Albanian

Surah El Maide - Aya count 120
Share
O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U janë (lejuar t’i hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në këtë kaptinë si të ndaluara) dhe përveç gjetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram. Vërtetë, All-llahu vendos atë që dëshiron.
O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shejtë (mos lejoni luftën), as kurbanin (mos e pengoni), as atë me qafore (të caktuar për kurban), as (mos pengoni) ata që duke kërkuar begati nga Zoti i tyre dhe kënaqësinë e Tij, kanë mësyrë (për vizitë) shtëpinë e shejtë (Qaben). E kur të hiqni ihramin, atëherë ghahtoni. Urrejtja ndaj një populli, që iu pat penguar nga xhamia e shenjtë, të mos iu shtyej të silleni në mënyrë të padrejtë kundër tyre. Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë.
Juve u janë ndaluar (t’i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që therret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shparja (nga i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shhumë dhe është mëshirues.
Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare, dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush, kur atyre u jepni pjesën e caktuar të kurorës, por duke pasur për qëllim martesën, jo imoralitetin dhe jo si dashnore ilegale. E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve.
O ju që besuat! Kur doni të ngriteni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjt. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)! Në qoftë se jeni të sëmurë, ose në ndonjë udhëtim, ose ndonjëri prej jush vjen prej vendit të nevojës, ose keni kontaktuar me gratë dhe nuk gjeni ujë, atëherë mësyne (merrni tejemum) dheun e pastër dhe me të fërkoni fytyrat dhe duart tuaja. All-llahu nuk dëshiron (me obligim për abdest e larje) t’iu sjellë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastroj të mirën e Tij ndaj jush e që t’i falënderoheni.
Përkujtoni dhuntinë e All-llahut, që ju dha (fenë Islame) dhe zotimin e Tij, të cilin e pat marr prej jush kur thatë: “Dëgjuam e respektuam”. Kinie frikë All-llahun, pse All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në gjoksa (në zemra).
O ihtarë të librit, ju erdhi i dërguari i Jonë, ju sqaron (çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve, në mënyrë që të mos thoni: “Neve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë, e as të na tërheqë vrejtjen “. Pra ja, ju erdhi përgëzuesi dhe kërcenuesi. All-llahu është fuqiplotë për çdo send.
Ata (populli i Musait) thanë: O Musa, aty është një popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do të hyjmë aty kurrë derisa ata të mos dalin nga ajo (të na e lirojnë pa luftë), nëse dalin ata nga ajo, ne nuk hyjmë.
(Musai) Tha: “Zoti im! Unë nuk kam në dorë pos vetes sime dhe as vëllai im (Haruni nuk ka në dorë pos vetvetes, ose: pos vetes sime dhe vëllai tim), ndana, pra, neve prej popullit të fëlliqtë.
Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iy pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëmprej tësinqertëve”,
Unë (nuk dua të të mbys, por) dua që ta barësh mëkatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai është dënim i zullumqarëve.
Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpruarve (hidhëroi prindëtit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në Xhehennem).
Për këtë (shkak të atij krimi) Neu shpallëm (ligji) beni israilve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjatër dhe p pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit. Atyre (beni israilve) u erdhën të dërguarit Tanë me argumente, mandej edhe pas këtij (vendimi) shumë prej tyre e teprojnë (kalojnë kufinjt në mbytje) në këtëtokë.
Dënimi i atyre që luftojnë (kunddërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në dynja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh.
E kush pendohet pas punës së keqe (vjedhjes) dhe përmirësohet, s’ka dyshim, All-llah ia pranon pendimin, All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i tyre që me gojët e tyre thanë: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i tyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshrës dhe shumë e dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i menjanjojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet (nga ana e All-llahut) e thonë: “Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet, atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do, të humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për te (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve All-llahu nuk deshi t’iu pstrojë zemrat (prej kufrit). janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në botën tjetër
(E zbritëm) Që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që All-llahu e zbriti në të. E kush nuk gjykon sipas asaj që All-llahu e zbriti, të tillët janë mëkatarë të dalë jashtë rrugës së Zotit.
Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur’anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshme dhe garantues i tyre. Gjyko, pra, mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që i erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte Alahu, do t’ju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi t’ju sprovojë në atë që iu dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do t’ju njoftojë me atë që kundërshtoheshi.
(Ta zbritëm) Që edhe ti të gjykosh me atë që të zbriti All-llahu, e mos ndiq dëshirat e tyre dhe ruaju rrezikut të tyre që të mos të shmangin nga një pjesë e asaj që ta zbriti All-llahu. Nëse ata refuzojnë (gjykimin tënd), ti dije se All-llahu ka për qëllim t’i ndëshkojë për disa mëkate të tyre. Në të vërtetë, një shumicë e njerëzve janë jashtë rrugës.
A thua mos po kërkojnë gjykimin e kohës së injorancës, po për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?
O ju që besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilës e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.
E kush ka për mik All-llahun, të dërgurin e Tij dhe ata që besuan, s’ka dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut është ngadhënjyese.
Thuaj: “A t’ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga All-llahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi All-llahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa rej tyre i shdërroi në majmunë e në derra, e i bëri të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.
E, pse paria fetare (e krishterë dhe jehude) të mos i ndalin nga ato thënie të tyre të rreme dhe nga ngrënia e haramit (e ryshfetit)! Sa punë e keqe është ajo e tyre (e parisë fetare).
O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revelatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon.
S’ka dyshim se kush e beson All-llahun (sinqerisht) e beson ditën e gjykimit dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre qëbesuan, prej jehudivë, prej sabiinëve (të krishterë që adhurojnë yjtë), prej të krishterëve, për ta nuk do të ketë frikë as pikëllim (me kusht që të kenë pranuar të dërguarin e fundit- Muhammedin).
Ata menduan se nuk do të kenë telashe (që i mbytën pejgamberët), mirëpo ashtu u verbuan (nga rruga e drejtë) dhe u shurdhuan (nga e vërteta). Pastaj (pasi i zuri belaja) All-llahu u pranoi pendimin. Mirëpo, më vonë shumë prej tyre mbetën të verbër e të shurdhër. All-llahu di për atë që punuan.
E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshires.
Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj sesi ikthejnë shpinën të vërtetës!
Gjithqysh ti do të vëresh se jehuditë dhe ata që i përshkruan Zotit shok (idhujtarët) janë njerëzit me armiqësi të fortë kundër kundër besimtarëve (kundër muslimanëve). Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët thanë: “Ne jemi nesara-krishterë”. Këtë ngase prej tyre (të krishtrëve) ka dijetarë (ulema) dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryeneçë.
kur edëgjojnë atë që i është zbritur të dërguarit (Kur’anin), prej syve të tyre rrjedhin lotë, ngase e kanë kuptuar të vërtetën dhe thonë: “Zoti ynë, ne kemi besuar, pra regjistro ndër ata që që dëshmojnë (ndër ymetin e Muhammedit).
(the thonë) Përse të mos besojmë All-llahun dhe atë të vërtetë që na erdhi, duke qenë se ne shpresojmë që Zoti ynë do të na qojë (në Xhennet) së bashku me njerëzit emirë.
O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi (i bëri hallall) dhe mos teproni, se All-llahu nuk i do ata që teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).
Ata që besuan dhe bënë punë të mira, nuk kanë mëkat për atë që u ushqyen (më herët) derisa ruhen (prej haramit), besojnë dhe bëjnë vepra të mira, mandej ruhen (nga ajo që ka qenë e lejuar e është e ndaluar) dhe besojnë dhe pastaj ruhen (nga çdo mëkat) dhe bëjnë mirë. All-llahu i do ata që bëjnë mirë.
O ju që besuat, mos e mbytni gjahun, duke qenë ju në ihram. E kush e mbyt atë me qëlim, aterë dënimi është therrorizimi injë kafshe shtëpiake të ngjashme me atë (të egrën) që ka mbytur. Për këtë çështje vendosin dy njerëz të drejtë nga mesi juaj, duke bërë at kurban për Qabe, ose (dënimi është) duke ushqyer të varfër, ose sa ai (ushqimi), agjërimi, këtë për shijuar të keqen e punës së tij. All-llahu ka falur të kaluarën. E kush bën përsëri, (gabimin) All-llahu dënon ashpër. All-llahu çshtjet), hakmerret (me dënim).
All-llahu e bëri Qaben, shtëpinë e shenjtë, vend jetësimi (çështjet të fesë të jetës) për njerëz, dhe muajin e shenjtë, edhe kurbanin edhe (ato kafshë të shënuara për kurban) atë me qafore. Këtë (përcaktim nga Zoti) që ta dini se All-llahu e di ç’ka në qiej dhe ç’ka ka në tokë dhe se All-llahu ka përfshirë me urtësinë e dijen e vet çdo send (përcaktimi i Zotit për këto është me qëllim të caktuar, e për të mirën e njerëzve).
Thuaj: “Nuk është e njejtë e keqja dhe e mira, po edhe nëse të mahnit ty shumimi i së keqes, pra kini frikë All-llahun (e mos pranoni të keqen) o ju të zotët e mendjes, ashtu që të shpëtoni.
O ju që besuat, mos pyetni për sende që, nëse u thuhet ajo (pyetja) haptazi, ju vjen keq juve, e nëse pyetni për to gjatë kohës kur zbritej Kur’ani, do t’ju dalë në shesh (dhe do ta ngarkoni veten pa nevojë). All-llahu u fali (pyetjet që i bëtë më herët); All-llahu falë shumë, është i bute.
All-llahu nuk emëroi (për të shenjtë) Behirën, as Saibën, as Vesilën, dhe as Hamën, porata që nuk besuan trillojnë rrenë për All-llahun, (duke thënë se All-llahu i përcaktoi) dhe shumica e tyre nuk kuptojnë (se janë duke shpifur).
O ju që besuat, dëshmimi me rastin e atij që lë testament (vasijjet) kur i është afruar ndonjërit prej jush vdekja, bëhet me dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj, ose nga dy të tjerë pos jush, nëse jeni në udhëtim (në rrugë e s’keni të afërm) dhe ju gjen telashja e vdekjes. E nëse dyshoni (në dëshminë e tyre) i ndalni ata të dy pas namazit (të iqindisë) dhe ata betohen në All-llahun: “Ne nuk e japim betimin në All-llahun për asgjë edhe sikur të jetë (ai për të cilin betohemi) i afërm dhe nuk e fshehim dëshminë e (porositur prej) All-llahut, pse atëherë ne do të jemi mëkatarë!”
E nëse dihet se ata të dy kanë merituar mëkat (kanë gënjyer) atëherë në vend të tyre merren dy të tjerë prej atyre që kanë meritë (meritë trashëgimi) dhe ata të dy betohen në All-llahun: “Dëshmimi ynë është më i drejtë nga dëshmimi i atyre (dy të parëve), dhe ne nuk e tejkaluam (drejtësinë), pse atëherë do të ishim nga mizorët!”
Ky (rregull) është më afër që të bëjnë dëshmimin (dëshmitarët e testamentit) ashtu si është drejt, dhe që të frikësohen (dëshmitarët trashëgimtarë) se po thyhet betimi i tyre me një betim tjetër. Kini frikë All-llahun dhe bindjuni, se All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin shkatërrues.
(Përkujtonie o njerëz) Ditën kur All-llahu i tubon të dërguarit e u thotë: “çfarë përgjigje (popujt) u dhanë juve?” Ata (pejgamberët) thonë: “Ne nuk dimë, vërtet Ti je që i di të gjitha të fshehtat!”
All-llahu (atë ditë) i thotë: “O Isa, bir i merjemes, përkujtoj të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kush ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librih e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur melejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhërin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhërin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan than: “Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!”
(Ata) Thanë: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e the të vërtetën e të bëhemi dëshmues të saj!”