Albanian

Surah El Hashr - Aya count 24
Share
All-llahun e madhëron me tesbih (duke i mohuar ato që nuk i takojnë atij) gjithçka ka në tokë, e Ai është i fuqishmi, i urti.
Këtë për shkak se e kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Pra, kush e kundërshton All-llahun, s’ka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
Ju nuk këputët asnjë nga hurmat e buta (fidanët) ose atë e keni lënë të ngriur në rrënjët e tye, vetëm se me lejen e All-llahut e për t’i shtypur kundërshtarët.
(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirasinë dhe kënaqëainë e All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.
Edhe ata që përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin te ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.
A nuk e ke ditur se ata që u bënë hipokritë, u thoshin vëllezërve të vet nga ithtarët e librit që nuk kishin besuar: nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju, për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do t’i bindemi askujt (t’ju luftojmë ose t’ju nënshtrojmë), e nëse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t; u ndihmojmë. All-llahu dëshmon se ata janë rrenacakë!
Sikur të dëbohen ata (ithtarët e librit), nuk do të dilnin me ta edhe sikur të luftoheshin, nuk do t’u ndihmojnë atyre, po edhe sikur t’u ndihmonin atyre, ata do të iknin prapa, e ata do të mbesin pa ndihmën e tyre.
Ju (besimtarët) në zemrat e tyre (ta munafikëve) jeni frikë më e fortë se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo për shkak se ata janë popull që nuk kuptojnë.
Ata të gjithë së bashku nuk kanë guxim t’ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose kur janë pas ndonjë muri. Armiqësia ndërmjet tyre është e ashpër. Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar, e në reallitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.
Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: “Refuzo besimin!”, e kur ai të ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!”
Nuk janë të barabartë banorët e Xhennetit dhe banorët e Xhehennemit. Banorët e Xhennetit janë të suksesshmit (janë ata që ia kanë arritur qëllimit).
Ai është All-llahu, pos të Cilit nuk ka zot tjetër, Sunduesi, i Shenjti, i Pastërti (prej të metave që i mvishen), Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi, i Madhërishmi. I lartësuar është All-llahu nga ajo që ia shoqërojnë!