Albanian

Surah Et Tegabun - Aya count 18
Share
Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm e Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i gjithfuqishëm për çdo send.
Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai juve u dha formën, e formën tuaj e bëri të bukur dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
A nuk ju erdhi lajmi i atyre që ishin më parë e nuk besuan, ndaj edhe përjetuan barrën e rëndë të punës së vet dhe ata kanë një dënim të idhët.
Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre u vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: “A njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?” Dhe ashtu nuk besuan dhe u zmbrapsën, po All-llahu nuk ka nevojë për ta; All-llahu është begatshëm, e i falënderuar nga vetvetiu.
Ata që nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, pa tjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!”
çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send.
Pra, respektonie All-llahun dhe respektonie të dërguarin, po nëse nuk e respektoni, atëherë detyrë e të dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë.
All-llahu është Ai që pos Tij nuk ka zot tjetër, prandaj vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët.
S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë sprovë, ndërsa ajo që është te All-llahu, është shpërblim i madh.
Është i gjithdijshmi i të fshehtës e i të dukshmes, është ngadhënjyesi, i urti.