Albanian

Surah El Hixhr - Aya count 99
Share
Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kur’anit të plotkuptueshëm.
Leri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.
Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar.
Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk aftizohen.
Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.
Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).
Ata nuk e besojnë atë (Kur’anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).
Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjëjt e fshehtësitë).
Ata gjithqysh do të thonin: “Neve na janë ndalë sytë (të pamët). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur.
Ne në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.
Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).
Dhe Ne ju krijuam juve në te jetesën (mjetet për jetë) e edhe tyre për të cilët ju nuk jeni furnizues.
E nuk ka asnjë send që të mos ta ketë burimin te Ne, po Ne, nuk e japim atë ndryshe vetëm sipas një mse të caktuar (të nevojshme).
Ne, vërtetjemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).
E Zoti yt është Ai që i tubon të gjithë ata (të kaluarit e të ardhëshmit), vërtet Ai është shumë i urtë, shumë i dijshëm.
Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prihsur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun).
E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe do t’i japë atij shpirtin që është krijesa Imja, atëherë ju bini atij në sexhde”.
(Iblisi) Tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen!
(Iblisi) Tha: “Zoti im, për shkak që më përzune (më largove), unë do t’ua zbukurojë (të këqiat) atyre sa të jenë në tokë (në këtë botë) dhe të gjithë ata do t’i largojë nga rruga e drejtë!”
Përveç robërve të Tu, të cilët i ke bërë të sinqertë.
(Madhëria e Tij) Tha: “kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)”.
Se ndaj robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrëfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.
E s’ka dyshim se Xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.
Ai (Xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).
E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në Xhennete e mes burimeve.
(u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).
Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfardo urrejtje, e at në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.
Njoftoi robët e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.
kur ata hynë te ai dhe thanë: “Selamen - e përshëndetën e ai (Ibrahimi) tha: “Ne po frikësohemi prej jush!”
Ata thanë: “Mos u frikëso ne po të marrim myzhde për një djalë të zgjuar!”
Ai (Ibrahimi) tha: “A më merrni myzhde kur më ka kapur mua pleqëria? Me çka po më përgëzoni ju?
Ata thanë: “Ne të morëm myzhde me atë që është e sigurtë e ti mos u bë i pashpresë!”
Tha: “Askush nuk e humb shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur”
Me përjashtim të familjes së Lutit. Ata do t’i shpëtojmë që të gjithë.
Përpos gruas sëtij, ne kemi vendosur, ajo të mbetet me ata të dënuarit (All-llahu ka vendosur).
Ai (Luti) tha: “Ju jeni njerëz të panjohur (nuk ju njoh)!
Ata thanë: “Jo, (nuk kemi qëllim të keq ndaj teje) Të kemi ardhur ty me atë (dënim) që ata dyshonin.
Të kemi sjellë të vërtetën, e ne jemi të drejtë (çka themi).
Ti ec me familjen tënde pasi të kalojë një pjesë e natës dhe rri pas tyre (që të mos frkësohen) dhe asnjëri prej jush të mos kthejë mbrapa (për të shikuar) dhe shkoni andej kah urdhëroheni.
E banuesit e qytetit (sadum) erdhën të gëzuar duke i lajmëruar njëri-tjetrin.
Edhe kinie frikë All-llahun e mos më nënçmoni!”
Ata thanë: “A nuk të kemi ndaluar që të mos na përzihesh në njerëzit (që ne i mësyjmë)?
Ai (Luti) tha: “Ja, këto (gratë) bijat e mija, nëse do të bëni (martohuni me to)!”
Pasha jetën tënde (Muhammed), s’ka dyshim se ata (Populli i Lutit) ishin të humbur në dehjen e tyre.
E në kohën e lindjes (së diellit) ata i përfshiu ushtima e tmerrshme.
Dhe duke e përmbysur anën e lartë të qytetit poshtë, Ne e përmbysëm dhe lëshuammbi ta shi (të dheut të pjekur në Xhehennem) si gurë.
Dhe se ato (vendbanime të shkatërruara) ende janë të dukshme pranë rrugës.
E Ne ndërrmorëm kundër tyre (i shkatërruam), dhe që të dyja ato (vendi Sadum dhe Ejke) janë në rrugë që duken.
E ata në mëngjes i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.
Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.
Ne të kemi dhënë ty shtatë (ajete) që përsëriten (Fatiha përsëritet në rekate të namazit) edhe Kur’anin e madhërueshëm.
Dhe thuaj: “Unë jam qortues i hapët (për dënimin nga Zoti për ata që kundërshtojnë).
(u sjellim dënim) Sikurse u sollëm atyre që bëjnë ndarjen. (e librave të mëparëshme).
Pasha Zotin tënd, ata gjithë do t’i marrim në përgjegjësi.
S’ka dyshim se Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen,
të cilët All-llahut, i kundërvejnë zot tjetër, e më vonë ata do ta kuptojnë (prapavinë e tyre).
Po ti madhëroje me falënderime Zotin tënd e bëhu prej atyre që luten (përulen duke u falur).