Albanian

Surah El Mumtehine - Aya count 13
Share
Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: “Ne tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni, pos All-llahut, nuk besojnë tuajën, randaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia e urrejtja derisa ta besoni vetëm All-llahun Një!” (Nuk e kemi shembull) Me përjashtim të fjalës së Ibrahimit thënë babait të vet: “Unë do të kërkoj falje për ty, po unë nuk kam në dorë asgjë për ty te All-llahu!” Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!
Vërtet, për atë që ka shpresë në All-llahun dhe në ditën e gjykimit, ju keni mostër të mirë (te Ibrahimi dhe besimtarët), e kush i bie prapa, le ta dijë se All-llahu është Ai i panevojshmi, i vetvetiu i lavdëruari.
O ju që besuat, kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura (prej Mekes), provoni besnikërinë e tyre, ndonëse All-llahu di më së miri për besimin e tyre; nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë, mos i ktheni ato te jobesimtarët, pse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to, e ju jepnu atyre (jobesimtarëve) atë që kanë shpenzuar për to (në emër të kororëzimit). Ju nuk keni pengesë të martoheni me to, pasi t’ua jepni vlerën e kurorës. Mos i mbani nën kurorë, idhujtaret por kërkoni (prej idhujtarëve mekas) atë që keni shpenzuar për to, dhe ata le të kërkojnë (prej jush besimtarë) atë që kanë shpenzuar. Këto janë dispozita të All-llahut me të cilat Ai gjykon ndërmjet jush; All-llahu është më i dijshmi, më i informuari.
Në qoftë se u humbet diçka (nga shpenzimi) i ndonjë gruaje tuaj që ikën te idhujtarët, e juve u vjen rasti t’i luftoni dhe të merrni pre të luftës, atëherë atyre që u kanë shkuar gratë, jepnu aq sa kanë shpenzuar; e, kinie frikë All-llahun, të cilin ju e besoni!
O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të japin besën se: nuk do t’i shoqërojnë asnjë send All-llahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do t’i mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëherë, prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun t’i falë ato, se All-llahu është mëkatfalës dhe mëshirues.
O ju që keni besuar, mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur hidhërim kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).