Albanian

Surah Err Rrahman - Aya count 78
Share
Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë),
Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit të shqiptuarit).
Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
Edhe yjet dhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma ma shporta të mbështjella.
Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë.
çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
(Ai mbetet) Atij i drejtohen me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tëtjera etj.).
Ne do të merremi me (llogarinë për ju) ju, o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do t’uderdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion.
E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dyXhennete.
(Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.
Në ata të dy, prej të gjtitha pemëve ka nga dy lloje.
Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.
Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqrremta në të bardhë.
A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!
E nën ato dy (Xhennete) janë edhe dy Xhennete.
Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.
Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).