Albanian

Surah El Hadid - Aya count 29
Share
Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm te All-llahu kthehen të gjitha çështjet.
Ai e ngërthen (e zgjaton) natën në ditë dhe e ngërthen (zgjaton) ditën në natë dhe Ai është që i di të fshehtat në gjoksa.
Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë e që Ai t’ia shumëfishojë atë dhe ai ka një shpërbllim të mirë.
Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: “Na pritni (ose na shikoni) të ndriçoheni prej dritës suaj!” U thuhet: “Kthehuni prapa jush (në dynja) e kërkoni ndonjë dritë!” Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (Xhenneti), e ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).
(Hipokritët e mbetur në errësirë) I thërrasin ata (besimtarët): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): “Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit çëshjtet e fesë dhe ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, mashtruesi ju mashtroi.
Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një shiu prej të cilit bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë t verdhë, mandej të thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.
Ashtu që të mos dëshproheni tepër për atë që u ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve.
Të cilët vetë bëjnë koprraci dhe me koprraci i këshillojnë njerzit. E kush largohet prej dhënies, le ta dijë se All-llahu është i begatshëm, i lavdishëm.
Ne i dërguam të dërguarit Tonë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerz, e edhe për t’u ditur te All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se All-llahu është furnizues, mbizotërues.
Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre dërguam Isain të birin e Merjemes dhe atij ia dhamë Ingjillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm të arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne u dhamë shpërblimin e tyre, po shumica prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë).
Le ta dinë ithtarët e librit se ata nuk kanë asgjë në dorë ng mirësia e All-llahut dhe se të gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në dorë të All-llahut, e Ai ia jep kujt të dojë, All-llahu është dhurues i madh.