Albanian
Surah El Xhathije - Aya count 37
Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.
Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.
Për një popull që sinqerisht është bindur ka argumente edhe në krijimin tuaj dhe na krijimin e shtazëve të përhapura.
Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente.
Këto janë fakte të All-llahut që po t’i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjallë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?
Ç‘do gënjeshtar e shumë mëkatarë është i shkatërruar.
Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdo prapë si mendjemadh sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmroje për një vuajtje të dhembshme.
Edhe kur të mëson diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës.
Përpara tyre e kanë Xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t’u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetjnë një dënim të madh.
Ky (Kur’ani) është një udhërrëfyes i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dëmim më i mundimshëm.
All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkojnë begatitë e tij; ndaj, falëderonie.
Dhe për ju nënshtroi gjithë ç’ka në qie dhe ç’ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumete.
Thuaju atyre që besuan: Le t’ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë.
Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.
Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllukn dhe aftësi për të gjykuar në mes të njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë.
U patëm dhënë edhe fakte te qarta për çështjen e fesë. Mirëpo, për shkak të zilisë që kishin ndërmjet vete, ata u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dija që ta kuptojnë, s’ka dyshim se Zoti yt në ditën e kijametit do të gjykojë në mes tyre për shkaçet e përçarjes së tyre.
Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.
Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë miq të njërit-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm.
Ky (Kur’ani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm.
A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdejken e tyre do t’i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi ti tyre!
All-llahu krijoi edhe qiejt edhe tokën me një drejtësi precize, e për t’u shpërblyer secilit njeri me veprat e veta, atyre nuk u bëhet e padrejtë.
A e ke parë ti (Muhammed) atë që duke e ditur, dëshirën e vet e respekton si zot të vetin, atë All-llahu e ka humbur, ia ka mbyllur të dëgjuarit dhe zenrën e tij, i ka vënë perde mbi të parit e tij, më thuaj, pos All-llahut, kush mund ta udhëzojë atë? A nuk merrni mësim?
Ata edhe thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asjë, ata vetëm fantazojnë.
E kur atyre u lexohen ajetet Tona, të qarta ata nuk kanë fakt tjetër, pos të thonë: “Nese jeni të saktë na sillni të gjallë prindërit tanë!”
Thuaj: “All-llahu juve ju jep jetën dhe ju bën të vdisni (e jo koha); mandej, do t’ju tubojë në ditë e gjykimit për të cilën nuk ka dyshim, por shumica e njerëzve nuk dinë (përfuqinë e Zotit).
Sundimi i qiejve e i tokës është vetëm i All-llahut, e ditën kur ndodh kijameti, atë ditë mohuesit dëshprohen.
Dhe (atë ditë) e sheh secilin popull thirret te libri i vet (shënimet e veprave). (U thuhet): “Sot shpërbleheni me atë që e keni vepruar”.
Ky është libri ynë (shënimet e veprave tuaja) që dëshmon të vërtetën (të saktën), Ne kemi kërkuar të shkruhet se ç’vepronit.
Sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Zoti i tyre i merr ata në mëshirën e vet (në Xhennet), e ai është shpëtim i madh.
E, sa u përket atyre që nuk besuan (u thuhet): “A nuk ju patën lexuar argumentet e Mia; e ju bëtë mendjemadhësi de ishit popull i zhytur në mëkate!”
Edhe kur u thuhej se premtimi i All-llahut është dhe se do të vijë kijameti për të cilin s’ka dyshim, ju thatë: “Ne nuk dimë se ç’është kijameti, e ne me dyshim menduan për te dhe ne nuk jemi të bindur!”
Dhe u dalin në shesh të këqijat që i kanë punuar, dhe i përfshinë ajo me të cilën talleshin.
E u thuhet: “Sot po u lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj dite, vendi juaj është zjarri, për ju nuk ka ndihmëtarë”.
Këtë (dënim) për shkak se ju u tallët me ajetet e All-llahut, juve u mashtroi jeta e dynjasë. Sot, pra, nuk do të nxirreni prej tij (zjarrit), e as nuk kërkohet që ata t’i kthehen pendimit të All-llahut.
Pra, falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë.
Vetëm Atij i takon lartëmadhëria në qiej e n tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, më i urti.