqërat (insekte dëmtuese), bretkocat dhe gjakun, fakte të gjalla njëra pas tetrës, po ata mbanin kokëfortësi sepse ishin mëkatar.
Pasi që i gjeti belaja (me ato masa dënimi) ata thanë: “O Musa, lute ër ne Zotin tënd me atë meritë që ke (si pejgamber), nëse na e largon dënimin ne do të pranojmë ty (si të dërguar) dhe do t’i lejojmë beni israilët bashkë me ty (të shkoni ku të doni).
E kur e larguam nga ata dënimin (me lutjen e Musait) për deri në një afat që do të arrinin, ata e thyen besën.
Atëherë ndërmorën kundër tyre dhe i fundosëm në det, ngase përgënjeshtruan argumentet Tonadhe nuk qanë kokën për to.
E atij populli që ishte i nënshtruar i trashëgam lindje e perëndim të tokës, që Ne e bekuam (me të mira), ndërsa për durimin që patën, u plotësua fjala më e mirë (premtimi i vërtetë) e Zotit ndaj beni israilve; rrënuan atë që bënte faraoni i tij, si dhe atë që kishin ndërtuar ata.
Bni israilët i kaluam përtej detit, e ata me një popull që adhuronte do statuja të tyre, dhe thanë: “O Musa, na e bën edhe ne një zot (statujë) si zotët që i kanë ata (ai popull)”. Ai (Musai) tha: “Ju jeni popull që nuk dini”.
Vërtet, ai popull (që po adhuron idhuj) është i shkatërruar në atë (adhurim) dhe ajo që vepruan është e agsjësuar (s’ka dobi).
Musai tha: “Mos deshët, pos All-llahut, të kërkoj për ju zot tjetër, kurse Ai ju vlerësoi mbi njerëzit e tjerë?”
Përkujtoni (o beni israil) kur Ai ju shpëtoi prej popuulit të faraonit, që u shtroi më të keqen mundm, ua mbyti djemt tuaj, ua la të gjalla gratë tuaja. E ju me këto ishit në sprovë të madhe nga Zoti juaj”.
Dhe Ne i caktuam Musait tridhjetë net (afatin për shpallje), e ato i plotësuam edhe me dhjetë dhe kështu u mbush afati për takim Zotin e tij në katërdhjetë net. Ndërsa Musai vëllait të vet Harunit, i tha: “Më zëvendëso mua te populli im dhe rregulloo, e mos shko rrugës së të këqinjve”.
E kur Msai erdhi në kohën që i caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: “Zoti im! Më mundëso pamjen tënde e të shikoj!” Ai (Zoti) i tha: “Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të shohësh Mua. Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: “E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!”
Ai (All-llahu) tha: “O Musa, Unë të gradova ty bi njerëzit me shpalljen Time dhe me të folurit tim. Merr atë që të dhash dhe bëhu mirënjohës.
Dhe i përshkruan atij në pllaka çdo gjë (që i nevojitej), si këshillim dhe sqarim për secilin send. “Merri këto me seriozitet dhe urdhëroje popullin tënd që t’i përvetësojë më të mirat e tyre (dispozitat me shpërblim më të madh). Unë do t’ua tregoj vendbanimin mëkatarëve.
Unë do t’i zbraps nga argumentet e Mia ata të cilët pa pasur drejtë bëjnë kryelarësi në tokë, të cilët edhe nëse shohin çdo argument nuk besojnë, dhe nëse shohin udhën e shpëtimit, nuk e marrim atë rrugë, nëse e shohin rrugën e gabuar atë e marrin rrugë. Këtë (verbërim të tyre), ngase ata i konsideruan të rreme faktet Tona dhe ngase i lanë pas dore ato.
Ata të cilët i mohuan argumentet Tona dhe takimin në ditëne botës së ardhshme, ata asgjësuan veprat e tyre. A shpërblehen ata (më thevab ose me dënim) pos sipas asaj si kanë vepruar.
Populli i Musait, pas tij (kur ai shkoi në kodrën Tur për pranimin e shhpalljes) e mbaroi nga stolitë e tyre një figurë viçi që kishte britmë (Pallte). A nuk e shihnin ata se ai nuk ju fliste as nuk i udhëzonte në ndonjë rrugë të drejtë. E morën atë (e adhuruan si idhull viçin), e ishin të padrejtëndaj vetes së tyre.
E kur në duart e tyre u thye (ajo vepër e shëmtuar u penduan) dhe e kuptuan se me të vërtetë kanë gabuar thanë: “Nëse nuk na mëshiron Zoti ynë dhe nuk na falë gabimin, ne padyshim do të jemi nga më të dëshpruarit.
E kur u kthye Musai shumë i hidhëruar te populli i vet, tha: “Sa keq më paskeni zëvendësuar pas shkuarjes sime! A e ngutët (pritjen) urdhërin e Zotit tuaj? I hodhi pllakat dhe e zuri për (flokë) koke vëllain e vet duke e tërhequr kah vetja”. Ai (vëllai Harun) tha: “O bir i nënës sime, populli më mundi dhe gati më mbyti, mos i kënaq me mua armiqtë de mos më konsidero mua me njerëzit mizorë”.
(Musai) Tha: “Zoti im, më falë mua dhe vëllain tim dhe na dhuro mëshirën Tënde, se Ti je mëshirues i mëshiruesve.
Nuk ka dyshim se ata që adhuruan viçin ka për t’i përfshirë përbuzja nga Zoti i tyre dhe nënçmimi në jetën e dynjasë. Kështu, i shpërblrjmë (me dënim) trilluesit e rrenës.
E ata që ënë vepra të këqia e pastaj u penduan pas tyre, dhe besuan sinqerisht, Zoti yt ua falë gabimet dhe është mëshirues pas tij (pas pendimit të tyre).
E kur iu ndalë hidhërimi Musait, ai mori pllakat (që i pat hedhur), e në tekstin e tyre ishin (shënuar) udhëzime e mëshirë për ata që kanë frikë ndaj Zotit të tyre.
Musai zgjodhi nga populli i vet shtatëdhjetë veta për kohën që Ne ia caktuam takimin. E pasi që kapi ata dridhja (e tokës), ai tha: “Zoti im!, sikur të kishe dashur Ti, i kishe zhdukur më parë ata dhe mua. A po na zhduk për atë që bënë të marrët nga ne? Kjo është vetëm sprovë e Jotja, që me të e bën të humbur atë që do, dhe e vë në rrugë të drejtë atë që do. Ti je mbrojtësi ynë, pra falna e mëshirona, se Ti je më i miri që falë (gabimet).
Dhe cakto për ne (jetë) të mirë në dynja dhe të mirë në botën tjetër, pse vërtet jemi kthyer kah Ti. Ai (Zoti) tha: “Dënimi im është ai me të cilin e godas cilindua, e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japon zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë.
Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejenë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndëshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e ndërojnë dhe e ndihmonë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.
Thuaj (Muhammed): “O ju njerëz! Unë jam i dërgari i All-llahut te të gjithë ju. All-llahut që vetëm i Tij është sundimi i qiejve e i tokës, s’ka të adhuruar tjetër pos Tij; Ai jep jeë dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, që beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqnie rrugën e tij që ta gjeni të vërtetën.
Edhe prej populloit të Musait qe një grup që udhëzoi drejtë dhe iu përmbajt asaj (drejtësisë).
Ne i ndamë ata (populln e Musait) nëdymbëdhjetë grupe fises, e kur Musait i kërkoi ujë populli i vet, Ne e udhëzuam (duke thënë): “Bjeri me shkopin tënd gurit” (ai ira) dhe prej tij (gurit) gufuan dymbëdhjetë kroje, ashtu që secili grup e dinte krojin e vet. Ne bëmë që retë t’u bëjmë hije atyre dhe u sollëm rrëshirë dhe shkutëza (dhe u thamë): “Hani nga të mirat me të cilat ju dhuruam!” (e pse ishit përbuzës). Ata nuk na dëmtuan Ne, por e dëmtuan vetveten e tyre (ngase u dënuan).
(përkujto edhe këtë) Kur atyre iu tha: “Banoni në këtë fshat (vendbanim) dhe hani nga (frutat e tij) kah të doni e thuani: “Falje” dhe në derë hyni të përulur, se Ne do t’ua shtojmë edhe më punëmirëve!”
E ata prej tyre q ishin mizorë ndrushuan fjalë tjetër nga ajo që iu kishte thënë, atëherë Ne zbritëm kundër tyre një dënim nga qielli për shkak se ishin zullumqarë.
Dhe pyeti ti (Muhammed) për fshatin që ishte në breg të detit e ata e shkelën rendi e të shtunës (që e kishin të ndaluar gjuajtjen e peshqve), kur në të shtunën e tyre peshqit u vinin sheshazi mbi ujë, e në ditën që nuk festonin nuk u vinin. Ja, kështu i sprovuam ata ngase ishin mëkatarë.
Dhe kur një grup prej tyre thanë: “Përse këshilloni një popull që All-llahu do ta shkatërrojë ose dënojë me një dënim të ashpër?” Thanë (këshilluesit): “Arsyetimi para Zotit tuaj dhe me shpresë që t’ju largohen gabimeve”.
E kur braktisën atë për të cilën ishin këshilluar, Ne i shpëtuam ata që pengonin nga të këqiat, ndërsa ata që kundërshtuan i kapëm me një dënim të fortë, ngase ishin të shfrenuar.
E kur ata tejkaluan me arogancë të hapët, nga ajo që ishin të ndaluar, Ne i shndërruam në majmunë të përbuzur.
Përkujto (o i dërguar) kur Zoti Yt shpalli qartas se mbi ta do të vë, deri në ditën e kijametit, sundimin e ndinjë që ka për t’ua shijuar atyre mundimin më të shëmtuar. Vërtet Zoti yt ndërmerr shpejt dënimin, Ai edhe falë e mëshiron shumë.
Ne i shpërndajmë ata në grupe nëpër tokë; prej tyre ka të mirë, por edhejo të tillë. Ne i provuam me të mira e me të këqia, në mënyrë që të tërhiqen nga e keqja.
e pas tyre erdhi brezi që trashëgoi librin. Këta merrnin mjete të pavlerë të kësaj bote (lakmues që nuk dallonin të mrën a të keqen) e thonin: “Do të na falje”, e merrnin atë përsëri. A nuk është marrë prej tyre zotimi në librin (Tevratin) se nuk do të thonë ndaj All-llahut tjetër pos të vërtetës dhe ata e dinim mirë se çka në të (libër). Po, a nuk po kuptoni se bota tjetër është më e mirë (se ajo çka merrnit ju) për ata që ruhen.
Po atyre që i përmbahen librit dhe falin namazn, Ne nuk u humbin shpërblimin të të mirëve.
Përkujto kur ngritën kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do të bie mbi ta. (Ne u thamë): Merrni këtë që u dhamë me kujdes dhe përkujtoni ç’keni në të, e të ndaleni nga ajo që është e ndaluar.
Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shhpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!” Të mos thoni në ditën e kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur.
Ose të mos thoni: “Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?”
Po kështu u sqarojmë argumentet, që ata të kthehen nga e gabuarja në të vërtetën.
Dhe lexoju atyre tregimin e atij që patëm dhënë dituritë Tona, ndërsa ai u zhvesh prej tyre dhe atëherë atë e shoqëroi shejtani dhe kështu ai u bë prej të humburëve.
E sikur të donim Ne, do ta ngrisnim lartë me (dituri), por ai nuk iu largua tokës (dynjasë) dhe shkoi pas epshit të vet. Shembulli i tij është si ai i qeit, të cilin nëse e përzë ai e nxjerr gjuhën, po edhe nëse nuk e përzë, ai sërish e nxjerr gjuhën. Ky është shembuli i atyre që i konsideruan të rreme argumentet Tona. Ti rrëfe tregimet (ymetit tënd) në mënyrë që ata të mendojnë.
Shembulli i keq është populli, që përgenjeshtroi faktet Tona dhe e dëmtoi vetveten.
Atë që All-llahu e udhëzon në rrugë të drejtë, e atë që e humb, e ata janë të dëshpruarit.
Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për Xhehennem. Ata nuk kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.
All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirrnie me ata e hiquni nga ata që shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.
E ndër ata që krijuam Ne, ka njerëz që udhëzojnë në të drejtën e edhe veprojnë me të.
Ndërsa ata që i konsideruan të rreme argumente Tona, Ne do t’i shpijmë në humbje në mënyrë graduale kah nuk ekuptojnë ata.
Mirpo, atyre u jap afat, se kapja (dënimi) Ime është e fortë.
A nuk menduan ata se ai bashkëkohaniku i tyre (Muhammedi) nuk ka farë çmendurie, ai është vetëm qortues i hapët.
A nuk vështruan ata me vëmendje pushtetin e madh në qiej e në tokë dhe çka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe në atë se ndoshta u është afruar afati i tyre i vdekjes. Atëherë, cilës bisedë pos kësaj (Kur’anit) do ti besojnë?
Për atë që All-llahu e la në humbje, s’do tëketë udhëzues, dhe ata do t’i lë të bredhin në vrazhdësinë e tyre.
Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: “Atë e di vetën Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). çështja e tij (se kur do të ndodh) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qie e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: “Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)”.
Thuaj: “Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do All-llahu. Sikur ta dija të fshehtën, do të shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë.
Ai (All-llahu) është Ai që ju krijoi prej një vete, e prej saj për t’u qëtësuar pranë saj. Kur e mbuloi ai (mashkulli) atë (gruan), ajo u ngarkua me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdoi me të, e kur u bë e rëndë, ata të dy lutën All-llahun, Zotin e tyre: “Nëse na jep një (fëmijë) të mirë, ata (pa të meta), ne do të jemi falendërues ndaj Teje”.
Pasi që atyre të dyve ju dha (fëmijë) të mirë, ata (fëmijë e pasardhës) ipërshkruan shokë në atë që iu dha. I pastër është All-llahu nga ajo që ia përshkruajn.
I përshkruajnë shok atë çka nuk mund të të krijojë asnjë send, e ata (idhujt (vetë janë të krijuar.
Ata (idhujt) nuk mund t’ju sjellin atyre ndinjë ndihmë e as veten e tyre ta ndihmojnë.
Dhe, edhe nëse i thirrni për t’i udhëzuar, ata nuk ju përgjigjen. Për ju është njejtë, i thirrët ata ose heshtët.
S’ka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le t’ju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën.
A kanë ata (idhujt) këmbë të ecin me to, akanë duar të rrëmbejnë me to, a kanë s të të shohin me ta? Thuaj: “Thirrni shokët (zotët) tuaj r thurrni kurtha për mua e mos pritni”.
Mbrojtësi i im është All-llahu që zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët.
Mbrojtësi i im është All-llahu që zbriti librin. Ai kujdeset për të mirët.
Dhe nëse i thirrni për udhëzim, nuk dëgjojnë, e të duken se po të shikojnë ty, po ata nuk shohin.
Ti (Muhammed) merre të lehtën, urdhëro për të mirë dhe hiqu prej të padijshmëve.
E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.
Vërtet, ata që janë të ruajtur, kur i prek ndonjë iluzion nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), nga djalli, ata përkujtojnë (All-llahun), dhe atëherë shohin (të vërtetën).
E vëllezërit e tyre (jo të ruajturit) i përkrahin (shejtanët) për në humbje dhe nuk ndahen.
Dhe, kur ti nuk u sjell atyre ndonjë mrekulli (që e kërkojnë) thonë: “Përse ti nuk e trilove vetë?” Thuaj “Unë (nuk trilloj) i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im, ky (Kur’ani) është argument (me të cilin ndriçohe zemrat) nga Zoti juaj, është udhërrëfes dhe mëshirë për popullin që beson.
Kur lexohet Kur’ani, ju dëgjoni atë (me vëmendje) dhe heshtni, në mënyrë që të fitoni mëshirë.
Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bërë prej atyre që nuk kanë kujdes.
S’ka dyshim se ata që janë pranë (afër) Zotit tënd (melekët) nuk tërhiqen nga adhurimi ndaj Tij nga mendjemadhësia, Atë e madhërojnë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.