Albanian
Surah El Vakia - Aya count 96
E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).
Realitetin e asaj ndodhie nuk a kush që do ta përgënjeshtrojë.
Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart).
(ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta.
E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi.
E bëhen pluhur i shpërndarë.
Dhe ju të ndaheni në tri grupe.
E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se?
Po të majtit, kush janë ata të majtit?
Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë).
Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).
Janë në Xhennetet e begatshme.
(ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.
E janë pak prej të mëvonshmëve.
Janë në shtretër të qendisur me ar.
Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm.
Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.
Prej së cilës pije (vere) as nuk i dhemb koka, as nuk dehen.
Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
Si të ishim inxhi të ruajtura.
Shpërblim për atë, që ata punuan.
Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër).
Vetëm thënie: selam pas selami.
E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).
Të bananeve me fruta palë-palë.
Edhe ndër pemë shumë llojesh.
Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara.
Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta).
Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).
Dhe ato i kemi bërë virgjëresha.
Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe.
(Ato janë) për ata të djathtët.
(Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit).
Janë shmë nga më të vonshmit.
E të majtit, ç’është puna e të majtëve?
Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.
As e freskët e as e këndshme.
Ata përpara kësajkanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).
Dhe ata ishin vazhdimisht në mëkatin e madh.
Dhe ishin që thonin: “A pasi të vdesim, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi?
A edhe prindërit tanë të hershëm?
Thuaj: “Edhe të parët edhe të fundit!”
Kemi për t’u tubuar në një ditë të caktuar!
Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!
Keni për të ngrënë prej pemës Zekumë!
Prej saj keni për t’i mbushur barqet!
E menjëherë pas do të pini pre ujit t vluar!
Do të pini si deveja e etshme!”
Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.
Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?
A më tregoni për farën që e dredhni,
A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?
Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.
Që t’ju zëvendësojë me ë tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.
A nuk e shihni atë që e mblidhni?
A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?
Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).
S’ka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.
Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).
A e shihni ujin që po e pini?
A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?
A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?
Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretërirë).
Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh.
Betohem në shuarjen (përëndimin) e yjeve.
E ai është betim imadh, sikur ta dini!
Se me të vërtetë ai është Kur’an i famshëm.
Është në një libër të ruajtur.
Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).
Është i zbritur prej Zotit të botëve.
A, ndaj këtij ligjërimi (Kur’ani) ju jeni që e gënjeni.
Dhe falënderimi për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni.
Përse, pra kur arrin shpirti në fyt.
E ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet).
E Ne jemi më afër te se ju, por ju nuk shihni.
Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
(Përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmëve (të Zotit).
Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm.
Po në qoftë se është nga të djathtët?
Pra, ty të qoftë se selam prej të djathtëve (i thuhet).
E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,
Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë.
Dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit.
E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.
Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar