Albanian

Surah Sebe' - Aya count 54
Share
Falënderimi i takon All-llahut, e të cilit është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe i tërë falënderimi i takon Atij në botën tjetër. Ai është i urti i përsosuri në njohuri.
Dhe ata që nuk besuan thanë: “A doni t’ju trgojmë për një njeri që do t’ju informojë juve se si, pasi që (të vdisni) të jeni të copëtuar plotësisht, ju do të krijoheni rishtazi?
A është duke krijuar gënjeshtër ndaj All-llahut, apo e ka kapur çmendia?” Jo, por ata që nuk besojnë botën e ardhme, janë të dënuar përjetë, e tash në humbje të pambarim.
Ne i patëm dhënë Davudit dhuratë të madhe nga ana e jonë: “O male dhe shpezë, lartësoni (me tesbih) së bashku me të!” Ne ia zbutëm atij edhe hekurin (si brumë).
(I thamë) Puno këmisha të plota (nga hekuri) dhe thurri me precizitet ato. Dhe bëni vepra të mira (o familja e Davudit), se Unë vëzhgoj atë që ju punoni.
Edhe Sulejmanit ia nënshtruam erën që paraditja (e udhëtimit me të duke shkuar) ishte sa një muaj dhe pasditja e saj (në të kthyer) sa një muaj (udhëtimi). I bëmë që atij t’i rrjedhë burim i remit dhe me urdhërin e Zotit të tij, ia nënshtruam xhinët që punonin sipas dëshirës së tij, e kush largohet prej tyre nga urdhëri Jonë, atij do t’ia shijojmë zjarrin e fortë.
Populli Sebe pati një begati në vendbanimin e vet: kishin nga të dy anët kopshte, nga ana e djathtë (e luginës) dhe nga ana e majtë. Hani (u thamë) nga begatitë e Zotit tuaj dhe falënderonju Atij. Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.
E ai (djalli) nuk pati kurrfarë pushteti nda tyre, përveç që (dija e Jonë t dal në shesh) të dihet ai që beson në botën tjetër, prej atij që është në dyshim për të. E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.
Dhe ndërmjetësimi nuk bën dobi ek Ai, përveç atij të cilit i jep leje, e kur hiqe frika nga zemrat e tyre (të ndërmjetësuesve), ata thonë: “çka tha Zoti juaj!” (rreth shefatit). Ata (engjëjt e lartë) thonë: “Të vërtetën!” (u dha leje). Ai është më i larti, më i madhi.
Thuaj: “Ju nuk jeni përgjegjës për gabimet tona, e as ne nuk përgjigjemi për atë që veproni ju!”
Thuaj: “M’i tregoni ata (idhuj) që ia shoqëroni Atij si rivalë!” Jo, kurrsesi nuk ka shok, por Ai është All-llahu, i gjithfuqishmi, i urti!”
Thuaj: “Ju keni afatin e një dite që për asnjë moment nuk do të shtyheni për më vonë, e as nuk do të nguteni më para.
Ne nuk dërguam në asnjë vendbanim ndonjë nga pejgamberët e që pasanikët e tij të mos i thonin: “Ne nuk i besojmë asaj me çka jeni dërguar”.
Ata (engjëjt) thonë: “I pa të meta je o i madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica sish u besonin atyre”.
E kur u lexohen atyre ajetet tonaa të qarta, ata thoshin: “Ky nuk është tjetër vetëm se njeri, i cili dëshiron t’ju shmangë nga ajo që adhuronin prindërit tuaj” dhe thoshin: “Ku (Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se gënjeshtër e trilluar!” Madje, ata që nuk besuan të vërteën, pasi ajo u erdhi, i thanë: “Kjo (Muhammed, feja islame, Kur’ani) nuk është tjetër vetëm se maxhi e qartë!”
Po Ne nuk kemi u dhënë atyre ndonjë libër që të mësojnë dhe as nuk dërguam te ata ndonjë pejgamber para teje (pra ata nuk dinë si është pejgamberi as si është shpallja).
Edhe ata që ishin para këtyre (kurejshitëve) patën përgënjeshtruar, dhe këta nuk kanë (kurejshitët) as një të dhjetën e asaj, që Ne u patëm dhënë atyre, e konsideruan rrenacakë të dërguarit e Mi, ja si ishte dënimi Im.
Thuaj: “Unë ju këshilloj vetëm me një gjë: Për hir të All-llahut të angazhoheni sinqerisht dy nga dy ose një nga një, e pastaj të mendoni thellë (që ta kuptoni) se shoku juaj (Muhammedi) nuk ka ndonjë çmendje. Ai nuk është tjetër vetëm t’ju tërheqë vërejtjen për një dënim të ashpër (nëse nuk besoni)”.
Thuaj “Unë nuk kërkova prej jush ndonjë shpërblim, nëse kam kërkuar, ai le të, mbetet juve, shpërbilmi është vetëm prej All-llahut, e Ai është dëshmitarë për çdo send”.
Thuaj: “Nëse unë kam humbur, atëherë e keqja e humbjes është vetëm në dëm timin, e nëse e kam gjetur të vërtetën, atëherë ajo është me ndihmën e Zotit tim; Ai është dëgjues, i afërt!”
E sikur t’i shohësh ata kur i kap frika e nuk kanë shpëtim ehe të kapen prej një vendi afër (do të shihje tmerr të madh).
Kur ata më parë e mohuan atë dhe prej së largu thoshin me hamendje (s’ka ringjallje, s’ka përgjegjësi etj.).
Dhe ndërhyhet (ndërhyn All-llahu) ndërmjet tyre dhe ndërmjet asaj që dëshirojnë ata, ashtu sikurse është vepruar me parë me të ngjashmit e tyre (partinë e tyre); vërtet, ata ishin ë një dyshim të fortë.